• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

‘Nuk e njihni ju babain tim?’ Si u kap me doza hash.ashi në Tiranë djali i kryebashkiakut të PS

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
‘Nuk e njihni ju babain tim?’ Si u kap me doza hash.ashi në Tiranë djali i kryebashkiakut të PS
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e shtunë Policia e Tiranës ka vënë në pranga djalin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, Enio Alla pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e vogël droge.

Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është 19-vjeçari Enio Alla, djali i Lefter Allës, fakt që nuk ka ngurruar t’ua përmendë policëve në momentin e ndalimit, duke shprehur çudi pse nuk e njihnin.

Enio Alla ka qenë në automjetin e tij, në rrugën “Jusuf Vrioni” pranë shkollës “Vasil Shanto” në momentin kur shërbimet e Forcës së Posaçme “Shigjeta”, i kanë bërë shenjë të ndalojë.

Efektivët i kanë kërkuar që të zbresë nga makina, pasi do ushtrohej një kontroll dhe ai fillimisht i ka kundërshtuar, duke tentuar të shmangë kontrollin. Në këtë moment u ka përmendur atyre emrin e babait të vet, duke i pyetur nëse e njihnin apo jo se kush ishte.

Më pas, u ka thënë se është kryetari i Bashkisë së Bulqizës. Megjithatë, ky fakt nuk është marrë në konsideratë nga shërbimet e Policisë, që kanë vijuar procedurat. Burimet thanë se në momentin e kontrollit, Enio Allës iu gjet me vete një sasi prej 5.2 gramë lëndë narkotike, kanabis sativa.

Pas këtij konstatimi, 19-vjeçari është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku veprimet e mëtejshme janë kryer nga specialistët e Hetimit të Narkotikëve, të cilët vendosën edhe arrestimin e tij në flagrancë.

“Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. A., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 26.10.2019, gjatë pasdites, në rrugën ‘Jusuf Vironi’, nga punonjësit e Policisë të Seksionit të Forcës së Posaçme ‘SHIGJETA 2’, është ushtruar kontroll ndaj shtetasit E.A., gjatë të cilit iu gjet një sasi prej 5.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas

Prona, biznese dhe makina luksi/ Sekuestrohen 3 milionë euro pasuri, goditet grupi kriminal

Para

Para e prona pa fund/ Kush janë 4 ‘bosat’ shkodranë me 3 milionë euro pasuri që u arrestuan në Danimarkë (EMRAT)

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar