• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Trafiku i drogës Shqipëri-Turqi, Zëri i Amerikës zbulon detaje të reja

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Trafiku i drogës Shqipëri-Turqi, Zëri i Amerikës zbulon detaje të reja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia greke dha të martën të dhëna zyrtare lidhur me operacionet ndaj një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, anëtarët e të cilit ishin përfshirë në transport të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria, përmes Greqisë në Turqi në shkëmbim të sasive të heroines që kalonte po nga Greqia për në Shqipëri.

Drejtori i Sigurisë së Atikës, Petros Xheferi tha për gazetarët se gjatë operacioneve janë arrestuar 4 anëtarë të rrjetit dhe janë sekuestruar 1,172 kilogramë marijuanë e papërpunuar. Ndërsa Drejtori i Zyrës së Prokurorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafikimit të Drogave Spyridhon Evangjelidhis tha se operacionet në tokë, në det dhe me mjete nga ajri janë kryer në bashkëpunimin e Rojës Bregdetare Greke, Policisë Greke dhe Frontex-it për goditjen e skafeve me shpejtësi të lartë që trafikonin drogë.

Operacionet sipas prokurorit nisën më 25 shtator pas evidentimit të dy motoskafëve që përpiqeshin të transportonin drogë në brigjet turke në zonë e Egjeut Verilindor. Efekti i parë ishte bllokimi i njërit skaf me shpejtësi të lartë dhe arrestimi i tre shtetasve shqiptarë në bord. Katër ditë më vonë sipas prokurorit u gjet edhe skafi i dytë me një person në bord.

Më 30 shtator roja bregdetare greke zbuloi në një shpellë në ishullin e pabanuar ‘Piper’, në zonën detare të Sporadhes , sasinë e madhe të marijuanës që e kalonte një ton. Zëdhënësi i Policisë Greke Teodoros Kronopulos tha se operacioni përbënte një rast të goditjes së rrjetit që përfshinte trafik droge dhe veçanërisht transportimin e marijuanës së papërpunuar nga Shqipëria përmes Greqisë në Turqi dhe transferimin e heroinës nga Turqia në Shqipëri po përmes Greqisë duke përdorur skafe me shpejtësi të lartë.

Nga të dhënat hetimore rezulton sipas zëdhënësit të policisë greke se përzgjedhja e skafeve me shpejtësi të lartë ishte për t`i bërë ato të afta për transportimin e sasive të mëdha të marijuanës së papërpunuar.

Skafet kishin gjithashtu të instaluar motorë shumë të fuqishëm për të zhvilluar shpejtësi shumë të mëdha ndërsa kishin siguruar edhe depozita karburanti që të mund të udhëtohej në distanca të gjata dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të mos arrinin ti ndalonin.

Rrjeti, sipas zëdhënësit të policisë greke, përzgjidhte persona me eksperiencë dhe të aftë të drejtimit të mjeteve lëvizëse në det të cilët zgjidhnin mot shumë të keq mundësisht me stuhi dhe erë të fortë mbi 5-6 ballë për të kryer transportimin e sasive të narkotikëve.

Sipas zëdhënësit të policisë greke trafikantë transferoni shumicën e sasive të papërpunuara të marijuanës në brigjet turke dhe më pas e shkëmbeni me sasitë e heroinës. Policia greke tha se ka zbuluar komunikime përmes aplikacioneve në internet të rrjetit dhe ka sekuestruar prova të tjera.

Tre nga të arrestuarit do të dalin përpara gjykatës në Mitiliny ndërsa një nga të arrestuarit në Volos. /VOA

Pas

Ervin Salianji: E ka ves, pasi i përdor njerëzit, i shet

Para

Shkelje me detyrën/ Arrestohet drejtori i Kadastrës në Durrës

Para
Shkelje me detyrën/ Arrestohet drejtori i Kadastrës në Durrës

Shkelje me detyrën/ Arrestohet drejtori i Kadastrës në Durrës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

nga Fast News
16:45 | 14/11/2025
0

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Recent News

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

16:45 | 14/11/2025
Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar