• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Të rinjtë e kualifikuar përballë realitetit në Shqipëri: Nuk do doja kurrsesi të kisha lindur këtu

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Të rinjtë e kualifikuar përballë realitetit në Shqipëri: Nuk do doja kurrsesi të kisha lindur këtu
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Jani ka mbaruar prej disa vitesh studimet e larta në Universitetin e Tiranës dhe si shumë të rinj të tjerë, dëshiron që të largohet nga Shqipëria.

Ai ka tentuar në formë të vazhdueshme, prej vitesh tashmë, të fillojë një jetë larg vendlindjes por kundrejt dëshirës dhe nismave të marra nuk ka mundur të shpërngulet në një shtet më të zhvilluar. I pyetur rreth vështirësive që has në realitetin e përditshëm, Jani ndan përvojat që i pamundësojnë pasjen e një jetese dinjitoze.



“Ndryshe nga shumë vende perëndimore që shumicën e kushteve bazike të jetës t’i siguron shteti, në Shqipëri duhet të mendosh për të gjitha vetë, duke filluar me ujin, dritat, rrugën e lagjes, zhurmën e komshiut e gjëra të tjera banale por që janë shkaku më thelbësor i stresit“, shprehet Jani i cili i bazon konstatimet e tij në përvojat jetësore jashtë territorit të Shqipërisë për periudha të shkurtra kohore.

Në fakt, Jani nuk është i vetëm në tentativën e tij për t’u larguar. Në vitin 2016, Pew Research e listoi Shqipërinë të parin në kontinentin Evropian përsa i përket aplikimeve në lotarinë amerikane. Në atë vit, 13% e shqiptarëve kishin plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, duke u ndjekur më pas nga shtete si Moldavia apo Armenia.

Teksa Jani artikulon problemet të cilat e shqetësojnë, ai e shpjegon Shqipërinë si një hapësirë gjeografike e cila më së shumti i përngjan një spitali psikiatrik.

“Me keqardhje e them por në shoqërinë e ngushtë shpesh shprehem që ne si vend jemi i tëri një spital psikiatrik por në mungesë të shtretërve na lënë të flemë nëpër shtëpitë tona“.

Pak muaj më parë, Geni la punën në një lokal të zonës ku banonte dhe u largua nga Shqipëria. Ai ka emigruar në një shtet tjetër të Evropës pasi padrejtësitë e ushtruara ia kanë vështirësuar gjetjen e një pune dhe përballimin e kostove të jetesës. Geni është aktivist i shoqërisë civile dhe pikërisht kjo e ka penalizuar në ushtrimin e profesionit të tij.

“Te portali për mësues më erdhi radha për tu punësuar por deputeti zonës më bllokoi prej aktivitetit tim me shoqërinë civile, protestat me studentët dhe më cilësoi si simpatizant të Partisë Demokratike, kur në fakt nuk jam“, tregon ai teksa e përcakton këtë ndodhi si vendimtare në inicimin e procesit të ikjes nga vendlindja.

Politikbërësit në këndvështrimin e Genit janë individë të cilët shfaqin interes për qytetarët vetëm gjatë fushatës zgjedhore dhe më pas, problematikat e tyre nuk merren më në konsideratë.

“Mentaliteti i politikbërësve shqiptar është i tillë që: interesohu vetëm 1 muaj fushatë për t’i marrë votën dhe pastaj braktisi fizikisht, mendërisht, harro çfarë ke premtuar“, shpjegon ai gjatë intervistës.

Një tjetër i ri, Toni, sapo ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Pas një jave ai largohet nga Shqipëria për të nisur punë një mujore në Greqi. Gjatë intervistës Toni thekson se mekanizmat politikë e pengojnë meritokracinë, fitimin e vendit të punës dhe njëkohësisht ndan eksperiencat pozitive të hasura në vendet më të zhvilluara.

‘Më ka ndodhur të jem më i vlerësuar jashtë Shqipërisë. Në vende ku propaganda nuk është kaq e ngurtë dhe e kornizuar se këtu“, artikulon ai.

Dorjana është një vajzë e cila  jeton në Tiranë prej vitesh tashmë. Ajo e shikon thuajse të pamundur ndryshimin e situatës politike, ekonomike dhe sociale në vendlindjen e saj. Figurat aktuale të politikës, nga të dyja partitë, sipas Drojanës kanë pasur role drejtuese gjatë gjithë procesit post-komunist dhe kanë treguar se në fakt nuk punojnë në të mirë të qytetarëve.

“Nuk mendoj se do të përmirësohet për sa kohë ne udhëhiqemi nga njerëz me moral të ulët, të cilët dinë vetëm te vjedhin, që na krijojnë pasiguri dhe nuk krijojnë kushtet për të pasur rritje ekonomike në vend“, konstaton Dorjana, e cila është diplomuar prej kohësh por nuk e ushtron profesionin e saj.

Prej më se dy vitesh Elvana ka mbyllur ciklin master pranë Universitetit të Tiranës. Në pamundësi për të gjetur punë në profesion ajo gjendet e punësuar në një sektor privat. Elvana tregon se puna aktuale nuk ka të bëjë aspak me formimin e saj dhe se pagesa mujore nuk i mjafton për të mbyllur shpenzimet mujore.

“Prej kohesh punoj në një punë e cila nuk ka lidhje fare me formimin tim akademik dhe për më tepër paguhem me një pagë minimale me te cilën mbyll vetëm një pjesë të shpenzimeve mujore“, shprehet ajo gjatë intervistës së dhënë.

Në vijim të intervistës Elvana thotë nuk do donte të kishte lindur në Shqipëri dhe se do bëjë të pamundurën që e ardhmja e fëmijëve të saj të zhvillohet në një shtet tjetër.

“Nuk do doja kurrsesi të kisha lindur këtu, e në vazhdim do kujdesem që femijët e mi të mos lindin po këtu. Do doja qe t’ju siguroja një të ardhme më të sigurt e  cilësi jetese më të kënaqshme“, përfundon ajo.

Humbja e personave të kualifikuar në Shqipëri është një problem i cili është evidentuar nga hulumtime dhe shifra të vazhdueshme. Sipas një studimi të kryer nga UNESCO, Shqipëria është në listën e shteteve të cilat kanë mbi 20% të të diplomuarve jashtë vendit të origjinës. Kjo, sipas raportit Raporti për Monitorim të Edukimin në Rang Global ka ndikim negativ në shtetet përkatëse pasi kanë humbje të anëtarëve të cilët janë të kualifikuar dhe mund të japin kontribut pozitiv në shoqëri.

*Emrat janë ndryshuar për të ruajtur konfidencialitetin e të intervistuarve

Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

Pas

Arrestimet te Unaza e Re, Gjykata jep vendimin për Klevis Balliun dhe 9 personat e tjerë

Para

“Ma dogji fëmijën me spec dhe e lidhi” nëna denoncon edukatoren ‘monstër’, si e nxorri zbuluar SMS e pronares

Para
“Ma dogji fëmijën me spec dhe e lidhi” nëna denoncon edukatoren ‘monstër’, si e nxorri zbuluar SMS e pronares

“Ma dogji fëmijën me spec dhe e lidhi” nëna denoncon edukatoren ‘monstër’, si e nxorri zbuluar SMS e pronares

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar