• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Aludimet për videon s.eksuale, Aleanca Gjinore për Zhvillim në mbrojtje të zv. ministres: Sa turp për disa media…

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Aludimet për videon s.eksuale, Aleanca Gjinore për Zhvillim në mbrojtje të zv. ministres: Sa turp për disa media…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas disa aludimeve që qarkulluan në media ditët e fundit për një video erotike mes zv.ministres së Brendshme Romina Kuko dhe një ambasadori të huaj në vendin tonë, ka ardhur dhe reagimi i Aleancës Gjinore Për Zhvillim.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, drejtoresha ekzekutive e aleancës, Mirela Arqimandriti e ka cilësuar këtë ngjarje si një turp të madh dhe nuk mund të denigrohet një grua apo një burrë në këtë nivel vetëm për hir të luftërave politike.





Ndër të tjera ajo shkruan se këto artikujt abuzivë të shkruar nga disa “gazetarë” për figura publike kryesisht të gjinisë femërore, janë shkatërruese dhe me pasoja të rënda për cilësinë e demokracisë.

REAGIMI I PLOTE I DREJTORESHES SE ALEANCES GJINORE PER ZHVILLIM MIRELA ARQIMANDRITI

Sot ti, nesër unë, pasnesër një grua tjetër. Për Romina Kuko, zëvendës ministre e brendshme e Shqipërisë dhe sulmet denigruese mediatike ndaj saj.

Shpesh në median shqiptare, nuk ka kufi denigrimi i figurës së njeriut dhe sidomos kur bëhet fjalë për një grua, dhe aq më shumë një grua në politikë, paturpësia nuk mban frerë.
Sa turp! Si mundet të denigrosh një grua apo një burrë në këtë nivel vetëm për hir të luftrave politike?
Kush e bën këtë? Është mëse i qartë niveli i moralitetit të atyre që luajnë këtë lojë si dhe i atyre mediave që përhapin lajmin.
Dihet dhe ndodh botërisht që shpesh tregimet mediatike përqendrohen në familjet e grave, situatën e tyre private dhe seksualitetin dhe shumë më pak në politikat dhe veprimtarinë e tyre publike. Gratë që nuk luajnë role tradicionale femërore kur janë në politikë janë të parat që portretizohen në mënyra negative (Helen Clark, ish Kryeministre e Zelandës së Re).
Seksizmi në media pasqyron seksizmin në shoqëri, dhe disa artikujt të caktuar bëjnë të fillojë gjuetia e shtrigave. Artikuj si këta që qarkullojnë në disa media këto ditë, denigrojnë në mënyrë të padiskutueshme një grua në politikë në sy të publikut të gjerë dhe krijojne mundësi për abuzim gjinor dhe seksual. Habitesh se si njerëz që kanë lexuar vetëm një titull gazete mendojnë që kjo është e vërtetë.

Artikujt abuziv të shkruar nga “gazetarë”, për figura publike kryesisht gra, me ngjyra të theksuara misogjene thuhet se janë “kostoja e të bërit politikë për gratë” dhe është shkatërruese dhe me pasoja të rënda për cilësinë e demokracisë, por në fakt nuk duhet të jetë kështu. Përfitimi politik nuk e justifikon denigrimin e figurave publike. Shqiptare/ët kërkojnë të shohin modele zhvillimi dhe bashkëbisedimi me kundërshtarët politikë dhe media të modernizuara që nuk pranojnë të shesin artikuj denigrues e misogjenë. Është e tmerrshme te mendosh se si disa burra në politikë dhe media ulen dhe mendojnë të përfitojnë politikisht duke denigruar dhe viktimizuar kundërshtarët qofshin gra apo burra. Si duket niveli i moralitetit që zotërojnë nuk u ofron mënyrë të menduari dhe zgjidhje më dinjitoze nëse vërtet janë duke menduar për këtë popull.

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH) synon fuqizimin e grave dhe për të krijuar një të ardhme të barabartë dhe të drejtë për vajzat dhe gratë me të ardhura të ulëta në të gjithë Shqipërinë, duke u përpjekur për t’i nxjerrë nga varfëria dhe përjashtimi.

 

Pas

“Rama ik” tifozët nuk i ndahen kryeministrit, dëgjoni si ‘tërbohen’ në kor gjatë ndeshjes Skënderbeu-Tirana (VIDEO)

Para

Shifër e pabesueshme! Ja sa e kishte rrogën Enver Hoxha gjatë komunizmit

Para
Shifër e pabesueshme! Ja sa e kishte rrogën Enver Hoxha gjatë komunizmit

Shifër e pabesueshme! Ja sa e kishte rrogën Enver Hoxha gjatë komunizmit

Të Gjitha

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

nga Fast News
16:44 | 16/06/2025
0

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

nga Fast News
16:34 | 16/06/2025
0

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

Recent News

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

16:44 | 16/06/2025
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

16:34 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar