• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Operacioni “Befasia” ngre në këmbë Policinë e Tiranës, kapet ‘i rrezikshmi’ i Vlorës, si u fsheh në pallat (EMRI)

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Operacioni “Befasia” ngre në këmbë Policinë e Tiranës, kapet ‘i rrezikshmi’ i Vlorës, si u fsheh në pallat (EMRI)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës në sajë të operacionit të koduar “Befasia” ka arrestuar gjatë orëve të vona të natës një person të shpallur në kërkim.

Mësohet se ai është 29-vjeçari Taulant Manaj dhe është kapur nga uniformat blu gjatë kohës që po fshihej në një pallat në lagjen “Ali Demi”.

Manaj është dënuar nga Gjykata e Rrethit të Vlorës në 18 shtator të vitit të kaluar pasi ka tentuar të vrasë një person tjetër.

Kush është Taulant Manaj ?

Taulant Manaj (Beqiri) ose ndryshe ‘i rrezikshmi i Vlorës’ ishte vënë nën prangat e policisë për një ngjarje të ndodhur më datë 27 shkurt të këtij viti, ku pas një konflikti mes dy grupeve në Vlorë, kishte mbetur i plagosur.

Pas ngjarjes, për të u vendos masa e sigurisë arrest me burg por edhe pse ndodhi kjo masë ai u kap teksa lëvizte me automjet dhe armë brenda tij.

Në gusht të vitit 2018, Manaj (Beqiri) u lirua nga gjykata e faktit dhe gjyqtarja Herla Çela, e cila konfirmoi se ishte njohur vetëm me rastin e fundit, ndërsa në dosje nuk kishte asnjë informacion se Taulant Manaj ishte person i përfshirë edhe në ngjarjen e datës 27 shkurtit.

Çështja shkaktoi shumë tensione, saqë për lirimin e Beqirajt nga paraburgimi Ministria e Brendshme kërkoi edhe shkarkimin e gjyqtares. Rastin e denoncoi edhe Ministria e Drejtësisë dhe KLD, ndërsa gjyqtarja ngulte këmbë tek mungesa  provave.

Pas lirimit, ishte Gjykata e Apelit të Vlorës ajo që vendosi ta rikthejë në burg të riun nga Vlora, por kur policët shkuan në banesën e tij për të bërë shoqërimin, Manaj ishte arratisur.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE PER ARRESTIMIN E SOTEM TE TAULANT MANAJ

Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Befasia”, për kapjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.1.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Polcisië Nr.1 në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një person në kërkim nga Vlora fshihej në një pallat në lagjen “Ali Demi” dhe falë një pune të mirëorganizuar në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të këtij Komisariati, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”.

Si rezultat i operacionit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme u bë e mundur kapja e personit në kërkim:

– T. M., 29 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë më datë 18.09.2018 ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjylkatës së Apelit Vlorë, e cila ka vendosur masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në atë me “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

U njoftur Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë për ndjekjen e mëtejshme të procedurave.

Pas

“Çmenden” shoferët në Tiranë, shikoni si udhëtojnë me 200 km në orë, policia pezullon 10 patenta (VIDEO)

Para

“Kush tha që u ndamë?” Marsida Qatja ‘godet’ sërish, publikon foton ku shfaqet më e lumtur se kurrë (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

nga Fast News
08:00 | 07/11/2025
0

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

nga Fast News
17:45 | 06/11/2025
0

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

nga Fast News
17:10 | 06/11/2025
0

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

nga Fast News
16:20 | 06/11/2025
0

Recent News

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

08:00 | 07/11/2025
”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

17:45 | 06/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar