Marsida Qatja, 30 vjeçarja e cila u bë “molla e sherrit” pas masakrës që u bë në shtëpinë e saj dje në Kavajë, ku u vra Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi, ka folur sërish përpara mediave, por këtë herë nga dritarja.
Nëna e tre fëmijëve të mitur tregoi se gjithë skena e krimit ndodhi në sy të djalit të saj të vogël vetëm 2 vjeç.
Qatja është shprehur se ka qenë prej kohësh nën presionin e viktimës, Dritan Haxholli dhe se ka kërkuar ndihmën e Bledit për të shpëtuar nga kërcënimet e tij.
Ndër të tjera Qatja shprehet se i vjen keq për Haxhollin që u largua nga jeta por se e kërkoi vetë pasi ka vrarë dy policë në Greqi dhe mori atë që meritonte.
Gjithashtu ajo kërkon që Bledar Toci të ngrihet menjëherë në detyrë, pasi qëlloi për vetëmbrojtje pasi viktima tentoi që t’i vriste fëmijën Qatjas.
PRONONCIMI I PLOTE I MARSIDA QATJAS PERPARA GAZETAREVE
Thjesht më kërcënonte. Mora shokun tim Bledin që donte t’a zgjidhte se ishte edhe polic. I thashë jam vetëm me djalin. Kur merrte vesh që isha për drekë me dikë, thoshte pse s’më ftoni. Me Bledarin kisha marrëdhënie shoqërore. Nuk takoheshim shpesh, takoheshim vetëm kur vinte në Kavajë. Bledari tha do i flas si njeri. Më tha, a të vij Marsid?
Xhuljo është një çun i urtë, komshi këtu. Me burrin s’kam folur. Letrën e solli para se të ndodhte ngjarja. Fëmija është tek mami. Djali e pa gjithë ngjarjen, kufomën. E pashë dhe e nxorra jashtë dhe mora policinë. Dritani s’hyri në kat të dytë, por hyri policia.
Hyrja duplex është e imja. Dy fëmijët janë tek mami. Kam folur me ta. Kam shkuar në polici dhe asgjë në media s’është e vërtetë. Dritani erdhi na kërcënoi, jam një gocë që më njohin të gjithë, di të dal nga situata. Më di e gjithë Kavaja ça goce jam unë. Bledari ka folur, siç kam folur edhe unë. S’kam qenë kurrë vetëm më Dritanin apo me Bledarin. Janë dëshmi të rreme. Opinionin e ka çdo njeri në shtëpinë e tij, më të bukur se unë. Më vjen keq për atë që iku, pavarësisht që e meritonte. Se kam parë asnjëherë pa armë. Ka vrarë 2 policë në Greqi.
Më vjen keq t’i flas këto, po vrau 2 policë, i hodhi nga kati i 14-të, me burgim të përjetshëm. Kur më shtynte fizikisht, më kapte për flokësh, eja se do dalim do pimë kafe. Kur merrja policinë, thoja po ky ja rri me ne. nëse atij s’do i ngecte arma, do na kishte vrarë të gjithëve. Burri ka 2.5 vite brenda. Pjesën e burrit e vuaj shumë. S’kam kërkuar ndihmë. Fëmijët janë shumë mirë, e vetmja që po e vuan jam unë. Dritani, erdhi vetë, gjuajti vetë, mori atë që meritonte. Sa për Bledari, ai duhet të ngrihet menjëherë në detyrë.
Erdhi e gjuajti, ai e gjuajti…Bledari s’bëri gjë. Kur pa që donte të gjuante fëmijën tim, ai pastaj qëlloi për vetëmbrojtje. Më mori Bledari tha të vij, të marr edhe dikë tjetër të mos mendohet keq. Unë kisha edhe Xhuljon, se e kam komshi. Erdhi edhe Eri, na solli diçka, s’ka lidhje fare me situatën. Në 11 të natës. Dritani i ra dritares ku ishim ulur. Do t’ju vras. I thashë eja qetësohu. Tha qenke ti Bledar Toçi. E njihte direkt. Bledarit i tha ule armën në tavolinë, kam ardhur të sqaroj si njeri. Goca ka fëmijë, jemi të gjithë familjarë. Po t’ja bënte njeri gocës tënde.
Qëlloi, pastaj u kthye nga fëmija im. Do të të gjuaj çunin. Dritani ashtu vinte çdo natë. Alkool dhe lëndë narkotike. Jo unë s’kam konsumuar. Në banesën e Bledit se di… Bledari s’ka ardhur me lëndë narkotike, se kemi parë ndonjëherë me lëndë narkotike… po e kemi parë të fliste për punën. Edhe në kafe thoshte jam me uniformë, të shkoj të zhvishem dhe ua tregoj unë. Këtë thoshte gjithmonë, të zhvishem. Imazhi i Dritanit më ngelet në memorie. I pastrova vetë njollat e gjakut sepse asnjë njeri s’do ta bënte dot.