• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

‘Nxori nënën dhe babain e paralizuar’ historia e trishtë e gazetarit në Durrës: Iu shemb shtëpia para syve…

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
‘Nxori nënën dhe babain e paralizuar’ historia e trishtë e gazetarit në Durrës: Iu shemb shtëpia para syve…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një histori me të vërtetë e trishtë është ajo që i ka ndodhur gazetarit Isa Myzyraj, si pasojë e tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë që goditi Shqipërinë.

Detajet i ka zbuluar gazetarja Rudina Xhunga, e cila rrëfen se Myzyraj ishte në shtëpi në momentin e lëkundjeve, ku ka nxjerrë nënën dhe babain e paralizuar duke i shpëtuar jetën pak përpara se t’i shembej shtëpia para syve.





Me anë të një reagimi në rrjetet sociale Xhunga tregon se mënjeherë pasi ndodhi kjo, gazetari nisi transmetimin live duke transmetuar në errësirë thirrjet e para për ndihmë të banorëve përreth.

“@myzyrajisa eshte gazetar i @dritare_net . Ishte ne shtepi ne Durres, kur ra termeti. Nxorri nga banesa babain e paralizuar dhe nenen dhe pa shtepine t’i shembet para syve. Ne ate cast nisi live ne fb, transmetimin e lajmit te termetit, duke transmetuar ne erresire, thirrjet e para per ndihme te banoreve te pallateve perreth. Isa nisi i pari transmetimin live, jo vetem ne dritare.net, por gjithe median shqiptare dhe vazhdon e transmeton nga Durresi. Tani qe flasim Isa, eshte pa shtepi. Do shkoje sonte ne hotel. Neser nuk e di. Neser, do jem duke transmetuar prape, po he, thote djali nga Kukesi qe ben gazetari, duke hapur dritare te nje bote te rinjsh idealiste dhe te mencur, nga ata qe une njoh e promovoj”, ka shkruar Rudina Xhunga.

RREFIMI I GAZETARIT ISA MYZYRAJ

Ora ishte diku 3:35 minuta, ndërsa unë së bashku me shokun tim që kishte ardhur mbrëmë nga Turqia, po diskutonim sëbashku, pasi kishte shumë kohë që nuk ishim pare

Në ato momente, lëkundet shtëpia, ndërsa ne vrapojmë për të dalë jashtë, teksa thërras menjëherë edhe prindërit.

Ishte një tërmet jo fort i madh, dhe me thënë të drejtën nuk na shqetësoj. Pas 5 minutash hyjmë brenda, ndërsa ne vazhduam diskutimin dhe prindërit ikën te dhoma e tyre.

Pak më vonë, në orën 03:54 minuta një zhurmë e fortë desh na ndali frymën, ndërsa unë së bashku me shokun tim nga Turqia vrapum për të dalë jashtë, kurse e gjithë shtëpia po lëkundej. Vrapova të marr babain invalid, ndërsa mami kishte dalë, dhe nuk e diia nëse do të dilnim gjallë, pasi as që s’e kuptoja se çfarë po ndodhte. Thjesht nuk mund të ecja.

Sapo dalim në oborr, zhurma e tavanit që shembej dhe avllia e shtëpisë që u bë thërrime, na mpinë gjakun të gjithëve.

Menjëherë fillojnë ulërimat, ndërsa unë sistemoj prindërit në rrugë, dhe marr shokun turk, duke u thënë prindërve që dikush tjetër mund të ketë nevojë për ne.

Në ato momente, ndoshta edhe instikti i gazetarit, më vjen të hap direkt një video live në “Dritare.net” që do të ishte videoja e parë nga të gjitha mediet, por pa shumë pamje pasi errësira kishte kapluar frikshëm lagjen tonë, lagjen 13 në Plazh ku unë jetoj prej 8 vitesh.

Duke ecur i hutuar, dëgjoj nga në një pallat ulërima: “Pash zotin na ndihmoni!”. U shtanga sepse nuk e dija çfarë kërkonin.

2 hyrje kishin mbetur të bllokuar pasi korridori ishte shembur, dhe dyert nuk hapeshin.

Bëhemi tre-katër djem, gjejmë një levë dhe ngjitemi sipër, mes frikës se do ngelim brenda pallatit, dhe dëshirës së madhe për të ato familje që ulërisnin nga brenda të bllokuar.

Në asnjë moment telefonin nuk e heq nga dora, sepse e dija mirë që kjo gjë duhej dëshmuar, dhe çfarëdo që të ndodhte, të kishte një dëshmi sesi ndodhi.

Rreth 15 minuta kemi gjuajtur me shqelma, e me leva dyert, por për dreq nuk hapeshin, e ne u mundonim të ruanim qetësinë, edhe pse qetësia nuk kishte vend në ato minuta.

Përfundimisht pas 20 minutash ne arritëm të hapnim dyert, e të nxirrnim dy familje, që nuk u kishte mbetur pikë gjaku në fytyrë, me të drejtë.

Ikëm menjëherë nga aty, sepse kaosi që kishte përfshirë lagjen, më fuste një frikë të madhe, dhe doja të dija se çfarë po ndodhte konkretisht.

Minutat kalonin, ndërsa drita zbardhej, dhe bashkë me të edhe Durrësi, që nuk e kisha parë kurrë në një situatë të tillë.

Një Durrës i gjunjëzuar, hotele luksoze të shembura, e poshtë tyre flitej se ka njerëz, pallate të plasaritura, e burra e gra që qanin me dënesë, pa e kuptuar ende se çfarë po ndodhte.

Rezultati është ai që e pamë dhe e dëshmuam të gjithë, viktima, qindra të plagosur, e Durrësi, qyteti ynë kaq i dashur, e kishte zënë një tragjedi, që gjatë do të mbahet mend.

Unë në fakt, sot duhej të shkruaja për Vlorën, duhej të tregoja Vlorën e bukur, dhe e kishim planifikuar që do niseshim në orën 08:00, pa e ditur se do të përfundonim ditën duke raportuar viktima, e të plagosur për qytetin ku gjen gjithçka, e që nga sot edhe kjo ditë do të hyjë në historinë e Durrësit, si një nga ditët më tragjike të dekadave të fundit./ Dritare.net

 

 

 

Pas

A e parandjejnë kafshët tërmetin?

Para

“Iii tërmet, e ndjetë?” Rudina Magjistari në panik, shikoni si e përjeton lëkundjen e fortë në studio (VIDEO)

Para
“Iii tërmet, e ndjetë?” Rudina Magjistari në panik, shikoni si e përjeton lëkundjen e fortë në studio (VIDEO)

“Iii tërmet, e ndjetë?” Rudina Magjistari në panik, shikoni si e përjeton lëkundjen e fortë në studio (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama bën ndryshime në qeveri, ja tre zv.ministrat që lirohen nga detyra

Rama bën ndryshime në qeveri, ja tre zv.ministrat që lirohen nga detyra

nga Fast News
07:30 | 03/09/2025
0

24.3% e popullsisë jashtë tregut të punës, shumica të rinj

24.3% e popullsisë jashtë tregut të punës, shumica të rinj

nga Fast News
10:30 | 02/09/2025
0

“3-8 vite burg për skemat mashtruese dhe piramidale” – Kodi i ri Penal ashpërson dënimet edhe për falsifikimin e monedhave

“3-8 vite burg për skemat mashtruese dhe piramidale” – Kodi i ri Penal ashpërson dënimet edhe për falsifikimin e monedhave

nga Fast News
10:00 | 02/09/2025
0

ALTAX: Mandati i katërt kërkon ekonomi të re, jo vetëm stabilitet politik

ALTAX: Mandati i katërt kërkon ekonomi të re, jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
09:30 | 02/09/2025
0

Recent News

Rama bën ndryshime në qeveri, ja tre zv.ministrat që lirohen nga detyra

Rama bën ndryshime në qeveri, ja tre zv.ministrat që lirohen nga detyra

07:30 | 03/09/2025
24.3% e popullsisë jashtë tregut të punës, shumica të rinj

24.3% e popullsisë jashtë tregut të punës, shumica të rinj

10:30 | 02/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar