• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Këta janë meshkujt e famshëm që vdiqën duke bërë seks

nga Fast News
6 years më parë
në Lifestyle
0
Këta janë meshkujt e famshëm që vdiqën duke bërë seks
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse seksi konsiderohet si një argëtim dhe jo një mision i vështirë, ka patur shumë njerëz të cilët kanë ndërruar jetë gjatë kohës që po kryenin marrëdhënie seksuale.

Ndër ta renditen edhe disa meshkuj të famshëm.

Më poshtë po ju rendisim disa prej tyre:

NELSON Aldrich ROCKEFELLER (1908-1979) zëvendëspresident i SHBA-ve gjatë kohës së Gerald Ford, vdiq në ’79 në moshën 70 vjeçare për shkak të një infarkti, ndërsa “punonte” në zyrën e tij me asistenten e re në moshë.

FÉLIX FAURE (1841-1899) presidenti i gjashtë i Republikës së Tretë Franceze vdiq ndërsa e dashura e tij, aktorja M.me Steinheil, ishte duke i bërë një seks oral. Rojet dëgjuan një ulërimë që vinte nga dhoma dhe kur hapën derën gjetën gruan në gjendje shoku, por ende në “pozicion”. Aktores ju ngjitën nofkat si “puthja e vdekjes” dhe “pompat vdekjeprurëse”. Zonja e parë e vendit, Marie-Mathilde Berthe Belluo u njoftua vetëm dy orë më pas, ndërkohë që agonia e tij vazhdoi dhe dy orë të tjera. Faure nxori frymën e fundit në krahët e gruas së tij, e cila ishte tradhëtuar mijëra herë, por ndiente për të një përkushtim të madh.

GIOVANNI XII (937-964) Papë i larguar për tradhëti të lartë dhe i famshëm për jetën e tij të shthurur, vdiq nga një atak kardiak gjatë një akti seksual. Sipas një versioni tjetër ai u vra me goditje nga një burrë, i cili e kishte kapur në flagrancë me gruan e tij.

Më kompleks rasti i JEAN DANIELOU (1905-1974), teolog, kardinal dhe anëtar i Akademisë së Francës. U gjet i vdekur në shkallët e një shtëpie ku jetonte një prostitutë pariziene. Hetimet e mëvonshme “zbuluan” që kardinali vizitonte të sëmurë dhe prostituta për mëshirë dhe në shtëpinë e prostitutës nuk gjendej për kënaqësi. Megjithatë duket sikur kjo teori u përhap për të mos njollosur emrin e tij.

ATTILA (rreth 406–453) Attila, mbret i popullit Unni, i njohur si një nga sunduesit më të egër të historisë, ishte i vogël në trup, i shëmtuar dhe i shëndoshë. Pavarësisht kësaj, pati 12 gra dhe vdiq nga infarkti gjatë një akti seksual me një grua shumë të re. Hipoteza është kritikuar nga shumë historianë. Sipas tyre ajo që e vrau Attilën ishte një hemoragji në hundë, e cila e mbyti në gjumë gjatë natës së parë të martesës me Ildikon.

SANI ABACHA (1943-1998) mbi vdekjen e diktatorit nigerian Sani Abacha, në 1998 propaganda u përpoq të trazonte ujrat. Burri pati një atak kardiak me shumë mundësi për shkak të abuzimit me viagra, por në publik u tha që u helmua nga kundërshtarët politikë.

MICHAEL HUTCHENCE (1960-1997) në 1997, trupi i pajetë i Michael Hutchence, lider dhe këngëtar i grupit rrok INXS, u gjet në dhomën e një hoteli në rrethinat e Sidnej, Australi.  DITA raporton se këngëtari kishte vdekur i mbytur gjatë një praktike të autoerotizmit me përdorimin e litarëve (bondage).

DAVID CARRADINE (1936-2009) Dhe aktori amerikan David Carradine vdiq për shkak të një loje erotike. U gjet i pajetë, lakuriq, në një hotel në Bangkok, vdekur me shumë gjasa nga asfiksia gjatë një loje erotike të përfunduar keq.

Pas

Gjendet e pajetë një grua në banesë, dyshimet e para të policisë (EMRI)

Para

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 8

Para
E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 8

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 8

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar