• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Bën propozimin që zgjidh krizën, por a do të dëgjojë opozita Dashamir Shehin?

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Bën propozimin që zgjidh krizën, por a do të dëgjojë opozita Dashamir Shehin?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i LZHK dhe ish-deputeti Dashamir Shehi ka qenë i ftuar sot në programin “Top Talk” ku ka komentuar edhe për propozimin e rritjes së pagave.

Kohë më parë Shehi tha se shteti duhet të dyfishojë pagat dhe të lërë disa gjëra mangët pasi me këto paga po largohet rinia.





Në këto momente pasi dëgjuan në studio atë që ish-deputeti Shehi kishte thënë, gazetari Denis Dyrnjaja e pyet:

A e dëgjon njeri atë Dashamir Shehin brenda opozitës për këtë propozim?

Shehi: Sigurisht, jo që e dëgjojnë por unë mendoj që edhe një pjesë e mirë e propozimit opozitar tani që do të vijë do të diskutohet për çështjet e buxhetit.

Për skemën puro financiare sepse jemi edhe në kohë buxheti, pavarësisht se jemi jashtë parlamenti ne mendjen tonë ndërtojmë edhe me dokumentet tona buxhetin që do të bënim ne po të ishim. Sigurisht që kjo është marrë në konsideratë dhe nuk është një tezë që ka vdekur, fatkeqësisht është gjallëruar, është bërë markë aktuale sepse është bërë edhe më dramatike gjatë kohës.

Ajo që kam paralajmëruar një vit më parë po ndodh fatkeqësisht, po largohen më tepër dhe nuk kemi asnjë lloj reflektimi nga kjo qeveri, dhe gjykoj që këtë lloj reflektimi mund ta bëjë vetëm opozita shqiptare.

Që do të thotë, për sa kohë që ne do ti konsiderojmë shqiptarët në një farë mënyre siç i konsideron kjo qeveri si kavje pune, në qoftë se nuk të pëlqen këtu merr valixhet edhe ik, nuk do ti konsiderojmë domethënë si shtetas shqiptar, se si shtetas shqiptar na burojnë disa të drejta brenda Shqipërisë, si krah pune, mundet që të kemi të drejta më të mëdhaja në gjermani e Greqi apo ku e di unë.

Atje krahu i punës sigurisht që vlen më shumë, por ne pretendojmë disa të drejta shqiptar dhe këto duhet ti mbrojë shteti shqiptar me legjislacionin e vet dhe financat e Shqipërisë duke shfrytëzuar burimet e veta.

Kështu që ajo tezë që e kam thënë një vit më parë, jo vetëm unë se është derivat i punës shumë kolegëve, ne po ti rrisim brenda një mandati, ti dyfishojmë pagat, jo vetëm që do të kemi një lloj jo stopim automatikisht se faktorët që largojë shqiptarët janë edhe të tjera përveç pagave, pasiguria, korrupsioni, niveli i administratës.

Kemi edhe një faktor tjetër që këto nuk merren me këtë punë, por unë jam marrë me vite se kam qenë edhe ministër i punës, që hapja e tregut të punës sigurisht që influencon dhe kur ju hoqën vizat Shqipërisë, në një farë mënyre ministria e Punës institucionet e tjera, duhet të mendonim se çfarë impakti duhet të ketë mbi tregun e punës.

Domethënë në këtë mes në një farë mënyre  po i bëj pak qefin qeverisë, tezes qeveritare. por domethënë në ekuacionin e kësaj punë të qëndruarit në Shqipëri nuk kam heq asnjë nga faktorët që janë real, por kush është i pari? Kush është koeficienti që shumëzon gjithë këtë kllapën brenda? Është sigurisht situata ekonomike, që do të thotë është rroga.

Do merremi seriozisht me këtë punë edhe me koston e një inflacioni që do të jetë pak më i lartë.

Me rroga më të larta do balancojmë në radhë të parë brenda disa viteve pagën nominale me vendet e tjera ballkanike dhe të asaj Europës së varfër, deri kur të mbërrijmë pastaj tek paga reale.

Njëkohësisht kjo lloj reforme do të përmirësojë edhe situatën e pensioneve që është bërë tragjike.

Ky është një nga faktorët që mund të ndikojë në mos largimin e një pjese të mirë.

Pjesës më të edukuar të Shqiptarëve, pjesës më të kualifikua dhe do ti japim kësaj ekonomie me këtë dimension të vogël që ka të qëndrojë në këmbë.

Pas

E pazakontë/ Shqiptarja ‘tapë’ lë nam në Itali, rreh me shkelma e kafshon karabinierët

Para

Skandal në doganat shqiptare, ja sa paguhet nën dorë për të kaluar në vendet e BE

Para
Skandal në doganat shqiptare, ja sa paguhet nën dorë për të kaluar në vendet e BE

Skandal në doganat shqiptare, ja sa paguhet nën dorë për të kaluar në vendet e BE

Të Gjitha

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

nga Fast News
16:44 | 16/06/2025
0

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

nga Fast News
16:34 | 16/06/2025
0

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

Recent News

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

16:44 | 16/06/2025
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

16:34 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar