• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ma dogji fëmijën me spec dhe e lidhi” nëna denoncon edukatoren ‘monstër’, si e nxorri zbuluar SMS e pronares

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Ma dogji fëmijën me spec dhe e lidhi” nëna denoncon edukatoren ‘monstër’, si e nxorri zbuluar SMS e pronares
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Asnjë prind nuk toleron dhe nuk duron qoftë edhe një shpullë ndaj fëmijës së tij. Jo më tepër siç mendohet se mund t’i ketë ndodhur një të mituri, për të cilin e ëma kërkoi ndihmën e Komisariatit nr. 4 dhe më tej deponoi detaje si edhe kërkoi zbardhjen e të vërtetës.

Një burim i sigurt i tha Gazetës “Si” se kallëzimi u dorëzua nga shtetasja Anisa Xhumari, e cila ka denoncuar një edukatore kopshti që pritet të referohet për hetime të mëtejshme për akuzën e keqtrajtimit të të miturit.



Nëna, e cila punon si farmaciste dhe që ka dy fëmijë binjakë të moshës tre vjeç, sipas burimeve shprehet: “Fëmijët e mi i kam regjistruar në kopshtin privat pranë ‘Kodrës së Priftit’.

I dërgova fëmijët si zakonisht në kopshtin privat dhe kur u kthyen, njëri nga fëmijët më tha se njëra nga edukatoret që quhet Romina, i ka djegur gojën me spec. Kontaktova me pronaren F. Kadria dhe ajo e mohoi kategorikisht. Por, në orën 20:43 pronarja gabimisht në vend që t’ia çonte edukatores SMS-të m’i dërgoi mua. Në mesazhe ajo thotë: “I kishin thënë binjakët mamit, por i thashë që nuk e bëri, por që i tha se do ju djeg gojën me spec”.

Siç rezulton pas këtij mesazhi të nisur gabimisht, nëna e dy binjakëve ka shkuar në kopshtin e fëmijëve dhe ka kërkuar të shikojë kamerat e sigurisë me pretekstin “se nuk jam e qetë dhe dua ta shikoj me sytë e mi kamerën”.

Anisa Xhumari shton: “Pashë kamerat dhe pashë Rominën duke e goditur fëmijën tim me shpullë në faqe,  e uli me forcë në karrigen e bukës, e lidhi me rripin e karriges dhe pastaj shkoi në kuzhinë. E pashë me një spec në dorë që tentonte t’ia fuste fëmijës në gojë dhe fëmija i trembur përpiqej ta largonte specin”.

Në denoncimin që Gazeta “Si” disponon, ajo tregon më tej se kamerat tregojnë sesi më pas në dhomë hyn pronarja dhe e merr fëmijën duke e larguar.

Agjenti pyet: A mund të na thoni se përse e ka bërë këtë veprim Romina?

Anisa: Këtë veprim e ka bërë, pasi vajza ime ka kafshuar një fëmijë.

Agjenti: A kishte shenja fëmija juaj nga kjo dhunë?

Anisa: Jo, nuk kishte.

Agjenti: A keni pasur raste të tjera të dhunës në këtë kopsht?

Anisa: Jo nuk ka pasur, është hera e parë.

Agjenti: A mund të na thoni nëse i keni pamjet filmike?

Anisa: Jo, nuk i kam dhe nuk e di nëse janë fshirë, por kamerat i pashë vetë.

Agjenti: A mund të na thoni pse erdhët me vonesë për ta dorëzuar kallëzimin?

Anisa: Sepse fillimisht vendosa t’i bëja vetë hetimet dhe verifikimet.

Agjenti: A mund të na thoni a keni probleme me pagesat dhe a i çoni më fëmijët në këtë kopsht?

Anisa: Jo, nuk kam pasur asnjëherë probleme me pagesat dhe fëmijët e mi nuk i çoj më në këtë kopsht, sepse ndërrova menjëherë kopsht.

Policia, në vazhdën e veprimeve që po kryen, ka thirrur dhe pyetur pronaren e kopshtit që siç kuptohet nga dosja që Gazeta “Si” disponon ekskluzivisht, ajo i përshkruan dy vajzat e vogla binjake si shumë të vështira.

Fatbardha: Anisa ka dy vajza shumë të vështira dhe ato kanë pasur problem me fëmijët e tjerë. Atë ditë njëra prej tyre kafshoi një vajzë pesëvjeçare në krahë. Njëra nga edukatoret e mori vajzën dhe e uli në karrige dhe duke i thënë pse e kafshove, i tha ‘do ta djeg gojën me spec’, por në fakt ajo nuk kishte asgjë në dorë.

Policia e ka pyetur edhe për mesazhin në WhatsApp dhe ajo është justifikuar se ia kishte nisur pa dashje Romina dhe pa dashje ia kishte nisur të ëmës. Por nuk ka asgjë për të dyshuar shton pronarja.

Agjenti: A mund të na thoni a i keni pamjet filmike që Anisa thotë që i ka parë?

Pronarja: Jo, kamerat e sigurisë kanë dy muaj që nuk punojnë. Sa u takon karrigeve që thotë se ka parë që i   kishim lidhur me rrip, janë tri karrige ku ne lidhim fëmijët me rrip sigurimi, pasi janë vetë karriget të tilla, pasi fëmijët janë të vegjël.

Në procesverbal shtohet edhe marrja në pyetje e edukatores Romina Biba, 35 vjeç, e cila këmbëngul se nuk ka ushtruar asnjë gjest dhune ndaj fëmijës së vogël. Por sikundër pohojnë burime pranë komisariatit numër. 4, agjentët do kërkojnë sekuestrimin e kamerave të sigurisë të kopshtit privat dhe pas këqyrjes së telefonit të nënës do rikthejnë edhe mesazhet në WhatsApp të dërguara nga pronarja e kopshtit, mesazhe që më pas janë fshirë prej saj.

Gazeta Si

Pas

Të rinjtë e kualifikuar përballë realitetit në Shqipëri: Nuk do doja kurrsesi të kisha lindur këtu

Para

“Negociatat me Shqipërinë shtyhen për në 2020” Zbardhet dokumenti final për kryeministrat e Bashkimit Europian

Para
“Negociatat me Shqipërinë shtyhen për në 2020” Zbardhet dokumenti final për kryeministrat e Bashkimit Europian

“Negociatat me Shqipërinë shtyhen për në 2020” Zbardhet dokumenti final për kryeministrat e Bashkimit Europian

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar