• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndjekje si nëpër filma, adoleshenti i veshur si efektiv i bën ‘zbor’ policisë në mes të Tiranës (VIDEO)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Ndjekje si nëpër filma, adoleshenti i veshur si efektiv i bën ‘zbor’ policisë në mes të Tiranës (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një skenë e denjë për filma mund të quhet ajo që ka ndodhur sot ditën e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Një 18-vjeçar ka rënë në pranga pasi është ndjekur për rreth një orë nga policia teksa udhëtonte me makinën e tij.

Fillimisht ai ka shkelur semaforin edhe nuk ka ndaluar as pas sinjalizimit të patrullës.

Adoleshenti mësohet se kishte vetëm 24 orë që kishte marrë lejen e drejtimit dhe u arrestua sapo bëri shkeljen e parë.

Pas kontrollit në makina atij i janë gjetur në automjet disa sisteme shtesë pamore të ngjashme me ato që përdorin mjetet e uniformuara të policisë si dhe shenja e simbole të ndryshme të Policisë së Shtetit.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Rrugorët e kryeqytetit ndjekin për rreth 1 orë dhe prangosin një 18-vjeçar, për mosbindje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës. Gjatë patrullimeve policore parandaluese, nga efektivët e Policisë Rrugore Tiranë, i është dhënë shenjë ndalimi për shkelje të semaforit një automjeti në bulevardin “Gjergj Fishta”, me drejtues shetasin V. H., i cili jo vetem nuk i është bindur sinjalit “Ndal” të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar patrullat e Policisë që e ndiqnin, si dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Patrullat e ndoqën përreth 1 orë drejtuesin e mjetit në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, deri sa arritën ta ndalonin dhe arrestonin atë në kushtet e flagrancës, vetëm pasi bllokuan të gjithë rrugën me një kamion në periferi të kryeqytetit. Arrestimi, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi nga kontrolli në automjetin e 18-vjeçarit me iniciale V. H, i cili kishte vetëm 24 orë që kishte fituar të drejtën për të drejtuar automjetin, u gjetën disa sisteme shtesë pamore, të ngjashme me ato që përdorin mjetet e uniformuara të Policisë, si dhe shenja e simbole të ndryshme të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, nga verifikimet për nivelin e alkoolit për drejtuesit e mjeteve të transportit publik, në orët e para të mëngjesit, u konstatua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës, shtetasi me iniciale F. K., 38 vjeç, i cili u konstatua duke drejtuar një autobuz për transport pasagjerësh me leje drejtimi të falsifikuar dhe nga verifikimi rezultoi i papajisur me leje drejtimi.

Ndërkohë, vijojnë patrullimet dhe kontrollet pa ndërprerje për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ata drejtojnë mjetet pas përdorimit të alkoolit. Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 33 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejëtsi mbi normat e lejuara, 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 1 për mosbindje ndaj shenjës “Ndal” të Policisë.

Pas

EMRI/ Denoncimi ‘b.ombë’ te Berisha: Deputeti i Partisë Socialiste 17 milionë lekë energji pa paguar te OSHEE

Para

Prej 1 viti në qeveri, Lleshaj qahet për rrogën: Marr sa roja e ministrit të Brendshëm në Kosovë

Para
Prej 1 viti në qeveri, Lleshaj qahet për rrogën: Marr sa roja e ministrit të Brendshëm në Kosovë

Prej 1 viti në qeveri, Lleshaj qahet për rrogën: Marr sa roja e ministrit të Brendshëm në Kosovë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar