Pas tërmetit, kanë qenë të shumta qendrat e ngritura për shpërndarjen e ushqimeve, të mbledhura nga shqiptarët, për banorët në Durrës.
Në një prej pikave të caktuara për shpërndarjen e ndihmave të mbledhura, qytetarët janë në kaos total. Edhe pse kryeminisrti Rama tha se nuk ka nevojë për ushqime, banorët e shumtë në numër ngjeshen pas njëri-tjetrit për të marrë ushqim e batanije, por askush nuk iu jep gjë.
Qytetarët mjaft të irrituar me situatën e krijuar i bërtasin punonjësit të policisë që ndodhet tek dera.
“Po hapeni ore hapeni”.Ka edhe nga qytetarë që i bërtasin dhe ofendojnë e kërcënojnë njëri-tjetrin. “Pushoni ore”, “Ta çaj fytin, o të q…. robt”, “Po futu mor vlla”, “Po sna lënë ore të hyjmë”.