• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Betimi Edi Ramës: “Unë do heq kufirin e Shqipërisë me Kosovën”

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Betimi Edi Ramës: “Unë do heq kufirin e Shqipërisë me Kosovën”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Top-Channel e pyeti kryeministrin Edi Rama se Matthew Palmer i dërguari special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, iniciativës së Shengenit Ballkanik i dha pëlqimin e Shteteve të Bashkuara po Bashkimi Europian a e mbështet këtë iniciativë?

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni këtu, Shengeni ballkanik ka qenë dhe dua ta them sepse është historia, një term që për herë të parë e ka përdorur Fatos Nano, kuptohet në një kohë kur u mor si një çmenduri dhe kur mund të konsiderohej jashtë komplet kontekstit të kohës. K





ur unë kam folur për Shengenin Ballkanik në fillim kam ngritur gjithë valët e shqetësimeve dhe gjithë zërat kundër, nga Beogradi deri në Bruksel dhe deri në Washington dhe ato që janë dëgjuar në publik janë shumë më pak se ato që kam dëgjuar unë drejtpërdrejt nga Bruskeli dhe Washingtoni, edhe nga partnerët e tjerë sepse shikohej si një provokim për të hapur kufirin me Kosovën.

Tani nuk ka askush kundërshtim që të flitet dhe për këtë. Ju thashë dhe presidenti i Serbisë e ka hedhur hapin e madh dhe të vështirë, në raport me të dhe e ka hequr veton për kufirin për lëvizjen e njerëzve. Tani këta e duan ta heqin atë kufi apo jo? Apo do vazhdojnë ta heqin duke e thënë dhe duke mos e hequr? Apo do ta heqin me valle shpatash?

Unë do heq kufirin e Shqipërisë me Kosovën dhe do i jap mundësi shqiptarëve nga dy anët e kufirit që kur të kalojnë Morinën t’ju duket sikur shkojnë nga Prishtina në Gjakovë apo nga Lezha në Durrës, të mos shikojnë aty asgjë dhe mos të rrinë të presin me kilometra e kilometra të tëra. Kjo është shumë e thjeshtë. Nëse do të merremi me përmbajtjen, gjithë përmbajtja e kësaj nisme bazohet jo vetëm në dakordësi, por dhe në interesin e njerëzve të zakonshëm të të gjitha vendeve.

Nëse do përdorim simbolet, mitet dhe do të ushqejmë ata që janë të gatshëm që menjëherë të bëhen patriotë në Facebook duke ju thënë si u takuam, kush u takua, pse u takuan dhe duke thënë të gjitha arsyet e gabuara, kjo është përsëri të bësh politikë të jashtme për politikë të brendshme dhe ta bësh politikën e brendshme pre të historive që nuk çojnë asgjëkund. Kjo është mendoj unë.

Sa për bashkimin kombëtar, bashkimi kombëtar sipas meje vjen ashtu siç e kam thënë dhe vjen vetëm përmes integrimit të rajonit, të rajonit me BE-në, të vendeve tona me BE-në dhe të përfshirjes të një familje të madhe europiane dhe jo si një akt apo si një çuarje përpara e një procesi që bëhet gjithmonë e më dritëshkurtër dhe gjithmonë e më i vjetër dhe gjithmonë e më i kotë.

Shqiptarët duhet dhe do të bashkohen si pjesë e proceseve që do të na bashkojnë të gjithëve me njëri-tjetrin si njerëz dhe si qytetarë të këtij kontinenti. Rrugë tjetër nuk ka, nëse duam që ndërkohë njerëzit të rrisin ekonominë e tyre, njerëzit t’i paguajmë shumë më mirë, falë rritjes ekonomike, kushtet për të gjitha shërbimet të përmirësohen duke patur mundësi të investojmë më shumë.

Këto janë gjërat për të cilat unë do ta shtyj këtë nisëm përpara me gjithë fuqinë time dhe këto janë gjërat për të cilat jam i bindur që të gjitha vendet kush më shpejt, kush më vonë, por jo me vite, me muaj do t’i bashkohen kësaj nisme. (Top Channel)

Pas

“Paketa antishpifje”, qeveria injoron ndërkombëtarët

Para

Basha, 90 minuta kokë më kokë me diplomatët e huaj

Para
Basha, 90 minuta kokë më kokë me diplomatët e huaj

Basha, 90 minuta kokë më kokë me diplomatët e huaj

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar