• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë, ja çfarë iu sekuestroi policia 3 të arrestuarve (VIDEO)

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë, ja çfarë iu sekuestroi policia 3 të arrestuarve (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në sajë të operacionit të koduar “Laboratori”, Policia e Tiranës ka goditur ditën e sotme një grup kriminal që kryente falsifikimin e dokumentave.

Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit me iniciale Th.T., 61 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve, V.S., 63 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar dy herë më parë për falsifikim dokumentesh dhe P.B., 65 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë.





Këta persona, në një ambient në Durrës, të cilin e përdorin si bazë për të kryer falsifikimet, ndërsa aktivitetin e zhvillonin në Tiranë, pasi gjenin klientë, kryenin falsifikimin e dokumenteve, me qëlim kalimin në mënyrë të paligshme të kufirit.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fititmit.

Goditet një grup kriminal që kryente falsfikimin e dokumenteve dhe shkatërrohet baza ku kryhej ky aktivitet kriminal.

U finalizua dhe përfundoi me sukses operacioni “Laboratori”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihen në pranga tre pjesëtarë të grupit kriminal.

Pas një pune intensive 6-mujore, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, veprimtari që ushtrohej nga një grup kriminal, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi dhe përfundoi me sukses operacionin e koduar “Laboratori”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

Th. T., 61 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve.

V.S., 63 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar dy herë më parë për falsifikim dokumentesh.

P.B., 65 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë.

Ndalimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Këta shtetas, në një ambient në Durrës, të cilin e përdorin si bazë për të kryer falsifikimet, ndërsa aktivitetitn e zhvillonin në Tiranë, pasi gjenin klientë, kryenin falsifikimin e dokumenteve, me qëlim kalimin në mënyrë të paligshme të kufirit.

Gjatë operacionit, Policia shkatërroi bazën ku kryheshin falsifikimet dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

  • Një laborator i cili shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, një automjet tip Opel Corsa, një kompjuter,
  • 7 stampa, vula, morseta të institucioneve të huaja të ndryshme, një printer skaner që shërbente për prodhimin e dokumentave të falsifikuara,
  • një pajisje speciale për plastifikimin dhe prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; një llambë speciale me rreze ultravioletë,
  • hekur special për plastifikim, 4 pajisje speciale për hapjen dhe ndërhyrjen në dokumentet origjinale,
  • 12 karta greke të falsifikuara, 6 leje drejtimi italiane, 1 leje qëndrimi italiane, 12 karta identiteti italiane, 3 karta shëndeti italiane, 1 leje drejtimi angleze, 3 fletë hyrje për institucione të ndryshme,
  • 1057 karta të paplotësuara me çip dhe elementë sigurie për patentë dhe dokumente të ndryshme të paplotësuara,
  • dëftesa shkollore, dokumenta institucionesh, fotografi, vulë e thatë e një zyre noteriale dhe 1 250 euro.

Theksojmë se këto dokumente prodhoheshin për persona që e kanë të ndaluar udhëtimin në vendet Schengen dhe për persona të ndryshëm të cilët do t’i përdorinin këto dokumente për vendet e Bashkimit Europian, për të emigruar në mënyrë të paligjshme apo tranzit për të shkuar jashtë Bashkimit Europian.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Pas

Del në skenë emri i biznesmenit të fuqishëm, merret në pyetje pas atentatit ndaj prokurorit Ndoja

Para

Në burg për atentatin ndaj prokurorit, Redjan Rraja bën lëvizjen e papritur

Para
Në burg për atentatin ndaj prokurorit, Redjan Rraja bën lëvizjen e papritur

Në burg për atentatin ndaj prokurorit, Redjan Rraja bën lëvizjen e papritur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar