• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vrau Haxhollin për Marsidën/ Bledar Toçi sërish në telashe, nën hetim për një tjetër çështje

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Vrau Haxhollin për Marsidën/ Bledar Toçi sërish në telashe, nën hetim për një tjetër çështje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk kanë të mbarur problemet me drejtësinë për ish-shefin e sigurisë së Brendshme në burgun e Durrësit. Bledar Toçi, që momentalisht ndodhet në qeli si pasojë e vrasjes së Dritan Haxhollit në Kavajë, rezulton të ketë të hapur një çështje tjetër penale në prokurorinë e Tiranës.

Shqiptarja.com mëson se bëhet fjalë për një çështje penale që lidhet me mashtrimin, ku Toçi prej disa ditësh është marrë i pandehur dhe çështja penale kundër tij i ka kaluar për shqyrtim gjyqësor gjykatës së Tiranës. Së bashku me Toçin, janë marrë të pandehur dhe tre persona të tjerë, ku dy prej tyre quhen Edmond Geci dhe Mëhill Geci. Çështja penale është hetuar nga prokurori Bajram Breçani dhe momentalisht të gjithë të pandehurit janë në fazën e gjykimit. Dosja bën fjalë për mashtrimin që Bledar Toçi i ka bërë disa personave, lidhur me shit-blerjen e një automjeti tip “Polo”, e cila ka qenë e vjedhur.



Automjeti është dashur të blihet nga Bledar Toçi, por ky i fundit pasi e ka marrë dhe përdorur si provë për një periudhë dy javore, ka vendosur t’ia shesë makinën e vjedhur një personi tjetër, në një kohë që as vetë nuk e kishte blerë. Lindja e këtij konflikti ka përfunduar në prokurorinë e Tiranës ku pas hetimeve të kryera, është arritur në konkluzionin se Bledar Toçi ka kryer veprën penale të mashtrimit së bashku me 3 persona të tjerë. Toçi momentalisht ndodhet në qeli për akuzën e vrasjes së Dritan Haxhollit, ku si pasojë e përplasjes me armë me këtë të fundit ai mbeti i plagosur me një plumb në qafë. Për këtë ngjarje momentalisht janë të arrestuar dy vëllezërit Toçi, ku Bledari akuzohet për vrasjen e Haxhollit ndërsa vëllai tjetër Benardi, për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Njeriu që u kthye në shkakun e ngjarjes së rëndë në Kavajë me një viktimë, Marsida Qatja gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar në polici se prej kohësh ka pasur marrëdhënie me Dritan Haxhollin.

Lidhja ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht ndarjes, ka deklaruar 30-vjeçarja, muajin e fundit Dritan Haxholli, ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Marsida Qatja e ka refuzuar, por 41-vjeçari e ka shqetësuar përsëri, duke bërë që 30-vjeçarja t’i ankohet Bledar Toçit më 9 tetor 2019. Ky i fundit i ka deklaruar asaj se “këtë problem do ta zgjidhte ai me Dritanin”. Në mbrëmjen e datës 9 tetor 2019 Bledar Toçi ka shkuar në banesën e Marsidës dhe ka qëndruar së bashku me të, në prani edhe të Xhuljo Biturku, fqinj dhe shokë me Marsida Qatja si dhe Ermir Çela, shok i saj. Rreth orës 23: 30 tek banesa e Marsida Qatja ka shkuar Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një armë zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së e cila ndodhet në katin e parë të pallatit.

E ndodhur nën presionin e ish-të dashurit të saj, Marsida Qatja ka komunikuar me Haxhollin, duke i thënë që të vinte brenda për tu sqaruar dhe në vijim ajo ka hapur derën  e banesës së saj dhe në këto momente është futur në derë me armë në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej Bledar Toçi. Dritan Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të tij duke plagosur atë ku në këto momente Bledar Toçi ka nxjerrë një armë zjarri  pistoletë që kishte me vete dhe ka shkëmbyer zjarr me Dritan Haxhollin i cili ka mbetur i vdekur në vend./ shqiptarja.com

Pas

‘O biznesmene, si stë vjen zor?’ Plas sherri mes Aulona Mustës dhe Rezarta Shkurtës: Kjo është e turpshme…(FOTO)

Para

Dëshmia tronditëse: Edi Rama është dënuar dy herë në Paris (VIDEO)

Para
Dëshmia tronditëse: Edi Rama është dënuar dy herë në Paris (VIDEO)

Dëshmia tronditëse: Edi Rama është dënuar dy herë në Paris (VIDEO)

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar