• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Pse më sheh, më ngacmove të dashurën”, zvicerani kërcënohet nga shqiptarët

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Pse më sheh, më ngacmove të dashurën”, zvicerani kërcënohet nga shqiptarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sa grindje dhe sa ngjarje mund të kenë ndodhur për femra. Që nga motivet më banale se përse e kishte parë, e deri se përse e kishte ngacmuar. Por për një të huaj pyetje apo sqarime të tilla janë të pakonceptueshme, edhe sikur ato të mos përfundojnë në grushte e në armë.

Një i huaj që po darkonte në kryeqytet bashkë me partneren, as që ka reaguar kur është gjendur para një situate të tillë. Përkundrazi kur “të fortët” i kanë kërkuar llogari, ai ka ruajtur qetësinë, por më vonë po me qetësi i është drejtuar policisë.



Jo vetëm që ka kallëzuar aty, por ka mësuar agjentët se në ambientin ku e kishin prekur fizikisht, kishte kamera sigurie përmes të cilave mund të identifikoheshin personat që e kanosën.

Oliver Geggenhein është nga Zvicra. Por, në Shqipëri atë e solli e dashura e tij. Në verë, siç rezulton në dosjen e prokurorisë, 41-vjeçari qetësisht u ul në stolat e Komisariatit nr.4 dhe denoncimi i tij ishte specifikisht për dy tipa, që i trazuan qetësinë dhe çastet romantike me të fejuarën.

Geggenhein pohon se sapo ka mbërritur në Shqipëri, pasi kishte ardhur me pushime, është pritur në aeroportin e Rinasit nga e fejuara Erlinda.

Zvicerani: Pasi u takova atje me të fejuarën, shkuam drejt një kompleksi , të cilin e kishim prenotuar. Pasi u akomoduam në dhomën 301, çdo gjë shkoi mirë. Por, në datën 30, në mbrëmje po darkonim, në një tavolinë tjetër gjendeshin dy persona mbase të moshës 25 dhe 30 vjeç.

Njëri kishte veshur një bluzë të bardhë dhe kishte dhëmbët e prishur. M’u afrua dhe më preku te qafa dhe tha “Pse e ke ngacmuar femrën time që quhet Ilva” dhe i kërkoi të fejuarës që ta përkthente, e cila ma përktheu. E pyeta kamerierin se çfarë do ky person në tavolinën tonë dhe ai më tregoi që ata kanë dy orë që pinë kafe në një tavolinë tjetër.

41-vjeçari nga Zvicra saktëson se nuk njeh asnjërin nga kërcënuesit dhe se siç kishte konstatuar në lokal, aty ishin të instaluara edhe kamera të sigurisë.

Denoncuesi insiston se nuk i di ende motivet se përse i ndodhi kjo gjë dhe se nuk ka asnjë konflikt në Shqipëri. Gjithsesi, ai mendon se këtë incident policia do ta marrë aq seriozisht sa do hedhë dritë jo vetëm për kanosjen, por edhe për të kuptuar sherret shqiptare “përse më sheh dhe përse më ngacmon të dashurën”, shkruan gazeta Si.

Pas

“Na detyron të anëtarësohemi në FRESSH”, studenti denoncon pedagogun e Politeknikut (EMRI)

Para

Qeveria ndërron mendje, vendos të shpërblejë pensionistët me një shumë qesharake për fundvit

Para
Fushata elektorale mbyll Parlamentin, zbardhen porositë për deputetët

Qeveria ndërron mendje, vendos të shpërblejë pensionistët me një shumë qesharake për fundvit

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar