Protesta e sotme për Kopshtin Botanik ka nxitur mjaft debate midis kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe rektorit të Universitetit të Tiranës,Mynyr Koni.
Rektori gjatë fjalës së tij në protestë eshtë shprehur kundër kalimit në administrim të Bashkisë së Tiranës.
Në një mbledhje kabineti të organizuar për maratonën, Veliaj doli nga tema duke u fokusuar në protestën që po zhvillohet para Gjykatës Administrative për kalimin e Kopshtit Botanik në administrimin e Bashkisë.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj ironizoi stafin akademik duke mos harruar pa përmendur edhe rektorin Koni, i cili sipas tij ishte takuar me të në zyrë.
“Këta mblidhen vetëm për tendera. Jam takuar disa herë me Mynyrin, jemi përqafuar. Ata do të kenë mundësi që të bëjnë shkencë aty. Do bëhet që t’ja vlejë që të bëhet shkencë. Mblidhuni njëherë për shkencë, pastaj protestoni. Unë në dallim nga Mynyri nuk jam legen që e jap fjalën dhe e kthej. Ishte në zyrën time dhe ramë dakord ,kishte dëshmitarë. I dha urdhër partia dhe ktheu fjalën. Tani Mynyri merr 5 mijë leksha për fotot e nuseve tek Kopshti Botanik. Këta janë një tufë me avdallë dhe nuk e bëjnë dot këtë punë,”-tha Veliaj.