Gazetarja Rudina Xhunga ka komentuar popullaritetin e imamit Elvis Naçi kohët e fundit në Shqipëri.
E ftuar në programin “Provokacija” me drejtues Mustafa Nanon, në momentin që u pyet se a duhet të shqetësohemi për këtë fakt, Xhunga u përgjigj se emisioni i imamit është një nga më të ndjekurit dhe se gëzon popullaritet të madh.
Ndër të tjera Rudina Xhunga shtoi se Elvis Naçi është partia e ardhshme shumë e rëndësishme në Shqipëri.
“Popullariteti i madh është i madh, por tani popullaritet shumë të madh ka edhe Luana Vjollca. Emisioni i saj është një prej më të shikuarave. Pse nuk të shqetëson Luana, por të shqetëson Elvis Naçi? Kë ndikon Luana, kë ndikon Elvis Naçi? Këto janë pyetjet që duhet të bëjmë për audiencën, por Elvis Naçi ka shumë audiencë. Unë kam vënë re në televizionin ku jam në Neës 24 është emisioni më i ndjekur.
Mendoj që konkurron edhe emisione të tjera. Është shumë popullor. Emisioni është i përzierë me bamirësi. Elvis Naçi bën bamirësi. Gjithë ky ujë i sjellë në këtë emision pa asnjë dyshim që të çon diku. Ma do mendja. Unë mendoj, nuk e kam pyetur.
Unë mendoj që Elvis Naçi është partia e ardhshme e rëndësishme në Shqipëri. Madje druaj se të majtën shqiptare do ta konkurrojë ajo parti dhe jo opozita e bashkuar.
Kjo më bën çudi. Si ka mundësi, një vend në dukje laik si Shqipëria ku duken sikur myslimanët e organizuar nuk të shqetësojnë nuk të krijojnë frikë, po nxjerr Elvis Naçin si yll të politikës së ardhshme, ndërsa Kosova nxorri Albin Kurtin yll të saj, atë që ne do kishin nevojë ta kishim mbase. Unë nuk mendoj rastësisht. Unë kam vite në politikë. Arrij t’i ndjej këta njerëz të kuptoj si do venë gjërat. Ne nuk kemi kohë të merremi me të se duam të sqarojmë kush e ka fajin Macroni apo Rama, por rrugës do na vijë sqarimi. Ai nuk është vetëm një imam.
Është një yll televiziv mos ta harrojmë. Bën bamirësi. Ka zëvendësuar shtetin. Njerëzit tani i kanë sytë nga Elvisi. A e di sa shumë emaile kam unë në Dritare.net për të bërë këtë rastin, po munde thuaji Elvisit. Elvisi është shpëtimtari i tyre. Ku e gjen njeriu shpëtimin në qoftë se nuk i vjen prej shtetit. Nuk kam nga ta di nga i vijnë fondet Elvis Naçit.
Elvis Naçi ka një fondacion, besoj e ka të kontrolluar. “Shqiptarët për shqiptarët” është një fondacion që ndihmon pafund shqiptarët dhe i ndihmon realisht se shiko ça ndodh më pas me ta. Ti thua pse qan? Ai bën miliona njerëz të qajnë dhe pastaj çfarë pret në fund të ditës. Pse duhet të habitesh në fund? Pse habitemi për Albin Kurtin, e kishte mbjellë farën për të ardhur kjo ditë Albini! Po, po e bëj një paralele. Albin Kurti i shqiptarëve. Ata po i frikësohen Albin Kurtit në Shqipëri sepse është një erë tjetër. Nuk ka qenë humusi për Albinin këtu. Thjesht po them nga do vijë ndryshimi. Nuk po bëj lidhje fetare, po bëj lidhje të gjërave të reja që njerëzit presin të ndodhin. Këtu thonë “do ikë Rama, por kush do vijë” dhe shohin Bashën. Hiç, fare mos prisni gjë nga Basha. Shikoni përtej”, u shpreh Rudina Xhunga.