• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Pasi u dënua për shpifje, Albana Vokshi paralajmëron skandalin e rradhës për Veliajn

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Pasi u dënua për shpifje, Albana Vokshi paralajmëron skandalin e rradhës për Veliajn
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila e gjobiti me 1 milionë lekë për shpifje kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi.

Voksi e quan absurd këtë vendim pasi sipas saj njëra anë e bën fajtore dhe nga ana tjetër ka rrëzuar kërkesën e tij për të bërë përgënjeshtrim.

Ndër të tjera ish-deputetja paralajmëron duke u shprehur se PD disponon dokumenta të tjerë zyrtarë që vërtetojnë se Veliaj vazhdon të shkelë ligjin duke mbledhur të dhënat personale të prindërve të fëmijëve që regjistrohen në arsimin parashkollor.

“Për këtë jemi duke bërë gati denoncimin dhe padinë kundër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në lidhje me vendimin e padenjë të gjyqtares Laska do të marr çdo hap ligjor për ta zhbërë atë”, shprehet Vokshi.

REAGIMI I PLOTE I ISH-DEPUTETES ALBANA VOKSHI

Disa muaj më parë Partia Demorkatike publikoi dokumenta zyrtarë për të treguar se Erion Veliaj, në shkelje të ligjit, po mblidhte të dhënat personale të prindërve nga kopshtet dhe çerdhet me synim përdorimin e tyre në fushatë elektorale.

Pa bërë asnjë hetim për këtë, në shkelje të çdo procedure të drejtë dhe të paanshme, gjyqtarja Migena Laska nuk i ka dhënë të drejtë mijëra prindërve që shprehin shqetësim për marrjen e paligjshme nga Bashkia e Tiranës të të dhënave të tyre personale, por, në mënyrë të padrejtë, i është nënshtruar pushtetit të Erion Veliajt. Është aq absurd ky vendim, saqë nga njëra anë më bën me faj pse kam denoncuar aktivitetin e paligjshëm të Erion Velisë, nga ana tjetër rrëzon kërkesën e tij që unë të bëj përgënjeshtrim.

Unë jam e qetë, sepse e di që kam mbrojtur interesin publik dhe jam bërë zëri i mijëra prindërve, të dhunuar në të drejtat e tyre nga Kryetari mashtrues i Bashkisë se Tiranës. Në ketë betejë nuk kam për të bërë asnjë hap pas!

As Erion Veliaj, as Edi Rama, as drejtësia e tyre e korruptuar apo e frikësuar deri në palcë me vetingun politik, nuk kanë për të më ndalur dhe nuk kanë për t’ia mbyllur gojën opozitës nga denoncimi i krimeve të pushtetit dhe akteve të tij korruptive.

PD disponon dokumenta të tjerë zyrtarë që vërtetojnë se Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vazhdon të shkelë ligjin duke mbledhur të dhënat personale të prindërve të fëmijëve, që regjistrohen në arsimin parashkollor. Për këtë jemi duke bërë gati denoncimin dhe padinë kundër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Në lidhje me vendimin e padenjë të gjyqtares Laska do të marr çdo hap ligjor për ta zhbërë atë!

Pas

I dogjën “Range Roverin”, kryebashkiaku i Vlorës habit me reagimin: Nuk më intereson…

Para

Gjyqtarët ngrenë alarmin pas fjalëve të Ramës: Po kërcënohet pavarësia e gjyqësorit, të reagojnë ndërkombëtarët

Të Gjitha

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

nga Fast News
16:44 | 16/06/2025
0

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

nga Fast News
16:34 | 16/06/2025
0

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

Recent News

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

16:44 | 16/06/2025
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

16:34 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar