• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Raiffeisen Bank marrëveshje me Postën Shqiptare për depozitime cash pranë sporteleve të zyrave postare

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Raiffeisen Bank marrëveshje me Postën Shqiptare për depozitime cash pranë sporteleve të zyrave postare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Klientët e Raiffeisen Bank mund të bëjnë depozitime cash pranë sporteleve të Postës Shqiptare. Është ky shërbimi që do të ofrohet pranë sporteleve të zyrave postare pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Raiffeisen Bank dhe Postës Shqiptare.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori i  Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, z. Christian Canacaris dhe Administratori i Postës Shqiptare, z. Laert Duraj.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Raiffeisen Bank i ofron klientëve të saj mundësinë për të kryer transaksione për depozitime cash në llogari të klientëve të bankës apo në llogaritë e personave të tretë (individë dhe biznese të vogla), në zonat e pa mbuluara nga rrjeti i degëve/agjencive.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje Drejtori i  Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Z. Christian Canacaris u shpreh: “Jam shumë i lumtur që pas një pune gati 1 vjeçare nga të dy ekipet, me një dedikim shumë të madh, jemi në gjendje të fillojmë punën në 9 qytete pilot pranë degëve të postës. Dhe për koincidence është edhe 15 vjetori i bankës Raiffeisen dhe kjo më bën akoma edhe me të lumtur që të firmosim këtë marrëveshje së bashku.

Do të doja të theksoja se kjo marrëveshje midis dy institucioneve është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të gjatë midis Raiffeisen Bank dhe Postes Shqiptare. Edhe njëherë dua të falënderoj të dy ekipet, atë të Raiffeisen dhe të Postës për bashkëpunimin e tyre, që e bënë të mundur finalizimin e këtij momenti”.

Në fjalën e tij Administratori i Postës Shqiptare z. Laert Duraj u shpreh: “Kjo marrëveshje midis Postës Shqiptare dhe Raiffeisen Bank, në thelb ka kryerjen e shërbimeve të depozitimeve cash në sportelet e Postës Shqiptare, për llogari të Raiffeisen Bank, në 9 qytete që banka nuk ka degë të saja. Jam i bindur që ky është hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë që Posta Shqiptare dhe Raiffeisen Bank do të kryejnë së bashku, për të ofruar një sërë shërbimesh për qytetarët, duke përfshirë të gjithë gamën e shërbimeve financiare që do të mundemi të ofrojmë.

Jam shumë i lumtur që me Raiffeisen Bank po firmosim brenda një kohe të shkurtër marrëveshjen e dytë të bashkëpunimit, e cila për Postën Shqiptare përfaqëson një sfidë të kaluar me sukses, pas muajve të gjatë përgatitje të stafit. Posta Shqiptare tregoi që i përmbush të gjitha standardet e Raiffeisen Bank dhe sot konkretizuam këtë marrëveshje shumë të rëndësishme bashkëpunimi për të dyja palët”.

Faza e parë e bashkëpunimit do të aplikohet në 9 zyra postare, në qytetet Memaliaj, Këlcyrë, Poliçan, Fushë-Arrëz, Shëngjin, Rrogozhinë, Maliq, Belsh dhe Delvinë.

Pas

Plagosi me kallash biznesmenin në Kavajë, autori përfundon në psikiatri. Zbardhet dëshmia: E bëra sepse..

Para

“Kemi mandat qesharak” shpërthen Maliqi: Nuk na zgjodhi populli por kryetarët, ndryshoni sistemin ose do ikim të gjithë, unë i pari

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

Recent News

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025
Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

19:20 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar