• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Luftë që s’është parë ndonjëherë në Shqipëri” Rama bën paralajmërimin e fortë, ç’do të ndodhë më 25 nëntor?

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Luftë që s’është parë ndonjëherë në Shqipëri” Rama bën paralajmërimin e fortë, ç’do të ndodhë më 25 nëntor?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë fjalës së sotme në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, kryeministri Edi Rama theksoi se beteja e qeverisë nuk është me Ilir Metën, por me prokurorët dhe  gjyqtarët që ai i ka cilësuar si grupin “KÇK” ose ndryshe “ kap ca të kapësh”.

Rama u shpreh se më 25 nëntor do të prezantojë në publik platformën e luftës kundër krimit dhe këtyre pjesëtarëve të drejtësisë.

Sipas tij një luftë e tillë nuk është parë ndonjëherë në Shqipëri, e cila do të jetë frontale dhe do të godasë pasurinë e tyre.

Kjo platformë, shtoi kryeministri, do të sillet në Kuvend dhe aty do të shpërndahet sipas votës, se kush është vërtetë pro kësaj beteje.

“Beteja jonë sot nuk është me Ilir Metën, beteja është më KÇK-në. Duhet vepruar një orë e më parë kundër KÇK, duke nxjerrë në pah të gjithë përmasën e llumit që është kthyer në një shtupë që e pengon sot më shumë se asnjëherë rrjedhjen e lirë të ujërave drejt sistemit të drejtësisë.

Ky është një tjetër motiv për ne, të shpejtojmë dhe përshkallëzimin e luftës ndaj KÇK-së mos e lëmë thjesht dhe vetëm në radhën e  pritjes së vettingut por ta nisim dhe ta shoqërojmë njëkohësisht me një përshkallëzim të luftës kundër krimit të organizuar.

Ata që kanë marrë dënim për krime të rënda të lidhura me veprimtari kriminale më shumë se sa një vrasje, ata që janë akuzuar për krim të organizuar dhe për krime të rënda të asaj natyre dhe që nuk janë dënuar si rezultat i atyre prokurorëve e gjykatëseve që e kthyen drejtësinë në një pazar, duhet të kthehen një orë e më parë në shënjestrën tonë.

Nuk mundet më që ata nga njëra anë, dhe këta të tjerët nga ana tjetër, KÇK t’i gëzojnë pasuritë e tyre. Ofensiva ndaj pasurive të tyre do të jetë thelbi i një procesi pa kthim që do duhet dhe do të nisë një orë e më parë.

Kam qenë këtu kur fola për rastin skandaloz të Durrësit dhe u zotova se do t’i sjell kuvendit shumë shpejt një platformë ligjore për tu miratuar dhe për tu kthyer në platformë lufte ndaj krimit dhe KÇK-së. më 25 nëntor unë do t’i prezantoj publikut shqiptar këtë platformë. Do të jetë sfida e vërtetë e këtij kuvendi, që do ndajë ata që janë gati për ta shpallur këtë luftë ose jo. Do të jetë një luftë që nuk është parë ndonjëherë në Shqipëri, dhe kemi nevojë për mbështetje të gjithanshme”, u shpreh Rama.

Pas

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha në krizë? Blogerja habit me foton: Burri dhe gruaja pas sherrit

Para

Betimi te noterja, Braçe mbron me vrap Arta Vorpsin: Noteria nuk është parukeri, funksionon mbi bazën e ligjit

Të Gjitha

Vera 2025/ Shqipëria dhe Turqia destinacionet më të kërkuara për kosovarët

Vera 2025/ Shqipëria dhe Turqia destinacionet më të kërkuara për kosovarët

nga Fast News
08:00 | 16/06/2025
0

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

nga Fast News
07:30 | 16/06/2025
0

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Recent News

Vera 2025/ Shqipëria dhe Turqia destinacionet më të kërkuara për kosovarët

Vera 2025/ Shqipëria dhe Turqia destinacionet më të kërkuara për kosovarët

08:00 | 16/06/2025
Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

07:30 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar