• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Dështimi me negociatat/ Basha ultimatum Ramës: Ndiq shembullin e Zaev, dorëhiqu!

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Dështimi me negociatat/ Basha ultimatum Ramës: Ndiq shembullin e Zaev, dorëhiqu!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu siç e paralajmëroi më parë, kreu i Partisë Demokratike ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut.

Basha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkojë në zgjedhje të parakohshme, njësoj siç bëri homologu i tij maqedonas pas dështimit për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Shumica e vendeve ishin të një mendje, se qeveria e Shqipërisë nuk e meritonte hapjen e negociatave. Për këtë, u artikuluan disa kushte, që në thelb tregojnë se Shqipëria nën këtë qeveri ka bërë hapa pas, nga viti në vit. Situata e rëndë ekonomike, mungesa e mundësive që vjen prej kapjes së institucioneve, ka detyruar shqiptarët të largohen në numra rekord si azilkërkuës. Krimi dhe korrupsioni janë shqetësim për vendet e BE. Ndëshkimi i blerjes së votës, vënia në funksionim e gjyktave të larta, janë kërkesa të panegociueshme për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit. Këto nuk janë probleme të BE, por probleme të qeverisjes së Ramës.

Krejt e ndryshme paraqitet situata për Maqedoninë e veriut. Asnjë kusht për këtë vend dhe një mbështetje thuajse unanime për nisjen e negociatave. Megjithatë kryeministri maqedonas paraqiti dorëheqjen dhe vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare. Kurse qeveria jonë vazhdon të mos e lëshojë pushtetin, në dëm të popullit shqiptar.

Ne kemi vetëm një rrugë drejt të ardhmes dhe kjo është rruga europiane. Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është i Edi Ramës, jo i Shqipërisë.

Ky mesazh ka qenë më i fortë nga Gjermania, që i tha PO Shqipërisë dhe JO qeverisë. Por kushtet gjermane nuk i interesojnë Edi Ramës sepse kjo nënkupton zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndarje të pushteteve dhe institucione të forta dhe të pavarura të drejtësisë.

Pa reforma serioze, të cilat ai nuk është në gjendje dhe nuk ka vullnetin t’i bëjë, Europa do të vazhdojë të refuzojë Edi Ramën. Ne shqiptarët do vuajmë pasojat. Një njeri po na mban peng.

Është koha që Shqipëria të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, duke marrë përgjegjësinë për të kthyer mandatin tek populli. Na duhet një qeveri e re që e çon vendin përpara në procesin europian. Kushtet e BE janë udhërrëfyesi ynë për të dalë nga kriza, për të ndërtuar një Shqipëri demokratike për të gjithë qytetarët e saj,” tha Basha.

Pas

Vrasja e ish-policit në Tiranë, gjykata jep “arrest me burg” në mungesë për 8 persona (EMRAT)

Para

“Do jetë një jave e zezë” paralajmërimi i Maliqit: Nuk ka as parlament, as komisione, populli të marrë në dorë fatet e vendit!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Recent News

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

21:42 | 10/09/2025
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar