Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Detaje/ Kush është biznesmeni i vrarë në Lushnje, si i shpëtoi një tjetër atentati, para dy vitesh i ekzekutuan nipin

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Detaje/ Kush është biznesmeni i vrarë në Lushnje, si i shpëtoi një tjetër atentati, para dy vitesh i ekzekutuan nipin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Lushnjes.

40 vjeçari Besmir Hida u qëllua për vdekje me breshëri kallashnikovi nga dy persona të maskuar teksa po konsumonte një kafe në ambientet e një lokali në katin e dytë të lagjes “Gafurr Muça”.

Hida ishte pronar i një pike grumbullimi makinash të përdorura në Lushnje.

Mirëpo, emri i tij nuk është i panjohur për policinë. Më herët ai i ka shpëtuar një tjetër atentati me eksploziv.

Besmir Hida e kishte parkuar automjetin e tij përballë banesës, ndërkohë që shpërthimi i fuqishëm kishte ndodhur kur pjesëtarët e familjes së tij kanë qenë në gjumë.Në atë kohë ai deklaroi në polici se nuk kishte probleme me asnjë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ngjarja

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, siç bëjnë me dije burime policore, Hida ishte i ulur në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” duke pirë kafen e mëngjesit, që ndodhet në katin e dytë të një godine.  Aty, rreth orës 8:15, është qëlluar nga autori me breshëri kallashnikovi. Autorët ishin dy.

“Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen ‘Skënder Libohova’ Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.  Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.  Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë. Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes”, njoftoi policia e Lushnjes.

Disa dëshmitarë janë marrë në pyetje.

Viktima, daja i Zamir Latifit

Besmir Hida, i martuar, i cili kishte një pikë grumbullimi makinash të vjetra, është daja i Zamir Latifit, i vrarë para 2 vitesh në atë që u cilësua si “masakra e Lushnjes”.

Më 11 shtator, pasdite, një makinë në lëvizje qëlloi drejt personave që ishin ulur jashtë një lokali. Të vdekur mbetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, të dy nuk i kishin kaluar të 30-at. Nga atentati mbetën edhe dy persona të plagosur.

U përfol se ishte një larje hesapesh mes bandash në qytet. Viktimat njiheshin si miqtë e ngushtë të djalit të vëllait të Aldo Bares, kreut të bandës së Lushnjës i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili vuan dënimin në një nga burgjet e sigurisë së lartë. Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, u shpallën në kërkim si autorët e ngjarjes, por edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite, autorët ende nuk janë kapur nga policia.

 

Pas

E rëndë/ Vritet me breshëri kallashnikovi 40-vjeçari në lokal (EMRI)

Para

Do martohej me ‘Bossin e Francës’, këngëtarja shqiptare ndahet papritur përpara dasmës

Para
Do martohej me ‘Bossin e Francës’, këngëtarja shqiptare ndahet papritur përpara dasmës

Do martohej me ‘Bossin e Francës’, këngëtarja shqiptare ndahet papritur përpara dasmës

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Çelësi për të pasur një mendje të mprehtë

Çelësi për të pasur një mendje të mprehtë

nga Fast News
08:45 | 10/03/2026
0

Nafta shqiptare dhe lufta në lindje të mesme

Nafta shqiptare dhe lufta në lindje të mesme

nga Fast News
08:20 | 10/03/2026
0

Çmimi i hekurit, rritje deri në 40% – Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të apartamenteve

Çmimi i hekurit, rritje deri në 40% – Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të apartamenteve

nga Fast News
08:10 | 10/03/2026
0

Raporti / Talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë

Raporti / Talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë

nga Fast News
08:05 | 10/03/2026
0

Recent News

Çelësi për të pasur një mendje të mprehtë

Çelësi për të pasur një mendje të mprehtë

08:45 | 10/03/2026
Nafta shqiptare dhe lufta në lindje të mesme

Nafta shqiptare dhe lufta në lindje të mesme

08:20 | 10/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora