• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Profil/ Nga burgjet e Serbisë te krijimi i ‘Vetëvendosjes’, njihuni me ‘rebelin’ që do të drejtojë Kosovën

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Profil/ Nga burgjet e Serbisë te krijimi i ‘Vetëvendosjes’, njihuni me ‘rebelin’ që do të drejtojë Kosovën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Albin Kurti është lideri i “Vetëvendosjes”, partisë politike e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën ditën e djeshme në Kosovë.

Lëvizja “Vetëvendosje” e Kosovës u shpall fituese me 197.966 vota ose në total 25.79%.



Mbrëmjen e djeshme Albin Kurti mori pjesë në festime në sheshin kryesor të Prishtinës, ndërkohë që mësohet se ai ka nisur punën tashmë për të formuar qeverinë e re, teksa i ka bërë ftesë për të formuar koalicionin edhe kandidates së LDK, Vjosa Osmani.

Gjithnjë kundër rrymës, Albin Kurti është parë si nacionalist dhe idetë e tij i ka luftuar gjithnjë në opozitë për 14 vite me radhë.

Albin Kurti ka organizuar shpesh protesta kundër qeverive, dhe pas burgut në Beograd, ai ka qendruar edhe në qelitë e Kosovës së pasluftës.

Simbolet e shtetit të Kosovës, Albin Kurti nuk i ka mbështetur por përsëri deklaroi përpara disa javësh se nëse do të bëhet kryeministër ai nuk do t’i heqë nga zyra këto simbole.

“Unë si kryeministër nuk do ta heq flamurin e Kosovës nga zyra. Unë kam qenë i indinjuar kur flamuri i Kosovës nuk është lejuar me qenë me referendum, nuk është leju që me qenë ngjyra e kuqe e as shqiponja. Pika jonë ma e forta është se ata që e kanë valëvit flamurin deri tash e kanë vjedhë ardhmërinë tonë do të shkojnë në shtëpi”, tha ai.

POR KUSH ESHTE ALBIN KURTI? (PROFIL)

Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Pas arsimimit bazë (1981 deri 1989) dhe më tej atij të mesëm (1989 deri më 1993) në Prishtinë vazhdon studimet. Në rezistencë kundër Milosheviçit në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare.

Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore dhe të pa dhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviçit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviçit.

Me fillin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës.

Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi.

Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe.

Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë.

Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: “Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviçit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim“.

Kur u dënua, ai tha: “Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj.”

Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile

Pas çlirimit

Ai punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën “Drejtimet e reja” të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003. Në këtë mënyrë KAN e siguroi vazhdimësinë me anë të një fillimi të ri. KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision kishin ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive. Aktivitetet përqendroheshin në tri fusha kryesore: çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN përbehej edhe prej shumë anëtarëve ndërkombëtarë.

Më 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën Jo negociata, vetëvendosje, që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen vetëvendosje! Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të pa dhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstratat masive.

Shërbimi Policor i Kosovës në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare arrestoi, burgosi dhe dënoi qindra aktivistë, ndër ta edhe Albinin. Lëvizja vetëvendosje! kërkon referendum gjithpopullor në Kosovë, si e vetmja zgjidhje e drejtë paqësore për të vendosur statusin e Kosovës. Lëvizja arsyeton se vetëm me referendum si ushtrim i të drejtës për vetëvendosje mund të realizohet një zgjidhje demokratike e vërtetë. Në vend të negociatave të cilat mund ta vënë në kompromis lirinë, lëvizja kërkon që populli i Kosovës të ketë mundësi të vendosë për vetveten, si duan të jenë të qeverisur dhe nga kush.

 

Pas

‘Çmendet’ i riu, godet me gërshërë në kokë bashkëmoshatarin, i plagosuri me urgjencë në spitalin e Traumës

Para

Sa kushton një sekondë reklamë në emisionet politike dhe argëtuese në Shqipëri?

Para
Sa kushton një sekondë reklamë në emisionet politike dhe argëtuese në Shqipëri?

Sa kushton një sekondë reklamë në emisionet politike dhe argëtuese në Shqipëri?

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar