• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pasuria marramendëse e prokurorit Ndoja/ Nga pronat e bashkëshortes në Gjirin e Lalëzit dhe Shëngjin tek makinat miliona lekë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Arrestimi i Redian Rrajës për atentatin ndaj prokurorit, policia jep informacion zyrtar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurori Arian Ndoja, i cili ishte objektiv i një atentati disa ditë më parë tek rrethrrotullimi i Shkozeti, në deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2003, rezulton se nuk ka as banesë, ndërsa në vitin 2016 prokurori ka në pronësi 23 apartamente, dy lokale, disa bodrume, garazhe dhe makina.

Nga të dhënat e siguruara nga “Shqiptarja.com”, rezulton se prokurori Ndoja në vitin 2003 deklaron vetëm një makinë benz tip ‘190’ me vlerë 200 mijë lekë, pagën e tij si prokuror dhe një pagë modeste të bashkëshortes si juriste. Në vitin 2004, kur edhe është larguar nga funksioni i prokurorit, Ndoja deklaron 500 mijë lekë pagën si dhe 28 mijë euro të ardhura si avokat. Katër vite më vonë, kur pas shkarkimit arrin të emërohet sërish prokuror, ndodh lëvizja e parë e madhe në pasuri, ku Ndoja deklaron dy lokale, dy apartamente si dhe dy makina, njëra me vlerë 34 mijë euro.



Dy lokalet ndodhen në Shëngjin të Lezhës, ndërsa deklarohen në vlerat 114 600 euro dhe 159 520 euro, ku prokurori është pronar me 100 %. Ndërkaq, apartamentet me sipërfaqe 117 m2 dhe 92 m2, deklarohen në vlerat 65 mijë euro dhe 2 000 000 lekë. Në deklaratën e pasurisë nuk jepen të dhëna për burimin e të ardhurave për krijimin e këtyre pasurive. Po gjatë këtij viti, Ndoja deklaron 750 000 lekë pagë nga universiteti Kristal, i shkrirë nga Ministria e Arsimit, në kuadër të aksionit për shembjen e kioskave universitare. Në vitin 2013, rezulton një tjetër lëvizje e madhe në pasurinë e çiftit Ndoja. Bashkëshortes së Arian Ndojës, Elderina Frrok Ndoja, e cila ka përfaqësuar si avokate një shtetas për të marrë 45 mijë metra katror tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit me vendim të kryegjyqtares së dorëhequr të Durrësit Joana Qeleshi, befas i dhurojnë 6 prona në Durrës me sipërfaqe 196 211 metra katrorë.

Një muaji më vonë Elderina Frrok Ndoja deklaron se i ka dhuruar një personi dy pronat e para që i kishin dhuruar asaj, pronën me sipërfaqe 79 434 metra katrorë dhe 112 277 metra katrorë. Në vitin 2014, Arian Ndoja ndërmerr një tjetër lëvizje teksa deklaron 50 % të një trualli në Shëngjin me sipërfaqe 2008 m2, përfituar me shkëmbim, por nuk jepet asnjë e dhënë rreth pasurisë, më të cilën është bërë shkëmbimi. Po gjatë këtij viti deklaron se ka lidhur një kontratë sipërmarrje. Në vitin 2016 zbulohet se kontrata e sipërmarrjes është lidhur me kompaninë ‘Rafaelo 2002’, tek e cila ka punuar më parë bashkëshortja e prokurorit. Nga kjo kontratë, Arian Ndoja ka përfituar në Shëngjin 21 apartamente dhe tre bodrume.

Viti 2004
20 mijë euro cash

Të ardhura si prokuror, 500 000 lekë.

Të ardhura si avokat, 28 mijë euro.

Viti 2008
Apartament 117 m2, vlera 65 mijë euro, pjesa 50 %.

Lokal në Shëngjin Lezhë, vlera 114 600 euro, pjesa 100 %.

Lokal në Shëngjin Lezhë, 159 520 euro, pjesa 100 %.

Apartament 90 m2 në Shëngjin Lezhë, 2 000 000 lekë, pjesë 100 %.

Makinë benz, 200 000 lekë.

Makinë BMW, 34 mijë euro.

Paga tek universiteti Kristal, 750 000 lekë.

Bashkëshortja Elderina Frrok Ndoja paga si juriste dhe shefe personeli tek Hotel Dajti në Tiranë, 500 lekë.

Zef Ndoja, paga si mësues 328 800 lekë.

Znj. Ndoja, paga si mësuese, 294 000 lekë.

Detyrime bankare, 17 mijë euro.

Viti 2009
Kursime nga aktiviteti profesional, 676 844 lekë.

Shitje makine, 500 000 lekë.

Kontratë shitjeje… 94 020 euro.

Kontratë shitjeje… 69 835 euro.

Të ardhura si pedagog në Universitetin Kristal, 474 171 lekë.

Blerje automjeti, 20 mijë euro.

Paga e bashkëshortes pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, 795 000 lekë pagë.

Viti 2010
Të ardhura të pakësuara, 83 370 lekë.

Pagesë për Drejtorinë e Tatimeve, në bazë të njoftimit të vlerësimit tatimor… 9 676 832 lekë.

Paga e bashkëshortes pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, 64 000 lekë në muaj.

Viti 2011
Të ardhura të kursyera nga paga, 235 256 lekë.

Të ardhura nga shitja e makinës BMË, 30 mijë euro.

Shuma 785 000 lekë ka kaluar në llogari kursimesh.

Paga e bashkëshortes si juriste pranë shoqërive Rafaelo dhe Ani, 211 833 lekë.

Viti 2012
Të ardhura nga paga, 372 506 lekë dhe 850 604 lekë.

Lokal dhe garazh të regjistruara në ZVRPP, të deklaruara më parë.

Bashkëshortja të ardhura si juriste pranë shoqërisë Rafaelo, 247 670 lekë.

Të ardhura si konsulente juridike pranë kompanisë ‘Vitrina’ 14 mijë euro.

Të ardhura të krijuara nga biznesi si avokate si dhe 683 332 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të kursyera nga paga, 831 209 lekë.

Honorar nga pjesëmarrja në seminar trajnues në Shkollën e Magjistraturës, 10 800 lekë.

Bashkëshortes Elderina Frrok Ndoja i dhurojnë 79 434 m2 në Durrës

Bashkëshortes i dhurojnë 112 277 m2 në Durrës.

Bashkëshortes i dhurojnë 800 m2, 800 m2, 1800 m2 si dhe 1 100 m2 në Durrës.

Elderina Frrok Ndoja dhuron 79 434 m2 dhe 112 277 m2 tokë në Durrës.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 65 662 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 71 934 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 2 500 euro.

Marrë nga Shqiptarja.com

Pas

Përse kaq shumë vende po përjetojnë protesta masive?

Para

FOTO/ Angelina Jolie na habit të gjithëve, pozon nudo dhe duket kaq bukur

Para
FOTO/ Angelina Jolie na habit të gjithëve, pozon nudo dhe duket kaq bukur

FOTO/ Angelina Jolie na habit të gjithëve, pozon nudo dhe duket kaq bukur

Të Gjitha

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

nga Fast News
09:00 | 13/05/2025
0

Recent News

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025
Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

10:00 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar