• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Është një video erotike..” reagon ashpër Manjani: Qesharake, ‘veglat’ për atë punë janë, të tjerët janë engjëj?

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Është një video erotike..” reagon ashpër Manjani: Qesharake, ‘veglat’ për atë punë janë, të tjerët janë engjëj?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditët e fundit është përhapur me shpëjtësi lajmi se po qarkullon një video mes një zyrtareje të ministrisë dhe një ambasadori të huaj në vendin tonë, të cilët shfaqen duke kryer marrëdhënie seksuale.

Ndërkohë që ende nuk janë bërë publike as pamjet e as identitetet e tyre vijojnë të ngjallen shumë reagime në rradhët e figurave të njohura.



Një prej tyre është dhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili ka folur me tone të ashpra pasi sipas tij ky është një shantazh publik ndaj “viktimave” që kanë poste publike dhe e konsideron një poshtërsi hipokrite.

“Veglat gjenitale i janë vënë nga krijuesi njerëzve për këtë punë, pra për eros. Kështu që dy persona që na zhvillokan një marrëdhënie erotike nuk më duket ndonjë gjë kaq interesante, as e veçantë. Për kët punë janë bërë ato të shkreta…”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.

Ndër të tjera Manjani e konsideron qesharak këtë lajm dhe aspak të moralshëm faktin që familjet e tyre mund të futen në sherre dhe se burrat duhet ta thonë hapur atë që mendojnë dhe jo prapa krahëve.

REAGIMI I PLOTE I YLLI MANJANIT

“Është një video erotike…”

Kjo është tema më interesante për publikun në këto vitet e fundit. Ngjan si shantazh publik ndaj “viktimave” që kanë poste publike.

Mendoj se kjo në thelb është poshtërsi hipokrite. E ndyrë sa më ska!

Veglat gjenitale i janë vënë nga krijuesi njerëzve për këtë punë, pra për eros. Kështu që dy persona që na zhvillokan një marrëdhënie erotike nuk më duket ndonjë gjë kaq interesante, as e veçantë. Për kët punë janë bërë ato të shkreta…

Debati në fakt lind për shkak të moralit monogamist. Kurioziteti i gërryen njerëzit që të dinë se me kë ja dreth ky apo ajo bashkshortit. Dhe po të zunë në flagrancë të ta bëjnë me gisht (gishtin tregues) si një tradhëtar.

Qesharakë! Kaq e cekët është kjo llogjikë saqë është krijuar ideja e rreme se vetëm ato që kapen në video janë tradhëtarët. Të tjerët janë engjëj!Për të qeshur me lot madje.

Por, ajo që s’kuptoj dot është se ç’lidhje erosi jashtmartesor i dy njerëzve me borxhin publik; me koncensionet e PPP abuzive; me nxjerrjen e shtetit nga Kushtetuta e ligjet; me Gjykatën Kushtetuese që nuk bëhet; me papunësinë që shtohet; me emigracionin që rritet, apo mos do na çelen negociatat nga zbulimi i kësaj gjëje ?!

Pa këto video-flagranca që përhapen nga moralistë, Shqipëria do ishte më e pasur, më e begatë e me shtet të përgjegjshëm?!

Llogjika 0!

Por edhe morali 0! Pse moral është të marrësh vemendjen publikut me gjera krejt private të dikujt?!

Nga ana tjetër, moral është të sherrosësh familjet e “viktimave” të videove?!

Kur do burrërohemi (moralisht) që ti themi tjetrit në sy “ik mor sharlatan” a ku e di unë se çfarë?! Se burrat duhet të ta thonë hapur në sy atë që mendojnë dhe jo pas krahëve “shih se kam një video për ty”…

Është më e ndershme dhe e morlashme sa më ska ta shash tjetrin e t’ja thuash në surrat, sesa pas krahëve e me aspekte nga jeta private.

Edhe kisha që është autore e monogamisë, ka krijuar institucionin e rrëfimit që është prap një institucion privat.

Njerëzit me funksione publike nuk bëjnë aspak përjashtim nga kjo llogjike.

Nejse, unë kështu mendoj. E poshtër është.

Pas

Tentoi ta shoqëronte në rajon, i dënuari me shërbim prove rreh policin me grushta dhe shkelma (EMRI)

Para

Librat e shkollës pa Kosovën në hartë, justifikohet ministrja Shahini: Gabim i paqëllimshëm po nuk është i vetmi…

Para
Librat e shkollës pa Kosovën në hartë, justifikohet ministrja Shahini: Gabim i paqëllimshëm po nuk është i vetmi…

Librat e shkollës pa Kosovën në hartë, justifikohet ministrja Shahini: Gabim i paqëllimshëm po nuk është i vetmi…

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar