• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

E kishit menduar? Ky është shkaku kryesor që 77% e shqiptarëve duan të emigrojnë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
E kishit menduar? Ky është shkaku kryesor që 77% e shqiptarëve duan të emigrojnë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një anketë e Qendrës Shqiptare Kundër trafikut të Qenieve Njerëzore në më shumë se 1000 persona ketë vit në të gjithë vendin gjeti se 77 për qind e tyre mendojnë se situata politike në vend është më e keqe dhe ky përkeqësim është një shtysë sipas tyre për emigruar.

Rezultatet e anketës treguan se 48.7% e shqiptarëve mendojnë se politika ka bërë një punë shumë të keqe, 28.51% mendojnë se ka bërë punë të keqe. Vetëm 3.8% mendojnë se Shqipëria ka bërë një punë të mire.





Intervistat të kryera në formën e fokus grupeve identifikuan se njerëzit mendojnë se politika është e paaftë për të ofruar zgjidhje afatgjata kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik.

Vlerësimi i drejtësisë shqiptare shkon paralel me vlerësimin e politikës, ku rreth 49.77% e pjesëmarrësve besojnë se drejtësia është në një gjendje shumë të keqe dhe 32.67% e vlerësojnë gjendjen e drejtësisë si të keqe.

Analiza nga fokus grupet dhe intervistat tregojnë se drejtësia shqiptare është në një gjendje të mjerueshme. Mungesa e zbatimit të ligjit, nivelet e larta të korrupsionit dhe politikëbërja e keqe janë faktorët kryesorë duke ndikuar në gjendjen aktuale të drejtësisë.  Gjatë intervistave, u theksua se vetëm njerëzit e varfër u dënuan nga sistemi i drejtësisë.

Të zhgënjyer nga ambienti i rënduar politik dhe ekonomik shqiptarët po i drejtohen emigracionit thuhet në studim. Njerëzit thanë se ishte e vështirë të gjesh një vend pune për shkak të nepotizmit, korrupsionit dhe burokracisë.

“Për të siguruar një punë që duhet të keni ose një mik ose para, nuk mund të ketë asnjë tjetër”, citohet një intervistuar nga në Vlorë.

Pjesëmarrësit thanë se, për të gjetur një vend pune duhet të keni një mik ose duhet t’i paguani ryshfet për punën që dëshironi. Puna konsiderohet një privilegj i cili është në duart e personit që drejton institucionin. Është e qartë, rekrutimi dhe emërimi në vendet e lira të punës nuk bazohen në meritë dhe atë edhe në rastet kur zhvillohen konkurset, ato janë fiktive sepse personi është zgjedhur paraprakisht.

Blerja e një pune është një fenomen që është i përhapur në zonat urbane dhe rurale. Niveli i pagesës varet nga pozicioni dhe vlerësohet se shkon nga një minimum prej 2000 Euro deri në mbi 5000 Euro. Për zona si Tirana, Fieri, Vlora, pagesa janë edhe më të larta.

Revista Monitor

 

 

Pas

Spartak Ngjela e thotë troç: Një femre që nuk është e bukur fizikisht, nuk i afrohem!

Para

Bonusi i bebeve, Rama krenohet me shifrat: Ja sa foshnje morën shpërblimin nga janari në tetor

Para
Bonusi i bebeve, Rama krenohet me shifrat: Ja sa foshnje morën shpërblimin nga janari në tetor

Bonusi i bebeve, Rama krenohet me shifrat: Ja sa foshnje morën shpërblimin nga janari në tetor

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar