• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Tentuan të vrasin 27-vjeçarin pasi u gërvishti makinën, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë (EMRAT-VIDEO)

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Tentuan të vrasin 27-vjeçarin pasi u gërvishti makinën, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë (EMRAT-VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme dy të rinj, pasi ishin shpallur në kërkim për tentativë vrasje ndaj 27-vjeçarit Saimir Nikolla.

Mësohet se ata janë Kristian Ndoci dhe Kristian Petuku (Sherri) dhe kërkoheshin nga policia që nga shtatori i këtij viti.





Tentativa për vrasje erdhi pas një konflikti banal mes dy të rinjve dhe Saimir Nikollës në lagjen SMT te “Ura e Cenit” në Lezhë.

Për shkak të gërvishtjes së një automjeti, sherri degjeneroi në përdorimin e armës dhe më pas në tentativë vrasje.

Si pasojë e konfliktit me armë i riu u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, por më pas ishte jashtë rrezikut për jetën.

Pas dy muajsh policia ka arritur të vërë dy autorët Kristian Ndoci dhe Kristian Petuku (Sherri) në pranga.

Ndoci dhe Petuku janë dënuar me burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Finalizohet operacioni policor “Dajçi”

Operacioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe ndalohen dy të rinj, të kërkuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Operacioni nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”.

Në zbatimin të planit të masave për kapjen e personave në kërkim dhe pas një pune të mirëorganizuar nga Komisariati i Policisë Lezhë është finalizuar operacioni policor i koduar “Dajçi”, në kuadër të të cilit, u bë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim:

K.N., 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

K.P. (Sh.), 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull, Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi më datë 28.09.2019 në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit”,  pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin S. N.

Në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këta shtetas, për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje “.

 

Pas

Mesazhet me Redjan Rrajën/ Kejvina Kthella 10 orë në hetuesi, ja për çfarë u pyet modelja e njohur

Para

Rasti i Alvin Berishës, habit Lleshaj: Po, e kemi përdorur politikisht

Para
Rasti i Alvin Berishës, habit Lleshaj: Po, e kemi përdorur politikisht

Rasti i Alvin Berishës, habit Lleshaj: Po, e kemi përdorur politikisht

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar