• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Arrestimi i Redian Rrajës/”Kush është horri tani”, Emiljano Nuhu akuza të rënda Ramës

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Arrestimi i Redian Rrajës/”Kush është horri tani”, Emiljano Nuhu akuza të rënda Ramës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Është bërë një vit nga ngjarja e bujshme e dhunimit të vajzës nga Nikla, Xhisiela Malokut në të cilën u akuzua dhe arrestua djali i deputetit të partisë socialiste, Rrahman Rraja dhe më pas të lirohej  nga dëshmia e vetë vajzës.

Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ai që denoncoi këtë ngjarje, tashmé prej një viti nuk reshti se dënoncuari të arrestuarin dhe shumë anëtarë të tjerë të fisit Rraja për krime të ndryshme.





Së fundmi ka qenë atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja ngjarje për të cilën janë arrestuar shumë persona, një ndër ta Redian Rraja.

Në një intervistë, Nuhu, se ndihet i çliruar sepse e vërteta po zbulohet dhe të gjithë do të marrin dënimin e merituar.

Ai shprehet se nuk ka dijeni lidhjen e gjakut mes Redian Rrajës dhe familjes së deputetit të PS-së Rrahman Rraja, por është mjaft i sigurtë se ata rrinë gjithmonë bashkë dhe kanë të njëjtin aktivitet kriminal. Madjë ish-efektivi shkruan se ka pasur informacion se Redian Rraja është përfshirë edhe në vrasje me pagesë.

Ndër të tjera ish-nënkomisari Nuhu, i cili tashmë është në azil politik pas sulmeve nga qeveria që iu bënë një vit më parë, ka edhe një pyetje për kryministrin Edi Rama duke parë rrjedhshmërinë e ngjarjeve.

“Kush është horri në këtë mes, një nënkomisar që denoncon krimin duke sakrifikuar edhe familjen e tij, apo një kryeministër që mbështet dhe u rreh shpatullat grupeve kriminale,”- shprehet ai.

Intervista e plotë

Sot, kur ka kaluar 1 vit nga denoncimi juaj për fisin Rraja, një nga anëtarët e kësaj familjeje, Redjan Rraja arrestohet nga Policia, pasi akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit, si ndiheni ju që një pjesë e akuzës suaj tashmë provohet?

Unë Redjan Rrajën e denoncova një javë më parë për kërcënimet e bëra ndaj meje. Njëkohësisht i kam dërguar informacion të detajuar mbi rrezikshmërinë dhe aktivitetin e tij kriminal me e-mail zyrtar drejtorit të përgjithshëm të policisë, por nuk pati asnjë reagim. U desh të ndodhte një ngjarje e rëndë, atentat ndaj prokurorit në mënyrë që Rama të ngrejë duart lart dhe të mos mbrojë më këtë grup kriminal. Tani ndihem i çliruar që e vërteta po shkon në vend.

A keni një përgjigjie ju sot për kryeministrin Edi Rama që ju quajti një “horr”, “shpifës”, dhe se e gjithë akuza juaj për fisin Rraja u ngrit pasi ju kërkuat azil?

Unë kam një pyetje për Ramën; Kush është horri në këtë mes, një nënkomisar që denoncon krimin duke sakrifikuar edhe familjen e tij, apo një kryeministër që mbështet dhe u rreh shpatullat grupeve kriminale.

Ju denoncuat asokohe se më 30 korrik 2018, Redjan Rraja iu kontaktoi dhe më pas ju u takuat me të. Në prani të nipit tjetër Ramazanit, ai iu kërcënoi për të ndaluar hetimin e dosjes Xhisiela. Ndërkohë sot, deputeti Rrahman Rraja, thotë se nuk ka lidhje të afërta gjaku me të akuzuarin dhe se nuk i di as banesën. Nga ajo që ju dini, cilat kanë qenë marrëdhëniet e deputetit të PS me Redjan Rrajën dhe familjen e tij?

Unë nuk kam informacion se cila është lidhja e tyre e gjakut, se janë çuna tezje apo çuna daje, pak rëndësi ka kjo. Ajo që është e rëndësishme, është fakti se ata rrinë gjithmonë bashkë dhe kanë të njëjtin aktivitet kriminal.

Si një ish-polic i zonës së Krujës, cili ka qenë aktiviteti i Redjan Rrajës në dijeninë tuaj? Pas dënimit me 8 muaj burg dhe klinikës dentare, cili ka profili i tij për banorët e Krujës?

Aktiviteti i tij kriminal është i përqëndruar kryesisht në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kanabis. Unë kam pasur informacion për përfshirjen e këtij shtetasi edhe në vrasje me pagesë. Nëqoftëse aktiviteti i tij do ishte i lidhur me klinikë dentare, atëherë pse ai do të lëvizte me makinë të blinduar dhe me armë. Të gjithë personat e Fushë Krujës e njohin rrezikshmërinë e këtij personi dhe mbështetjen që ka nga politika.

Më 26 shtator 2018, ish-polici i komisariatit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu denoncoi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Ai akuzoi vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan. Ndërkohë që përmend edhe emrin e Redjan Rrajës si njërin prej personave që e kërcënoi. Redjan Rraja, është sot pas hekurave, si një nga autorët e atentatit të 1 nëntorit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Pas

“I mbaja sytë vetëm ulur”, bashkëshortja e Elvis Naçit tregon momentin e takimit të parë me të

Para

Shqipëria mbetet “pa stadium”/ UEFA heziton të japë dritën jeshile

Para
Shqipëria mbetet “pa stadium”/ UEFA heziton të japë dritën jeshile

Shqipëria mbetet "pa stadium"/ UEFA heziton të japë dritën jeshile

Të Gjitha

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

nga Fast News
20:00 | 15/08/2025
0

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

nga Fast News
19:44 | 15/08/2025
0

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

nga Fast News
19:39 | 15/08/2025
0

Recent News

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

08:00 | 16/08/2025
Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

20:00 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar