• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Grupi i Bajrave ‘merr në qafë’ drejtuesit e Spitalit Shkodër, lëshohen 10 urdhër- arreste, si iu bë presion vetëm për një vajzë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Grupi i Bajrave ‘merr në qafë’ drejtuesit  e Spitalit Shkodër, lëshohen 10 urdhër- arreste, si iu bë presion vetëm për një vajzë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 10 masa të reja sigurie për disa persona që dyshohet se janë përfshirë në grupin e “Bajrave” dhe rrjetin e tyre kriminal.

Ky caktim vjen dy ditë pas publikimit të skandalit sesi Behajr Bajri kishte ushtruar presion në administratë për të punësuar mikeshën e tij.

Kështu, Policia e Shtetit bën me dije me anë të një njoftimi zyrtar se janë caktuar 6 masa sigurie “arrest me burg”, 3 arreste shtëpie, ndërsa një person është shpallur në kërkim. Pjesë e grupit janë 3 zyrtarë të Spitalit të Shkodrës, të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën. Shefi i Shërbimeve në Maternitet, kryeinfermierja, përgjegjësja e financës janë zyrtarët e arrestuar, të cilët janë lënë nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke iu nënshtruar ndikimit të familjes Bajri, dhe konkresisht 40-vjeçarit, Behar Bajri.

Ndërkohë që mikesha e Behar Bajrit, mësohet se është një 32-vjeçare nga Tirana, Jorida Murati, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në Spitalin e Shkodrës dhe merrte pagesën muaj për muaj në llogarinë bankare.

32-vjeçarja është ndaluar sot në mëngjes në Tiranë, ku gjatë kontrollit në banesën e saj, Polici sekuestroi 9 000 euro.

Gjykata vendosi masën “Arrest me burg” për :

Behar Brajoviq (Bajri)
Safet Rustemi
Ilir Rustemi
Asmer Bilali
Ismet Idrizi
Sirjan Alija
Jorida Murati

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Policia e Shtetit

Vijon operacioni policor i koduar “OAZ”

Dokumentohen vepra të tjera penale në ngarkim të grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

Gjykata jep 10 masa të reja sigurie në ngarkim të pjesëtarëve të grupit kriminal, për 9 prej tyre janë ekzekutuar masat, ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim. Në vijim të operacionit “OAZ”, gjatë hetimeve të kryera nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në koordinim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në ngarkim të grupit kriminal “Bajri”, u arrit të dokumentoheshin edhe vepra të tjera penale, të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi. Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara nga Policia, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar 10 masa të reja sigurie në kuadër të anëtarëve dhe lidhjeve të grupit kriminal “Bajri”.

  1. R. alias B. B, 39 vjeç,banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
  2. R., 35 vjeç, banues në Shkodër,i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
  3. R., 43 vjeç, banues në Shkodër, idyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
  4. B., 30 vjeç, banues në Shkodër,i dënuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
  5. I., 29 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuarpër kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
  6. A., 34 vjeç, banues në Shkodër,i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, është shpallur në kërkim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
  7. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, edyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, është ndaluar gjatë mëngjesit të sotëm, në Tiranë.
  8. H., 46 vjeç, Shef shërbimesh te maternitetipranë Spitalit Rajonal në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
  9. H., 48 vjeçe, banuese në Koplik, kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitetin pranë Spitalit Rajonal Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
  10. N., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, përgjegjësë finance në Spitalin Rajonal Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjatë operacionit të sotëm për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll edhe në 6 banesa të tjera, ndër to edhe në banesën e shtetases J. M., për të cilën mëngjesin e sotëm u bë dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”. Gjatë kontrollit në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi 9 000 euro.

Drejtuesi i grupit B.B ushtronte ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që shtetasja J. M, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në këtë spital dhe në të njëjtën kohë duke përfituar nga kreditimi i pagës.

5 nga anëtarët e këtij grupi kriminal, për të cilët sot u bë ekzekutimi i masës së re të sigurisë, janë ndaluar më parë dhe ndodhen në IEVP. Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëprmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve. Departamneti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi të strukturuar kriminal.

 

Pas

“U njoha me fakte tronditëse” Bujar Nishani ngre dyshime të forta pas takimit me Metën: Ende nuk janë publikuar…

Para

A është akoma në një lidhje me djalin e Jozefina Topallit? Eva Murati sapo na zbuloi të vërtetën vetëm me një fjali (FOTO)

Para
A është akoma në një lidhje me djalin e Jozefina Topallit? Eva Murati sapo na zbuloi të vërtetën vetëm me një fjali (FOTO)

A është akoma në një lidhje me djalin e Jozefina Topallit? Eva Murati sapo na zbuloi të vërtetën vetëm me një fjali (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar