• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

‘Mini Shengeni Ballkanik’ Rama kritikon ashpër drejtuesit e Kosovës: Po vetëpërjashtoheni nga levizja e lirë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
‘Mini Shengeni Ballkanik’ Rama kritikon ashpër drejtuesit e Kosovës: Po vetëpërjashtoheni nga levizja e lirë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas takimit të mbajtur në Ohër,  Rama Vuçiç dhe Zaev, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.

Tema e kësaj konference është lëvizja e lirë në rajonin e Ballkanit.



Duke iu përgjigjur pyetjes që i drejtoi njëri nga gazetarët e pranishëm, Rama kritikoi ashpër drejtuesit e Kosovës dhe e ka cilësuar si një vetpërjashtim që ata po bëjnë nga lëvizja e lirë në Ballkanin Perëndimor.

Ndër të tjera Rama tha se takimi i rradhës do të bëhet në Durrës.

“Për ne nuk është ideja të ndajmë Ballkanin Perëndimor që edhe kështu është i vogël por ideja është që të përfshimë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Është e shkruar dhe miratuar nga të 6 vendet në takimet e një-pasnjëshme por e pa zbatuar. Kjo është nismë për të shtyrë më tej procesin, e cila vjen si vullnet i brendshëm dhe jo si patranazhim nga jashtë. Miqtë tanë evropianë ndryshe nga herë të tjera ishin të ftuar. Nëse kjo shqetëson dikë ky nuk është problem në vetvete i nismës.

Ne u dakordësuam që më 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës dhe do të jetë edhe përfaqësuesi i ri i Politikës së Jashtme të BE-së, Borrel. Në Durrës, dua që edhe Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina të përfshihen, dhe Kosova të përfshihet me të drejta të plota dhe si e barabartë në këtë proces.

Dua të jem sa më i qartë me gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, se është momenti për të thënë: së pari, jemi takuar dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet se zeza mbi të bardhë si një plan veprimi mes liderësh të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, në Londër, Paris, Berlin, Bruksel, pra me sa kujtoj nuk më rezulton që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ta kishin njohur Kosovën, por kjo nuk e ka penguar Kosovën që të marrë pjesë.

Së dyti, pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës u desh një kohë jo e shkurtër që përfaqësuesit e shtetit të Kosovës të pranoheshin në tavolinë në takime ndërkombëtare nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Tani, prej të paktën 5 vjetësh pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim.

Së treti, bashkëpunimi rajonal dhe jetësimi i katër lirive të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit, nuk do të thotë që Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë lidhur me njohjen e Kosovës. Mos zgjidhja ende e kësaj çështje nuk është absolutisht një arsye që Kosova të vetëpërjashtohet. Nuk është një arsye që Kosova dhe Shqipëria të mos mbrojnë interesat e tyre.

Së katërti, një pyetje e thjeshtë do të ndihmonte qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që kanë kaq vite që heqin të zitë e ullirit në kufi, do të donin të vazhdonin? Apo do të donin që njësoj si në gjithë Ballkanin Perëndimor edhe mes Shqipërisë dhe Kosovës të çelej kufirit për katër liritë e BE-së. Kjo nuk është një “mini-Shengen”. Mua nuk më konvenvon. Është Ëester Balkan Schengen.

Së pesti, po produktet bujqësore të Shqipërisë pse duhet të kalben në kufirin me Maqedoninë, apo Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën apo siç kalben edhe në kufi me Kosovën”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Pas

Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje, ekstradohet nga Franca shqiptari i rrezikshëm (EMRI)

Para

Kim Mehmeti lëshon ‘perlën’ e rradhës: Edhe lopën po e nxore përditë në TV e bën vlerë kombëtare

Para
Kim Mehmeti lëshon ‘perlën’ e rradhës: Edhe lopën po e nxore përditë në TV e bën vlerë kombëtare

Kim Mehmeti lëshon ‘perlën’ e rradhës: Edhe lopën po e nxore përditë në TV e bën vlerë kombëtare

Të Gjitha

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

nga Fast News
17:00 | 16/05/2025
0

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

nga Fast News
16:45 | 16/05/2025
0

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

nga Fast News
16:30 | 16/05/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
16:15 | 16/05/2025
0

Recent News

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

17:00 | 16/05/2025
Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

16:45 | 16/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar