Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama se ka qenë ky i fundit që ka shpërblyer drejtuesen e Prokurorisë së Dibrës Esmeralda Cami Keshi me zgjedhjen si anëtare e KLP, pasi ajo ka mbyllur dosjen “184”.
Noka ka deklaruar se emërimi i Keshit në KLP, njëkohësisht kunata e Arben Keshit, një nga të akuzuarit kryesorë për dosjen “184”, i kapur në përgjime, se kjo ishte vetëm paradhënia për të mos ndëshkuar kunatin bandit dhe trafikant për kryeministrin.
Dosja “184” nuk ishte rastësi që shkoi në Dibër sepse kryeprokurorja e Dibrës ishte kunata e kryekriminelit dhe kryeharbutit që bleu votat dhe ndryshoi rezultatin e votimeve në Dibër, Arben Keshit. Nuk është aspak rastësi që sot kjo zonjë zgjidhet dhe në KLP. Sepse nuk ka dy javë që ka shkuar dosja.Krimet e Rënda të masakruara nga Prokurorja Politike e Partisë (Marku) dhe ajo zonja te Krimet e Rënda (Prela) shkatërruan institucionin e Krimeve të Rënda. Siç shkatërruan dosjen e Saimir Tahirit, kështu bënë dhe me “339” dhe “184”. Dosja “184” kishte spec të djegës, ishte kryeministri. Dhe çfarë bënë?
E hoqën nga Krimet e Rënda dhe ja çuan në Prokurorisë së Dibrës ku ishte kjo zonjë që sot paradhënie ka emërimin në KLP për të mos ndëshkuar kunatin bandit dhe trafikant dhe kryeministrin.
Ky është shpërblimi paradhënie për mbylljen e dosjes “184”. A mund të më flasë sot kush për vetting në këtë vend? Partnerët tanë ndërkombëtarë e që kanë investuar kaq vite e shohin këtë gjë? A e kuptojnë që drejtësinë e dosjes “184” do ta bëjë Arben Keshi i akuzuari kryesor për krim elektoral. Ai sot ka në dorë dosjen “184” dhe ai sot u shpërblye me një vend në KLP. Reforma në drejtësi është kthyer në Ramaformë.”, tha Flamur Noka për OraNews.