• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

UMSH sjell në Tiranë politikën e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
UMSH sjell në Tiranë politikën e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, në kuadër të 10-vjetorit të themelimit dhe të vet, ka organizuar konferencën shkencore ndërkombëtare me titull “Politika e SH.B.A. në Ballkanin Perëndimor”. Të ftuar të shumtë, nga vendi dhe bota, ishin të pranishëm në ceremoninë hapëse të këtij eventi.

Mes tyre spikaste prania e ish-këshilltarit special të Departamentit të Shtetit dhe një prej arkitektëve të procesit të paqes që çoi në firmosjen e Marrëveshjes së Dejtonit, z. Daniel Serwer, sot profesor në Shkollën prestigjioze “John Hopkins” në Uashington. Bashkë me të, i ftuar tjetër special ishte z. Thomas A. Shannon, ish-nënsekretar për çështjet politike në Departamentin e Shtetit.





Në fjalën e vet të hapjes, themeluesi i UMSH-së dhe njëkohësish president i nderit i këtij institucioni, Prof. Dr. Anastas Angjeli, theksoi rëndësinë që zhvillimet e shumta politike dhe diplomatike të dekadës së fundit në Ballkanin Perëndimor të shqyrtohen nëpërmjet prizmit studimor. Ai u shpreh se një qasje e tillë, e cila kërkon një bashkëpunim të vazhdueshëm mes sferës akademike dhe instancave vendimarrëse, merr një rëndësi të veçantë në epokën aktuale.

Hapjen e punimeve të konferencës e përshëndetën gjithashtu përfaqësues të ndryshëm të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.S.Znj. Leyla Moses-Ones u shpreh besimplotë për të ardhmen e Shqipërisë dhe synimeve të saj euro-integruese. Në këtë drejtim ajo siguroi mbështetjen e prerë të SHBA-ve për politikën e jashtme shqiptare, duke mos kursyer termat më bujarë për qëndrimin diplomatik të Tiranës kundrejt përfshirjes ruse, kineze apo dhe iraniane në rajon.

Në të njëjtën linjë vazhdoi dhe Prof. Daniel Serwer. Vëmendja e tij u përqëndrua në nevojën e një fryme të re, më efektive, në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi. Ai gjykoi se çfarëdolloj plani për ndryshimin e kufinjve në Ballkanin Perëndimor do të ishte fatal. Ai gjykoi se pavarësisht rrethanave të përkohëshme, ardhmëria e Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbetet e qartë.

Ish-nënsekretari i Shtetit, z. Thomas Shannon u shpreh se Shqipëria ka miq të mëdhenj në Kongres dhe në qeverinë amerikane.

E pashmangshme që Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, të përmendte edhe zhgënjimin e Shqipërisë për vendimin e moshapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Duke përshkuar bashkëpunimin e frytshëm mes Tiranës dhe Uashingtonit në ndërtimin dhe zbatimin e reformave të mëdha të viteve të fundit, ai e quajti këtë marrëdhënie si një shembull jo vetëm për rajonin, por dhe për vetë Brukselin.

Më pas ndoqën të tjera kumtesa personalitetesh të shkencës dhe veprimtarisë publike, nga jashtë dhe vendi, si Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sh.T.Z. Luigi Soreca, ish-Ministri i Jashtëm i Kroacisë, z. Miomir Zuzul, eksperti amerikan i çështjeve të sigurisë, z. Kurt Thormahlen, si dhe drejtuesit e lartë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Dr. Ksenfon Krisafi dhe Prof. Dr. Paskal Milo, ish-Ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë.

Punimet e konferencës shkencore ndërkombëtare mbi politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor do të vazhdojnë ditën e nesërme në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, ku plot tre panele me studiues nga vendi, rajoni dhe më gjerë do të kumtojnë në lidhje me temën qëndrore të këtij eventi.

Pas

Me disa javë vonesë, zbardhet vendimi për Tahirin: Ja çfarë e shpëtoi ish-ministrin nga akuzat për grup kriminal

Para

Çuditi të madh e të vogël me fjalimin, ja çfarë bëri sot deputetja Majlinda Halilaj para se të futej në Kuvend (FOTO)

Para
Çuditi të madh e të vogël me fjalimin, ja çfarë bëri sot deputetja Majlinda Halilaj para se të futej në Kuvend (FOTO)

Çuditi të madh e të vogël me fjalimin, ja çfarë bëri sot deputetja Majlinda Halilaj para se të futej në Kuvend (FOTO)

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar