• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kaosi në Kadastrën e Vlorës, si po i kërcënon mafia e pronave drejtorët të japin dorëheqjen

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Kaosi në Kadastrën e Vlorës, si po i kërcënon mafia e pronave drejtorët të japin dorëheqjen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kadastra e Vlorës ka hyrë në një gjendje kolapsi, pasi brenda një muaji kanë dhënë dorëheqjen tre drejtorë të këtij institucioni.

Në zyrat e Agjencisë Rajonale të Kadastrës Vlorë po ndodh ajo që nuk është parë kurrë në asnjë institucion tjetër shtetëror.



Tre drejtorë brenda një muaji japin dorëheqjen dhe shkak është fakti që nuk arrijnë të zbatojnë një vendim të Gjykatës së Lartë, për një pronë në bregdet. I pari që dha dorëheqjen në 9 shtator ishte Florian Almadhi, i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj. Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri të njëjtin akt këtë të martë.

Të gjithë largohen nga drejtimi i Kadastrës me pretekstin e problemeve personale apo shëndetësore, por ngërçi qëndron në zbatimin e një vendimi të Gjykatës së Lartë. Mafia e pronave kërcënon drejtorët të mos e zbatojnë këtë vendim, që ndalon çdo veprim për shitjen ose blerjen e një prone në bregdet dhe ata nuk gjejnë rrugë tjetër, veçse të firmosin dorëheqjen. Vetëlargimet në seri vijojnë ta mbajnë në kolaps situatën në Kadastrën e Vlorës, ku brenda një muaji janë ndryshuar disa drejtorë, nëndrejtorë dhe juristë, fakt që tregon se ky institucion vazhdon të mos funksionojë.

Regjistrimi i kësaj prone në bregdet duket se mban peng ecurinë e të gjithë punës së këtij institucioni. Me një vendim të Gjykatës së Lartë, prona në fjalë duhet të bllokohet e të mos vijojnë procedurat e shitjes apo blerjes, ndërsa më herët Gjykata e Apelit të Vlorës kishte vendosur vijimin e këtyre procedurave.

Për rastin e fundit të dorëheqjes, drejtoresha tashmë e dorëhequr, Elona Hodaj, dhe nëndrejtori, Taulant Canameti, kanë pasur përplasje mes tyre pasi kanë dhënë dy vendime të kundërta mbi pronën. Canameti, sipas burimeve, firmosi bllokimin për pronën në bregdet duke zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Elona Hodaj e anuloi firmën e Canametit me argumentin se nuk e kishte autorizuar.

Kaosi në drejtimin dhe funksionimin e Kadastrës mund të vërehet edhe nga jashtë godinës, rreth së cilës shpesh vihen re efektive civilë të Policisë, që besohet se qëndrojnë aty për sigurinë e institucionit.

LAME: SHERRET NË VLORË, PËR BREGDETIN

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, duke komentuar situatën në Kadastrën e Vlorës, ku forcat të shumta të Policisë mbërritën në këtë institucion për të hetuar mbi përplasjet për pronën në bregdet, u shpreh se Vlora mbetet një nga qytetet më problematike në këtë aspekt.

Lame nga ana tjetër e lidh këtë situatë me vijën e madhe bregdetare të këtij qarku, duke bërë që çështjet ku shumë palë të kenë pretendime për një pronë, të jenë më të shumta se në çdo qark tjetër. “Problematika në Vlorë ka të bëjë me atë të pronave, ndaj dhe sherret janë më të mëdha në Vlorë se në Tropojë. Kjo, për faktin se në Tropojë nuk ka bregdet, jo se janë burra më të mirë”, u shpreh Lame./ Panorama

Pas

Kryemadhi video-mesazh nga Kopshti Botanik: Të bashkohemi, për ta mbrojtur nga specia e Rilindjes

Para

Nis protesta në mbrojtje të Kopshtit Botanik, studentët dhe pedagogët: Është qendër kërkimore, nuk mund ti kalojë Bashkisë

Para
Nis protesta në mbrojtje të Kopshtit Botanik, studentët dhe pedagogët: Është qendër kërkimore, nuk mund ti kalojë Bashkisë

Nis protesta në mbrojtje të Kopshtit Botanik, studentët dhe pedagogët: Është qendër kërkimore, nuk mund ti kalojë Bashkisë

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar