Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kryeministri Edi Rama ka nisur një mbledhje me qeverinë ku ka në fokus situatën emergjente që është krijuar pas tërmetit të fuiqshëm 6.4 ballë që tronditi vendin.
Ai ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundrejt mediave dhe portaleve që sipas tij arrijnë të krijojnë lajme të rreme për të marrë një “like”, dhe i paralajmëroi se nëse do të vazhdonin kështu do të merren masa derisa t’ju fiken dritat e ekraneve.
“Është me shumë rëndësi të nënvizoj sot, duke u nisur nga një flusk i madh alarmi dhe paniku se ka një rëndësi tejet të posaçme,e të gjithë atyre që kanë në dorë një mjek komunikimi, apo që shfaqen në ekrane, është momenti që të ruhet qetësia, dhe nuk është momenti për like sharlatanë, këto janë krime në kuptimin e vërtetë të fjalës, janë krime që cënojnë jetën e përditshme të njerëzve.
Iu bëj thirrje të gjithëve duket besuar se i bëjnë nga mungesa e një reflektimi pak të cekët, që të mos na detyrojnë që të marrin masa që t’ju fikimin dritën e ekraneve.
Është jo njerëzore mbi të gjitha, në kushtet kur njerëzit kanë marrë arratinë nga shtëpitë, në të shumtën e herës edhe të nxitur nga mungesa për të arsyetuar qartësit nga lajmet e rreme, ata të cilët kanë përgjegjësi t’i shfaqen publikut si ndërmjetës të përfshihen në të lloj veprimtarie, që s’ka sensin se njerzillëkut, të ndalen për të qetësuar shpirtat e njerëve. Kjo është kohë për psikologët, nuk është kohë për astrologët.
Kjo është për psikologë që kanë për të dhënë fjalë të buta dhe jo për sharlatanë që dalin e broçkullisin, hakmarrje të natyrës mitodogjike nga ana e detit dhe e tokës”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.