• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Babi jam duke ardhur” babai i Alvinit rrëfen i prekur bisedën me të birin pas lirimit nga kampi në Siri

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Babi jam duke ardhur” babai i Alvinit rrëfen i prekur bisedën me të birin pas lirimit nga kampi në Siri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Lajmi se 11-vjeçari shqiptar është larguar nga kampi i rrezikshëm Al-Hol në Siri gëzoi mbarë opinionin publik.

Tashmë vogëlushi gjendet në Damask në pritje për të nisur udhëtimin si fillim drejt Libanit e më pas për në Romë, aty ku e pret babai së bashku me dy motrat.



Në një prononcim për Neës 24, Afrim Berisha tregoi detaje nga operacioni i shpëtimit të Alvinit dhe falendëroi të gjithë personat që janë solidarizuar me rastin e tij.

Ai ka zbuluar se i biri është mirë por pak i trembur pasi nuk e ka ditur se ku po e dërgonin.

“Kam folur me Alvin, më tha ‘babi jam duke ardhur’. I thashë mos u tremb se ata janë shokët e babit”, tha Afrim Berisha.

Ku ndodhet Alvin tani?

Tani është në Damask. Unë jam nisur ta pres në Romë. Nuk kam konfirmim kur mbërrin por po presim.

Shumë faleminderit të gjithë ata që janë marrë me djalin. Si Shqipëria, si Italia. Kanë 5 vjet autoritetet në Milano që merren me mua dhe djalin. Tani e kanë ata në dorë. Faleminderit ambasadorit në Romë, presidentit, kryeministrit. Të gjithëve.

Kush ua dha lajmin?

Lajmin ma kanë dhënë karabinierët e ROS. I kam me video, i kam të gjitha në dorë. Janë duke filmuar çdo gjë që ai bën. Faleminderit kryqit të kuq, gjysmëhënës siriane.

Kush e ka shpëtuar?

Karabinierët ROS anë 15 ditë që janë atje duke u marrë me këtë punë. Kanë shkuar dhe autoritetet shqiptare. Janë marrë kryqi i kuq ndërkombëtar. Gjysmëhëna siriane, të gjithë. Por më shumë karabinierët Ros të Milanos.

Më ka lajmëruar në telefon dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë. Më ka telefonuar dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, e falënderoj shumë.

Si është Alvin?

Mirë thonë por deri sa ta shoh vetë. Kur ecën, ecën pak me këmbën se e ka të plagosur. Por është mirë. Është një doktoreshë që rri me të, deri kur të vijë në Itali. Është e kryqit të kuq. Ka 6-7 muaj që është plagosur.

Kam folur me të në telefon vazhdimisht, nga dje pasdite që ka dalë, nga ora 2 dje ka dalë, e kanë marrë nga kampi. Ma kanë dhënë, kam folur në telefon me të.

Çfarë ju tha Alvin?

Më tha ‘babi jam tu ardh’. I thashë babi është këtu afër, mos u mërzit se ata janë shokët e babit, mos u tremb. Më tha ‘mirë babi unë jam tu ardh’. Mbrëmë në orën 10 kam folur që mbërriti në hotel në Damask. Është i trembur se ai nuk i njeh, nuk e di ku po e çojnë. Mbrëmë fola me karabinierët Ros dhe i thashë babi mos u mërzit se ata janë shokët e babait. Tani po pres që ata të marrin avionin, të shkojnë nga Damasku në Libi dhe në Libi mund të më tregojnë se në çfarë ore do mbërrijë në Itali.

Ju keni dy fëmijë të tjerë?

Kam dy vajza. Vajza e madhe 17 vjeç, e dyta 16. Mezi po presin vëllain. Po presin gjithë shqiptarët. Kam pasur shumë shumë telefonata. Shumë shumë faleminderit gjithë shqiptarëve, kush është marrë me këtë punë.

Cili do ishte mesazhi që mund t’i jepnit të gjithë atyre njerëzve, gjithë atyre prindërve që ndoshta janë në pozitat tuaja?
Kërkoj që siç janë marrë me djalin tim, të merren dhe me të gjithë ata fëmijë që janë atje, të kthehen të gjithë sa më shpejt.

Pas

Arbana Osmani partnere e përkushtuar, mëson dhe regjisorin të gatuajë por ai zhgënjehet: E di që nuk më besoni por…(FOTO)

Para

“Brenda është politika” Artan Hoxha ngre alarmin: Në Shqipëri po qarkullojnë vrasës të huaj

Para
“Brenda është politika” Artan Hoxha ngre alarmin: Në Shqipëri po qarkullojnë vrasës të huaj

“Brenda është politika” Artan Hoxha ngre alarmin: Në Shqipëri po qarkullojnë vrasës të huaj

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar