• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“S’jemi shtet dordolecësh” Bushati i përvishet edhe Kodhelit: U desh dy vjet të lëvizje ministrinë, nuk të linte NATO prej serverit

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“S’jemi shtet dordolecësh” Bushati i përvishet edhe Kodhelit: U desh dy vjet të lëvizje ministrinë, nuk të linte NATO prej serverit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi debatoi me Taulant Ballën në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm në lidhje me gabimet në përkthim për projektrezolutën e Partisë Socialiste për financimet e huaja, ish-ministri Ditmir Bushati i është kundërvënë për një moment dhe ish-ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Bushati u shpreh ndër të tjera se Shqipëria nuk është një vend dordolec, pasi është anëtar i NATO-s dhe duhet të konsultohet me të pasi nuk mund të veprojë me kokën e saj.



Në një moment iu drejtua Mimi Kodhelit duke i kujtuar se përpjekja për të ndryshuar ministrinë ka zgjatur dy vjet për shkak se ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe se kishte një ministri një server që donte shumë kujdes.

“Mos ta fusim veten në ujëra të trubullta, nuk ka parlament që të jetë marrë me emra shtetesh, që prej vendosjes së sistemeve demokratike, ishte nëjsoj si ne ti shpallnim luftë një vendi. Supozojmë që ne jemi përballë një kërcënimi, që nuk e identifikokan një mal me dokumente që janë në bankën kombëtare të të dhënave, pse nuk shkojmë te strategjia e sigurisë kombëtare, që na orienton si të mbrojmë sigurinë kombëtarë.

Nuk ka vend në botë që të sulmojë emra shtetesh të caktuara, jo më larg se dje fqinji ynë Greqia, e quajti Rusinë një partner strategjik për të gjithë rajonin e Europës Juglindore. Folët për linzimin, dhe tha zoti Balla se shprehim vullnetin tonë për tu afruar me BE, më vjen keq që tiu them po këto nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, si një nxënës i mirë që kam qenë më duhet tiua them këtë.

Jemi ne këtu që kemi çuar tekst në BE dhe OSBE për paketën antishpifje. Por supozojmë se e miratuam këtë: jam Edi Rama kryeministër, cfarë objektivash dhe cfarë detyrash ka këtu që nuk i kam bërë? Cfarë nuk kemi bërë deri më sot, shefi i SHISH apo drejtor i AKEP.

Të kemi një analizë paraprake dhe këtë s’e bëjmë dot mbi opinione personale. Këtë gjë mund ta bëjmë duke u nisur nga interesi ynë kombëtar. Duhet ta bëjmë këtë bazuar mbi analizën e informacionin e qeverisë. Në fund themi jemi apo s’jemi dakord. Edhe ata në parlamentin evropian e kanë bërë pasi kanë bërë 15 dokumente me punë ndër vite.

Do ja lejojmë ne brezave që do të vijnë të tallen me ne, kjo nuk është një lojë PS PD. Rreziku më i madh për vendin është krimi dhe korrupsioni, krimi kibernetik dhe ndërhyrjet e huaja janë rreziqet numër tre ose numër katër në listë, me këtë rezolutë nuk mund të rregullojmë asgjë. Zonja Kodheli as nuk po bëj propagandë, jemi vend anëtar i NATOs nuk jemi dordolecë, e kam të nevojshme që ta them këtë. Nuk mund të diskutojmë një rezolutë për sigurinë pa pasur më parë një mendim nga NATO.

Edhe ju e dini shumë mirë si ish-ministre, dy vjet donit të lëviznit nga një vend në një vend tjetër, sepse jemi vend anëtar Nato-s, sepse në ministri kishte një server që donte shumë kujdes. Nëse doni ta bëni bëjeni. Nëse juve unë ju bezdis me këto që them bëjeni. Por duhet të kemi qasje me strategjinë kombëtare ”, u shpreh Bushati në fjalën e tij.

 

Pas

Në një lidhje me Flori Mumajesin? Moderatorja e njohur i habit të gjithë, e pranon: Edhe mua më pëlqen…(FOTO)

Para

Krimi godet sërish në Shkodër, ekzekutohet në derë të shtëpisë 43-vjeçari (EMRI)

Para
Krimi godet sërish në Shkodër, ekzekutohet në derë të shtëpisë 43-vjeçari (EMRI)

Krimi godet sërish në Shkodër, ekzekutohet në derë të shtëpisë 43-vjeçari (EMRI)

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar