• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

U shkarkua 1 vit më parë për abuzim detyre, Ministrja e Drejtësisë e emëron drejtor burgu në Vlorë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
U shkarkua 1 vit më parë për abuzim detyre, Ministrja e Drejtësisë e emëron drejtor burgu në Vlorë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Javën e kaluar Ministrja e Drejtësisë, me metoda tipike komuniste, shkarkoi në grup 12 drejtorë burgjesh në vend.

Shkarkimet u pasuan menjëherë nga emërimet e drejtuesve të rinj. Mes tyre, ra në sy emërimi i Egon Velajt si drejtor i burgut të Vlorës, pasi një vit më parë Ministrja e Drejtësisë e kishte shkarkuar nga drejtorit i Aluiznit në Vlorë për abuzim me detyrën.

Për ironi, shkarkimi i Zotit Velaj ishte propaganduar publikisht, nga Ministrja Gjonaj, si sukses në luftën kundër korrupsionit. Më 15 Prill 2018, Ministrja Gjonaj doli para mediave për të lajmëruar shkarkimin në grup të 46 drejtuesve dhe punonjësve të degës së ALUIZNIT dhe ZRPP-së Vlorë, dhe paralajmërimi me shkrim për një sërë punonjësish të tjerë.

Zonja Gjonaj ia atribuoi këtë sukses në spastrimin e administratës nga punonjësit abuzivë bashkëpunimit me qytetarëve përmes Platformës për Bashkëqeverisjen.

Ministrja nuk i përmendi emrat e të shkarkuarëve por vetëm funksionet e tyre. Mes tyre ishte edhe drejtori i drejtorisë rajonale të Aluiznit, pra Zotin Egon Velaj, të cilin ministrja e akuzoi për legalizimin e paligjshëm të një objekti.

Deklarimi i saj u transmetua drejtpërdrejt nga ERTV dhe u shpërnda me bujë nga Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Mbi këtë akuzë publike të ministres, prokuroria nisi hetimin e 6 personave, midis të cilëve edhe të Zotit Egon Velaj. Në shkurt të këtij viti, prokurori Anton Pali deklaroi se është provuar se grupi ka kryer “shpërdorim detyre” dhe kërkoi dënimin e tyre me burg.

Gjykata do të vendosë nesër më 23 tetor.Por pavarësisht se e kishte shkarkuar, pavarësisht hetimit, pavarësisht akuzës zyrtare të prokurorisë që pritet të vendoset nga gjykata, Ministrja e Drejtësisë e ka deklaruar të përshtatshëm Zotin Velaj për të drejtuar burgje.

Më datën 11 shtator, ministrja botoi në faqen e saj zyrtare ‘listën e kandidatëve për drejtues, të cilët kualifikohen për fazën e testimit me shkrim, pas verifikimit të kritereve ligjore të parashikuara’, mes tyre është edhe i pandehuri Velaj.

Nuk dihet se si Zoti Velaj i shpëtoi vlerësimit të kritereve ligjore, duke qënë i akuzuar në një proces penal, por tashmë dihet se ai e ka kaluar me sukses provimin me shkrim.

Pesë ditë më parë ai u emërua drejtor i burgut të Vlorës, rreth një vit e gjysëm pasi u shkarkua nga e njejta ministre për abuzim me detyrën.Ky rast tregon se shkarkimet e bujshme të drejtuesve të institucioneve, veçanërisht shkarkimet kolektive, në bazë të ankesave dërguar së ashtuquajturëas “platformë e bashkëqeverisjes”, janë vetëm një shfaqje propagandistike.

Pas

Gabimet në fjalime/ Rudina Hajdari: Kam emocione, por do të përmirësohem, Majlinda gjithashtu

Para

Kuçovë/ Vetëhelmohet nëna e tre fëmijëve, ja cilat ishin fjalët e fundit të saj

Para
Kuçovë/ Vetëhelmohet nëna e tre fëmijëve, ja cilat ishin fjalët e fundit të saj

Kuçovë/ Vetëhelmohet nëna e tre fëmijëve, ja cilat ishin fjalët e fundit të saj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar