• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Iu arrestua nipi për atentatin ndaj prokurorit, reagon ashpër deputeti Rrahman Rraja: Të marrë dënimin maksimal!

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Iu arrestua nipi për atentatin ndaj prokurorit, reagon ashpër deputeti Rrahman Rraja: Të marrë dënimin maksimal!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas arrestimit të Redian Rrajës, si i përfshirë në atentatin që tronditi Durrësin ditën e premte ku si pasojë e breshërisë së plumbave në mbikalimin e Shkozetit, mbeti i plagosur prokurori Arian Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe “i forti i Shijakut” Landi Muharremi, ka ardhur dhe reagimi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Rraja ka shpjeguar në një lidhje telefonike me Neës 24 edhe lidhjen e gjakut me Redjan Rrajën duke thënë se janë të afërm në brez të tretë dhe shtoi se policia duhet të japë dënimin maksimal për personat e përfshirë në ngjarje.





Është përfolur si një i afërm juaji Redjan Rraja, një koment tuajin lidhur me këtë?
Është një ngjarje shumë e rëndë, për mua pak rëndësi ka kush mund të jetë ai person, por policia tani i ka të gjithë të drejtat e veta për të vendosur drejtësi. Duhet të marrë dënim maksimal.

Çfarë e keni ju Rrajën?
Babai im, Rexhepi, me gjyshin e Redjanit, janë vëllezër për babe. Pra, i bie më shumë se brez i tretë, por unë dënoj veprimin, por jo se çfarë brezi jam unë.
Me mbiemrin Rraja ka më duket edhe në Berat e Lushnje, megjithatë, ne kemi lidhje gjaku, por jemi me mbi 150 persona me këtë mbiemër në Nikël.

Kur keni folur për herë të fundit?
Nuk më kujtohet. Ka 3-4 muaj që nuk e kam … ashtu fare.

A është angazhuar në fushatë me ju?
Me mua? Si gjithë qytetarët e tjerë. Nuk kam dijeni nëse ka precedentë penalë. Që kur ka mbaruar 8-vjeçaren se di çfarë bën, as se ku jeton, as ku banon. Vitet e fundit di që ka pas hapur një biznes në Fushë Krujë. Nuk e di ku jeton, në Tiranë, Durrës a Fushë Krujë, nuk e kam idenë se ku e ka adresën.

Po me fëmijët tuaj a ka komunikim?
Nuk e di se me kë flet në telefon ai, di që me mua personalisht nuk ka.

Është hera e dytë që mbiemri juaj përflitet për ngjarje të bujshme, si ndiheni?

Jam sinqerisht shumë i qetë, sa i përket moralit tim, por për sa i përket veprës jam i shqetësuar, sepse të bëhet një atentat ndaj prokurorit, ndaj drejtësisë, është shqetësim. Personalisht jam shumë i qetë, i ndershëm, nuk kam asnjë problem.

Keni dijeni që Redjan Rraja është një prej personave të akuzuar për një vrasje të bujshme?
Jo … atë që ka dhënë media po.

Si e mësuat lajmin ditën e sotme?
E mësova përmes medias. Më morën në telefon gazetarë.

Po veprimet e Rrajës si i gjykoni?
Është shumë e rëndë kjo që ka ndodhur, nuk ka më të rëndë, por është një fakt i mirë se nuk pati marrje jete. Zoti ka bërë mrekulli. Moralisht është një veprim shumë i rëndë, aq më tepër që ka ndodhur në zonën ku jam deputet.

Një koment mbi deklaratat e Ramës për prokurorin Ndoji?
Nuk e njoh fare prokurorin, asnjërin prej tre personave që ishin në makinë nuk i njoh. Unë jam shumë i qetë personalisht, gëzoj respekt dhe kam përkrahje masive në komunitet, jo vetëm në Krujë, por kudo që kam kontakt. Jam një preson që dua të bëj vetëm detyrën.

 

 

 

 

Pas

Nëntori muaji që i mori jetën Sokol Olldashit, nëna rrënqeth me dedikimin: Dhimbja më rëndon shpirtin, e rrita me privime e sakrifica…

Para

Lajmi që të gjithë po prisnim,11-vjeçari shqiptar Alvin Berisha nxirret nga kampi në Siri

Para
Lajmi që të gjithë po prisnim,11-vjeçari shqiptar Alvin Berisha nxirret nga kampi në Siri

Lajmi që të gjithë po prisnim,11-vjeçari shqiptar Alvin Berisha nxirret nga kampi në Siri

Të Gjitha

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

nga Fast News
13:07 | 18/08/2025
0

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

nga Fast News
13:02 | 18/08/2025
0

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Recent News

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

13:07 | 18/08/2025
Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

13:02 | 18/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar