• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Ditën me perçe, natën prosit*uta”, “Le Parisiene” publikon investigimin e tmerrshëm: Shqiptarët drejtues të prostuticionit në Europë

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Histori tronditëse/ “Vrau fëmijën dy muajsh, e ndërsa mua më nxirrte shtatzënë çdo natë jashtë”, vajza nga Vlora rrëfen tmerrin e përjetuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta prestigjoze franceze “Le Parisiene”, ka publikuar një investigim mbi shfrytëzimin e vajzave shqiptare për prostuticion në rrugët e Europës nga “vëllezërit Peqini”.

Të dëbuar nga kryeqyteti rreth dhjetë vjet më parë, mafiozët shqiptarë me metoda super të dhunshme po përpiqen të rindërtojnë rrjetet e tyre të prostitucionit…





Porte de Vincennes, Paris- Bulevardi Carnot nis në rrethrrotullimin e Porte de Vincennes, me pamje nga Unaza. Kjo rrugë e vogël me një drejtim zgjatet përgjatë një këndi lojërash dhe një shkolle. “Por nuk janë klithmat e fëmijëve ato që dëgjohen”,-thotë një banor i një vile aty pranë.

Sepse nga ora 10:30 e natës, një furgon hedh një duzinë vajzash nga vendet e Evropës Lindore. Të zhveshura, gjithë natën, të lidhura me zinxhirë, ato qëndrojnë mes makinave të parkuara, ose në pjesën e bagazhit të një automjeti.

“Në mëngjes ne gjejmë peceta dhe perzervativë kudo në dysheme, është e neveritshme”, psherëtin një nënë. Një herë, po parkoja për të shkuar në shtëpi. Isha me vajzën time dhe tek makina ngjitur ndodhej një klient që kishte një prostitutë në makinë.”

Banorët e tjerë të zonës kanë nisur ankesat në bashki dhe polici, duke nënshkruar një peticion që ka mbledhur më shumë se 300 nënshkrime. Ata thonë se klientët i gjejnë teksa janë të zhveshur, prandaj janë të detyruar as të mos çojnë fëmijët tek këndi i lojërave.

Këto vajza janë vendosur aty rreth një vit më parë nga tutorë shqiptarë. 10 vite më parë në Ile-de-France u godit kokat e rrjetit, fisit Perlesi dhe vëllezërit Peqini.

Ata janë dënuar në Francë, pasi kishin shfrytëzuar rreth 600 vajza shqiptare për prostitucion që i kishin rrëmbyer brenda “familjes” së tyre ose i kishin blerë nëpër klube.

Vajzat blihen në Shqipëri, në komunitetin rom dhe familjet e varfra për t’u dërguar më pas Evropën Perëndimore. Tutorët i lëvizin rregullisht në Francë, Belgjikë, Gjermani, Itali dhe Spanjë. “Ata nuk duan të qëndrojnë shumë gjatë në të njëjtin vend për të kufizuar kështu lidhjet e vajzave. Shumë prej tyre, janë të vogla në moshë”, thonë hetuesit specialistë.

Sipas dokumentit të ministrisë, prostitutat shkëmbehen gjithashtu midis klaneve që i transferojnë ato nga qyteti në qytet. Sepse rrjetet e ndryshme shqiptare kanë lidhje mes tyre “të lehtësuara nga lidhjet familjare”.

Por rrjetet shqiptare karakterizohen edhe nga dhuna e tyre ekstreme për të nënshtruar vajzat. Atyre iu digjen cigare në trup, iu bëhen tatuazhe të pseudonimit të shefit të bandës, i rrahin dhe i kërcënojnë për familjet e tyre që ndodhen në Shqipëri, apo në vendet fqinje.

“Për të treguar ndikimin e tij, tutori e detyronte vajzën shqiptare që ditën të vishej me perçe duke e futur në Islam, ndërsa natën ajo punonte si prostitutë”,-thuhet në dokument.

Pasi i fusin në këtë rrjet, vajzat mbyllen në një dhomë ku rrihen derisa të dorëzohen.”Dhuna përdoret gjithashtu edhe për të rikuperuar prostitutat që kanë shkuar tek konkurrentët”, thotë një burim policie i cili siguron që djegia, zhvatjet dhe rrahjet janë përdorur edhe në të kaluarën.

“Flukset e rëndësishme financiare janë në rrezik“, thotë dokumenti ministror që zbulon se një prostitutë sjell rreth 10,000 euro në muaj.

Mbi të gjitha, këto ekipe nuk janë të kënaqur vetëm me shfrytëzim prostitucioni. Dhe ata vënë në lojë, trafikun e armëve, drogës dhe imigracionit duke përfituar apartamente për të ‘punuar’ vajzat.

Enkeleda Zaçe, ish prostitutë e klanit Perlesi, që tani menaxhon një pjesë të prostitucionit në Nice u përfshi në sulmin e 14 korrikut 2016 në Nice.

Ajo po ndiqet penalisht për veprimin si ndërmjetëse për të furnizuar me armë Lahouaiej Bouhlel. Ky është një nga rastet që tregon dëshirën e shqiptarëve për t’u zgjeruar. Këto të fundit “madje organizojnë martesa të ligjshme midis prostitutave të huaja dhe klientëve francezë në këmbim të shërbimeve seksuale falas”, thuhet në përmbledhjen e dokumentit ministror.

Të martën, banorët e bulevardit Carnot nuk panë askënd në rrugë: “Por a do të zgjasë? Nuk jam i sigurt, “psherëtin një prej banorëve…

Le Parisien

Pas

“Këndova këngë popullore që të paguaja kredinë e shtëpisë”, këngëtari habit me rrëfimin e tij

Para

Me gojën e mbyllur, Adi Krasta poston foton me mesazhin domethënës

Para
Me gojën e mbyllur, Adi Krasta poston foton me mesazhin domethënës

Me gojën e mbyllur, Adi Krasta poston foton me mesazhin domethënës

Të Gjitha

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

nga Fast News
20:00 | 15/08/2025
0

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

nga Fast News
19:44 | 15/08/2025
0

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

nga Fast News
19:39 | 15/08/2025
0

Recent News

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

08:00 | 16/08/2025
Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

20:00 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar