Përpos gjumit të çrregullt, janë dhe 7 arsye të tjera, të cilat ju bëjnë të ndiheni të rraskapitur gjatë gjithë ditës, pavarësisht se ku e me kë jeni: në punë, në shtëpi, në lokal, me të dashurën/in, me miqtë etj.
Por ja si t’i shmangni ato.
1/Ju bëni dush në darkë apo natën
Ju mendoni se dushi ju qetëson muskujt, largon stresin dhe madje ju vendos në gjumë?
Epo, sipas dr. Dasgupta ju jeni gabim, pasi ndodh e kundërta.
Kur flini, temperatura e brendshme e trupit bie diku në 17 gradë Celsius. “Dhe bërja e një dushi të nxehtë natën është e ngjashme me një aktivitet fizik”, – thotë dr. Dasgupta. “Nuk është ide e mirë të rrisësh temperaturën e brendshme të trupit para se të flini pasi do të kërkojë një kohë më të gjatë për t’u ulur dhe për të rënë në gjumë”.
Nga ana tjetër, ai thotë se bërja e një dushi të ngrohtë në mëngjes mund të rrisë temperaturën e trupit nga një trup i ftohtë nga gjumi në një trup të mbushur me energji dhe të zgjuar tërësisht.
Thënë kjo, studimet tregojnë se dushet e ftohta mund të përmirësojnë humorin e atyre që vuajnë nga depresioni dhe mund të reduktojnë lodhjen.
2/Jeni të “ngjitur” pas “Fitbit”-eve
E dini çfarë është një Fitbit?
Fitbit quhet një aparat i ngjashëm me orën, por që mat aktivitetin tuaj fizik në çdo sekondë, minutë, orë dhe ditë.
Nëse ju i përdorni këto pajisje për të matur edhe gjumin atëherë lodhja do t’ju shoqërojë tërë ditën,- shprehet dr. Dasgupta.
Duke parë numrat që pajisja ju tregon në mëngjes, ju përballoni një fluks stresi dhe truri juaj mbingarkohet para se të lani edhe dhëmbët.
“Ju mendoni se do të keni një ditë tepër të ngjeshur, jo të mirë dhe me lodhje”, – thotë dr. Dasgupta. “Kjo jo vetëm ju thith energjinë pozitive, të domosdoshme për një ditë të mbarë, por edhe ju krijon mendimin se duhet të jeni të lodhur, pavarësisht nëse nuk jeni të tillë”.
3/Ju shpenzoni 20 minuta në shtrat duke përdorur celularin.
Raj Dasgupta, një doktoreshë në Akademinë Amerikane të Ilaçeve të Gjumit, thotë se shtrati është bërë për një qëllim: gjumë.
“Nëse qëndroni në shtrat pasi ju ka dalë gjumi, ju sinjalizoni njësinë tuaj qendrore se është koha për gjumë e jo për të nisur ditën tuaj”.
Ajo që e përkeqëson akoma më shumë gjendjen është mendimi: “Edhe 10 minuta më shumë”. Por ka një problem: 10 minutat kthehen në 1 orë. E në momentin që zgjoheni, ju ndërprisni gjumin REM dhe jo një fazë të lehtë që mund të jetë dremitja prej 10 minutash.
Zgjimi nga një gjumë i thellë do t’ju bëjë akoma më të lodhur sesa një person që është ngritur nga shtrati menjëherë sapo ka hapur sytë.
Ideja: Kur zgjohesh, thjesht ngrihu!
4/Ju nuk hidratoheni
Ka një arsye për erën e keqe të gojës pasi jeni ngritur në mëngjes: dehidratimi.
Teksa jeni në gjumë, trupi juaj përdor të gjithë ujin që ju keni konsumuar gjatë ditës dhe e përdor për proceset e nevojshme në organizëm, pasi dihet tashmë që organizmi është më aktiv kur jemi në gjumë sesa zgjuar.
Dhe nëse ju nuk konsumoni ujë kur ngriheni në mëngjes, do të thotë se ju do të kaloni 8 orë pa zëvendësuar sasinë e ujit të përdorur teksa flini. Nëse nuk pini ujë, pra nëse nuk hidratoheni, niveli i energjisë do të bjerë.
Kërkimet nga Universiteti i Connecticut-it kanë treguar se edhe dehidratimi i butë ju bën të ndiheni të lodhur, të pafuqishëm dhe nervozë.
Kate Zeratsky, pjesëtare e “Mayo Clinic” sugjeron nivelin minimal të lëngjeve që duhen konsumuar para se të niseni për punë apo për aktivitete të ndryshme dhe ai është 0.2 litra, pavarësisht nëse është ujë, kafe, çaj apo lëngje frutash.
5/Ju ushtroheni pas punës
Është e vështirë të çohesh dhe të veshësh rrobat sportive, por ecja e mëngjesit, vrapimi ose ushtrimet në palestër do ta mbushin trupin me energji, aq sa dita të kalojë pa shqetësime.
Ushtrimet e çfarë do lloji e mbushin organizmin me endorfinë, që është hormoni i lumturisë, teksa në mënyrë të pavetëdijshme transporton oksigjen dhe lëndë ushqyese në inde.
Më shumë oksigjen në inde do të thotë një punë më e mirë e më eficente nga zemra dhe mushkëria gjatë ditës.
Nuk keni kohë për ushtrime rreth 1 orë apo edhe 20 minuta? Një vrap i lehtë do të bënte punë më së miri.
6/Po shpenzoni shumë kohë brenda
Drita blu ju ndihmon të rrini zgjuar pasi zvogëlon nivelin e hormonit të gjumit, melatoninit. Dhe vendi i duhur për të qenë në kontakt me dritën blu është jashtë, nga ku marrim rrezet e diellit (dihet që drita blu është ngjyra e fundit e spektrit të dritës së bardhë ose ndryshe, dritës së diellit).
Gjithashtu, në prani të diellit, lëkura jonë prodhon vitaminën D, e cila është jetike për të mbajtur energjinë në nivelin e duhur.
Kërkimet tregojnë se njerëzit që kanë mungesë të vitaminës D janë më të ekspozuar ndaj sindromës së lodhjes kronike.
Zeratsky shprehet se dalja jashtë për të marrë disa rreze dielli do të ishte perfekte për të rritur nivelin e energjisë dhe marrja e vitaminës D do t’ju ndihmonte të ndiheni më pak të përgjumur edhe nëse jeni në mungesë (jo të theksuar) të lëndëve ushqyese.
Pra, nëse rrini brenda gjatë gjithë kohës, thojini mirupafshim vitaminës D dhe mirëprisni një nivel të lartë melatonine.
7/Radioja juaj është në stacionin e gabuar
Muzika është gjithmonë shoqëruesja e aktivitetit tuaj ditor, madje edhe kur ecni me vrap në pistën e palestrës muzika nuk ndalon.
Përdorni të njëjtën teknikë për të fuqizuar mëngjeset tuaja.
Studimet tregojnë se muzika ndërmjet 120 dhe 145 ritme-në-minutë është gjëja më e mirë për t’ju motivuar dhe për të lëvizur më shpejt ose për t’u ngritur më shpejt nga shtrati.
Shembuj? Kënga e Pharell, “Happy”, “Crazy in Love” dhe “Formation” nga Beyonce ose Twisted Sister me “We’re Not Gonna Take It”.