• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Vetëvendosja dhe LDK bien dakord, ja sa do të jetë numri i ministrive në qeverinë e Kosovës

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Vetëvendosja dhe LDK bien dakord, ja sa do të jetë numri i ministrive në qeverinë e Kosovës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe partia Lidhja Demokratike e Kosovës kanë rënë dakord në parim që qeveria e re mos të ketë më shumë sesa 12 ministri.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë për EO, se nuk është diskutuar se cilat ministri do duhej t’i takonin VV-së e as LDK-së.



“Jo në fakt kemi biseduar vetëm për numrin e ministrive, në parim jemi dakorduar që të kemi jo më shumë se 12 ministri. Në takimin e parë nuk ka pasur refuzime por do t’i quaja spekulime të gjitha ato të cilat kanë qarkulluar në medie për shkak se asnjëherë nuk na ka ardhur një kërkesë nga LDK-ja për 7 ministri. Aty jemi dakorduar vetëm që Kosova të ketë 12 ministri dhe është e qartë prej tyre u takojnë komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë, dhe prandaj ne do ta respektojmë këtë dispozitë kushtetuese. Për të tjerat nuk është diskutuar, as sa ministri do t’i ketë VV-ja e as LDK-ja”, ka thënë Haxhiu për EO.

Këtë ide për zvogëlimin e qeverisë po e përkrahin analistë politikë.

Armend Muja, njohës i çështjeve politike, thotë se Kosova në të kaluarën ka pasur një ndër qeveritë më të mëdha në rajon, teksa këtë të fundit e quan “qeveri kineze”. Thotë se zvogëlimi në 12 ministri është rikthim në normalitet.

Është reformë kjo që po pritet të ndodhë me 12 ministri, është vetëm kthim në normalitet, se siç e dini në të kaluarën kemi pasur një qeveri “kineze”, kemi pasur ministri që janë shtuar qëllimisht vetëm për të akomoduar interesa politike, pra ka pas një qeveri e cila nuk i ka shërbyer qëllimit përfundimtar siç është përmirësimi i shërbimeve qytetare ose zhvillimit ekonomik. Disa ministri janë burimore dhe nuk do të ndryshohen, mirëpo disa prej tyre do të kthehen në normalitet”, ka thënë Muja.

Shuarja e disa dikastereve të qeverisë, do të lë pa punë shumë persona. Por kjo sipas Mujës nuk do duhej të shihej problem, pasi që shumë prej tyre janë lojal të politikës.

“Natyrshëm janë 83 mijë shërbyes civilë që janë pak në drojë por unë nuk besoj se gjithë këta kanë nevojë që të shqetësohen. Unë mendoj se 1 për qind i tyre do të duhet të shqetësohen sepse mënyra është shumë legjitime, kanë ardhë përmes premisave me lojalitetin politik dhe shkojnë përmes lojalitetit politik. Pjesa dërmuese e tyre, unë nuk shoh kurrfarë sfide për ta.

Qeveria Haradinaj është konsideruar si më e madhja që Kosova ka pasur ndonjëherë me 21 ministri dhe afër 80 zëvendësministra kështu duke u bërë edhe struktura më e madhe në Ballkan.

Përvec numrit të madh, Qeveria Haradinaj do të mbahet mend edhe për rritjen më të lartë të pagave për kabinetin e tij qeveritar./ reporteri.net

Pas

Shi apo diell? Zbuloni si do të jetë moti ditën e sotme

Para

“Po, jam gay!” grimieri shqiptar e pranon publikisht: Do bëhem me fëmijë dhe pikë!

Para
“Po, jam gay!” grimieri shqiptar e pranon publikisht: Do bëhem me fëmijë dhe pikë!

“Po, jam gay!” grimieri shqiptar e pranon publikisht: Do bëhem me fëmijë dhe pikë!

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar