• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

E fortë/ Fermeri i drejtohet Bashës ‘O zoti Edi…’ Ja si përgjigjet kryedemokrati

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
E fortë/ Fermeri i drejtohet Bashës ‘O zoti Edi…’ Ja si përgjigjet kryedemokrati
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prej disa javësh kryetari i Partisë Demokratike ka startuar nismën “Rrugëtim për Shqipërinë”.

Pothuajse përditë ai tashmë zhvillon takime në terren me qytetarët që i përkasin grupimeve të ndryshme.



Ditën e sotme ai është ndalur në Lezhë, ku ka patur një bashkëbisedim me fermerët e zonës.

Gjatë fjalës së tij Basha i  është drejtuar kryeministrit Edi Rama që të dëgjojë zërin e shqiptarëve dhe të hapë rrugën për zgjedhje të lira.

Ndër të tjera ai ka paralajmëruar anulimin e kontratave korruptive duke premtuar se paratë që jepen sot “300 milionë euro për 17 km rrugë” do të rikthehen në xhepat e shqiptarëve.

Gjithashtu gjatë takimit fermerët i janë ankuar liderit të Partisë Demokratike se në të shumtën e rasteve ndodh që politikanët bëjnë premtime por më pas nuk i mbajnë.

“Nuk kam ndërmend të fshihem për t’ju ikur përgjegjësive. Do të vi prapë këtu për tu ballafaquar me angazhimet dhe përgjegjësitë e mia”, u shpreh Basha.

Ndërkohë njëri nga fermerët i cili u ankua për premtimet që nuk mbahen nga figurat politike krijoi dhe një gjendje humori teksa për një moment ngatërroi emrin e Lulzim Bashës me atë të kryeministrit Edi Rama.

BATUTAT

Fermeri: Përshëndetje zoti Ed, më fal

Basha: Mirëmbrëma zoti Zef

Fermeri: Të dëgjova me shumë vëmendje, hë mo se s’prish punë.

Basha: Ta dëgjojmë njëherë se ndoshta ka pas në mendje me i thënë dicka edhe atij.

Fermeri: Jo për Zotin këtë që po të them ty ia kam thënë edhe atij e ai nuk mundet me ardh me u ballafaqu me ne. Por edhe ty po të them a do vish më me këto fjalë që na the sot këtu? Unë kam qen me Salën, Fatosin, kam le e rrit e jam bo 57 vjec, asnjëri se ka pru. A do mundesh me u kthy prap me këto fjalë që na the?

Basha: Faleminderit Zef. Zef ëë??

Fermeri: Po, paradite Zef.

Basha: Po mbasdite?

Fermeri: Mbasdite si të duash.

Basha: Gjëja e parë që kuptoj është se ka një zhgënjim të thellë. Kanë ardhur, kanë premtuar, kanë gënjyer dhe kanë ikur. Ky është dëmi më i madh që i kanë bërë politikës, duke e bërë më të dyshimtë e më të pabesueshme.
Si Ministër i Jashtëm kisha dy angazhime, NATO-n dhe nisjen e diskutimeve për heqjen e vizave për shqiptarët. Sigurisht, kisha edhe detyra të tjera, pasi ishte koha e pavarësisë së Kosovës dhe të siguronim një Kosovë të pavarur Brenda kufijve të saj, pa i cënuar ansjë cm2. Them se këto 3 detyra para kombit, si ministër i jashtëm, i kreva me sukses. Për detyrat e mia si Ministër Transporti, gjykoni jo vetëm nga rruga e Kombit, por edhe nga investimet në qark, rrugët, ujësjelleësa.
Nuk mund të kryheshin dot të gjitha, por me aq buxhet sa kishim, 1/6 e buxhetit që harxhon kjo qeveri për fasada, besoj se i kryem disa punë të mira. Si ministër I brendshëm, detyrë mbi detyrat kisha heqjen e vizave për shqiptarët. Kur jua thashë, nuk e besoi njeri dje njerëzit pyesnin “a ka për t’u bërë”. Ky është rekordi im deri më sot. Ccfarë detyre kam marrë përsipër, e kam kryer dhe, prandaj, vij me kokën lart para jush.

Nuk kam ndërmend të fshihem, as për t’u ikur përgjegjësive që kam dhe që po kërkoj. Prandaj, për t’iu përgjigjur pyetjes- po, do të vij sërish këtu. Do të ballafaqohem, do t’ju shoh në sy e t’ju them “ky ishte plani për të nxjerrë bujqësinë nga kriza, këto janë masat që mora”, për të parë si kanë funksionuar ato për ju dhe ccfarë rezultatesh kanë dhënë për familjet tuaja. Këtu e kudo në Shqipëri nuk kam për t’i ikur ballafaqimit me ju për gjithçka që sot e konkludojmë dhe nesër kam për detyrë ta zbatoj.

 

Pas

Thirrjet në stadium, Berisha: Rama në gjendje të rëndë, anulon të gjitha takimet

Para

Meta shpall ‘non grata’ ambasadorin e OSBE Bernard Borchardt

Para
Meta shpall ‘non grata’ ambasadorin e OSBE Bernard Borchardt

Meta shpall ‘non grata’ ambasadorin e OSBE Bernard Borchardt

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar