• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Martirët i vramë ne, janë pa varre” gruaja e Artan Shkrelit kundër Ramës për portretet në bulevard: S’mund t’i barazosh me dëshmorët

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Martirët i vramë ne, janë pa varre” gruaja e Artan Shkrelit kundër Ramës për portretet në bulevard: S’mund t’i barazosh me dëshmorët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputetja e Partisë Socialiste Ledi Shamku, njëkohësisht dhe gruaja e arkitektit Artan Shkreli bën pjesë në grupin e njerëzve që nuk janë dakord me vendosjen e portreteve të dëshmorëve në bulevardin kryesor të Tiranës.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Shamku del kundra vendimit të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duke shkruar se martirët që janë vrarë në vend nuk kanë një var dhe nuk mund të barazohen me dëshmorët, duke e cilësuar madje këtë veprim si një ‘qokë”.

REAGIMI I PLOTE I LEDI SHAMKUT

MARTIRËT DHE DËSHMORËT E KOMBIT TË BULEVARDIT

Nuk jam këto ditë në Tiranë, por nuk është aspak e vështirë sot me qenë virtualisht edhe kur nuk je fizikisht. Virtualisht pra kaloj edhe unë në bulevardin e madh (gjithnjë më ka shkul malli për atë bulevard si një lloj Elizeu që e bën Tiranën kryeqytet). Dhe pashë se ndehen aty portrete dëshmorësh. Do isha hipokrite po t’ja fshihja vetes se diçka më shqetësoi: Kujtoj këtu se me rastin e ardhjes së Papa Franceskut pikërisht në atë Bulevard, u shpaluan për herë të parë Martirët e Kombit: meshtarë e jo vetëm, të vrarë në emër të lirisë njerëzore, të lirisë për me zgjedhë vetë, për atë liri që na dallon kryesisht nga shtaza e prej nga burojnë edhe gjithë atributet e tjera njerëzore.
Më shqetësoi pra një lloj manie ngarendëse për t’i nderë dëshmorët jo vetëm aty ku ishin shpaluar martirët, por madje edhe me të njëjtin stil fotografie dhe ekspozimi.
I jam thellësisht mirënjohëse çdo vajze a djali, burri a gruaje që deshi lirinë më shumë se veten, por kjo lloj “ekakushekaje” nuk më le shije të mirë aspak.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

– Dëshmorët na i vrau i huaji. Martirët i vramë ne
– Dëshmorët kanë prej dekadash një ditë të veten, një prestigj familjar të njohur nga shteti (është familje dëshmorin ai!), kanë prej dekadash një bulevard që quhet si ata, kanë një varrezë monumentale në një nga kodrat më të bukura të Tiranës e për ata që s’patën dot një varr, ka enkas një monument mu në qendër të Tiranës.
Martirët i torturuam, i thyem këmbësh e duarsh në sy të nënës si Lazer Shantojën, i pushkatuam të lidhur varg me zinxhirë ata që zgjodhën të mbronin lirinë, i hodhëm në gropa pa varr o madje i zhvarrosëm e i tretëm lumejve si Fishtën. Familjet e tyre njohën në rastin më të mirë barakat e kampit të Tepelenës apo Savrës e në rastin më të keq përzhitjen e fishekut në lule të jetës. Martirët i kemi pa varr sot e gjithë ditën. I vetmi varr që ata kanë është ndërgjegja jonë, e cila ende nuk ka thënë: Ndjesë!!!! Unë lyp ndjesë!!!

Ndaj nuk ka aspak pse me rend për me barazu qokën. Mirë do ishte të kishte secili njē vend. Veçse të vetmit ende pa vend janë Martirët e Lirise që i vramë ne; Dëshmorët e Çlirimit që na i vrau dushmani, i kemi me varre, me libra (Yjet e Pashuar), me filma, me emra shkollash e me emra rrugësh, e me bulevard. Mos i shndërroni zellshëm edhe në Dëshmorët e Kombit të Bulevardit! Lereni ndërgjegjen kombëtare të ndjejë sëmbim për çka ende nuk ka shly! Është mënyra e vetme për me gjetë paqe!

 

Pas

Aksidenti i rëndë pranë TEG, ndërron jetë 17-vjeçari

Para

“Vari ka*in, s’ka valë ja q*fsha robt” stilisti shqiptar përjeton momente tmerri, dy moderatoret i bëjnë surprizën e pakëndshme në ashensor

Para
“Vari ka*in, s’ka valë ja q*fsha robt” stilisti shqiptar përjeton momente tmerri, dy moderatoret i bëjnë surprizën e pakëndshme në ashensor

“Vari ka*in, s’ka valë ja q*fsha robt” stilisti shqiptar përjeton momente tmerri, dy moderatoret i bëjnë surprizën e pakëndshme në ashensor

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Lufta tregtare SHBA-Kinë në garën presidenciale amerikane

Marrëveshja e tregtisë së lirë BE-MERCOSUR

nga Fast News
12:16 | 22/01/2026
0

Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

nga Fast News
09:30 | 22/01/2026
0

“Paketa e maleve”, qeveria përcakton zonat e zhvillimit. Ja cilat janë…

“Paketa e maleve”, qeveria përcakton zonat e zhvillimit. Ja cilat janë…

nga Fast News
09:00 | 22/01/2026
0

Davos sot: Gjeopolitika globale dhe inteligjenca artificiale dominojnë axhendën

Davos sot: Gjeopolitika globale dhe inteligjenca artificiale dominojnë axhendën

nga Fast News
08:30 | 22/01/2026
0

Recent News

Lufta tregtare SHBA-Kinë në garën presidenciale amerikane

Marrëveshja e tregtisë së lirë BE-MERCOSUR

12:16 | 22/01/2026
Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

09:30 | 22/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar