• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Kosova na dha mësim të vlefshëm” Bushati mesazh të koduar PS: Ishte garë vlerash, jo të fortësh

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Kosova na dha mësim të vlefshëm” Bushati mesazh të koduar PS: Ishte garë vlerash, jo të fortësh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është aktualisht një nga figurat më kritike brenda Partisë Socialiste.

Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë, ku lëvizja “Vetëvendosje” është shpallur fituese me në krye liderin Albin Kurti, Bushati nuk ka ngurruar të shkruajë një mesazh urimi por edhe thumbues për partinë e tij.

Bushati shkruan se Kosova edhe pse vetëm 10 vjet shtet, i ka dhënë një mësim politikës dhe se Albin Kurti Bashkë me Vjosa Osmanin janë kthyer tashmë në një projekt shprese.

Ndër të tjera Bushati shkruan se në demokraci zgjedhjet janë garë vlerash dhe jo të fortësh, duke ‘thumbuar’ kështu haptazi Partinë Socialiste.

REAGIMI I PLOTE I DITMIR BUSHATIT

Erdhi dita, beso! Kosova përqafoi ndryshimin. Sovrani i dha një mandat të qartë Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJA (duke e rënditur atë të parin), dhe Vjosa Osmanit të LDK. Albini dhe Vjosa i dhanë oksigjen Kosovës në opozitë duke demonstruar konsistencë e pathyeshmëri e duke mos u bërë palë me veset e jetës politike që dobësojnë idealin e jetës demokratike. Është kjo arsyeja që sot ato shihen si projekt shprese për të gjithë shqiptarët në rajon, duke na dëshmuar se mund të triumfohet mbi rrënojat e së vjetrës.

Tanimë Albini dhe Vjosa janë përpara një përgjegjësie historike për ta drejtuar Kosovën me dinjitet, dashuri e përkushtim drejt sfidave të shtetkonsolidimit demokratik dhe partneritetit me botën demokratike. Ata kanë përgjegjësinë për të jetësuar besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës shumë të dëshiruar për gjeneratën e Kosovës Evropiane, që e sheh të ardhmen e saj brenda vendit.

Përtej fitorës së Albinit dhe Vjosës, në Kosovë, mbi të gjitha, fitoi standardi dhe kultura demokratike. Procesi zgjedhor, bazuar në një sistem që kombinon disiplinën partiake me mundësinë që ka çdo qytetar për të rënditur kandidatët për deputetë sipas preferencës së tij, sikundër mënyra, korrektesa dhe shpejtësia me të cilën u numërua vota e qytetarëve, ishte një leksion më vete për ne. Kosova, një dekadë shtet, na dha mësime të vlefshme, edhe pse ne e kemi lënë pas një shekull shtet. Në demokraci zgjedhjet janë garë vlerash dhe jo të fortësh. Partitë politike i nënshtrohen konfirmimit të vendimeve nga populli, ku qytetarët kanë mundësi të rëndisin të preferuarit e tyre në listat e kandidatëve për deputetë, çka forcon kontrollin demokratik ndaj vendimmarjes.

Urime Albin! Urime Vjosa! Urime Kosova!
Erdhi dita, beso!

Pas

Intervista e rrallë e Albin Kurtit para 10 vitesh në Tiranë: Flamuri i ri i Kosovës nuk më ngroh, luftuam për atë Kuq e Zi

Para

‘Çmendet’ i riu, godet me gërshërë në kokë bashkëmoshatarin, i plagosuri me urgjencë në spitalin e Traumës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

nga Fast News
09:30 | 05/11/2025
0

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

nga Fast News
09:00 | 05/11/2025
0

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

nga Fast News
08:30 | 05/11/2025
0

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

nga Fast News
08:00 | 05/11/2025
0

Recent News

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

09:30 | 05/11/2025
Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

09:00 | 05/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar