Një krim i tmerrshëm ka ndodhur sot paradite rreth orës 11.30 në periferi të Romës (Nettuno) në Itali.
Sipas mediave italiane një shqiptar 50 vjeçar ka vrarë me çifte kunatin e tij.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të vazhdueshme në familje.
Gjithcka nisi pas një sherri mes viktimës dhe kunatit të tij, i cili në gjaknxehtësi e sipër e ka qëlluar për vdekje.
Kanë qenë fqinjët të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Sipas të dhënave viktima është i moshës 45 vjeçare, ndërsa autori 50 vjeçar, i cili ka rënë në prangat e policisë.
Identiteti i viktimës dhe autorit nuk bëhet i ditur.