Kristjan Ndoci dhe Kristian Petuku ose Sherri, janë shpallur në kërkim me vendim të gjykatës së Lezhës, pasi kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Saimir Shaqja ose Vasil Nikollin ngjarje kjo e regjistruar në qytetin e Lezhës në datën 28 shtator 2019.
Ndoci dhe Petuku, pas ngjarjes së rëndë kanë mundur të largohet nga vendi i krimit me një automjet tip “Porche Panamera”, ngjyrë të bardhë duke mundur ti fshihen drejtësisë sot e kësaj dite, megjithëse ndaj tyre është marrë një masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë nga gjykata e Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur rreth 700 metra larg drejtorisë së policisë Lezhë dhe në momentin kur po prezantohej drejtori i ri i policisë vendore të Lezhës.
“Shqiptarja.com” mëson se policia ka referuar ngjarjen në prokurori për akuzën e “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Por prokurori i çështjes pasi ka studiuar materialet i është drejtuar gjykatës së Lezhës me një kërkesë për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.
Tashmë i mbetet policisë së Lezhës detyra për arrestimin e dy personave. Pamjet filmike të sekuestrura pranë një biznesi aty pranë, që ka filmuar dy autorët e krimit, tregojnë se Kristian Ndoci dhe Kristjan Petoku (Sherri) kanë qenë në automjetin tip “Porche Panamera” me targa AA650XZ, me ngjyrë të bardhë, në pronësi të Marie Sherri, në ecje e sipër paralel dhe në ndërrim me mjetin e të plagosurit, ku Kritian Sherri, ka ndaluar mjetin duke zbritur Kristian Ndoci dhe pasi ka kryer një të shtënë me armë zjarri te dritarja e mjetit ku ishte i ulur në sendilen e shoferit Saimir Shaqja (Nikollit), duke e plagosur atë, më pas është larguar me vrap duke hipur në mjetin nga i cili zbriti, kanë lëvizur së bashku me Kristjan Petokun (Sherrin) përsëri duke u kthyer në drejtim të rrugës së “Ishull Lezhës”, me autoveturën me të dhënat e mësipërme.
I plagosur Saimir Shaqja, në momentin e plagosjes ka qënë në ecje e sipër ngadalë me një automjet tip fuoristradë me ngjyrë si gri me drejtim nga SMT-Ishull Lezhë. Lidhur me këtë çështje është marrë në pyetje dhe personi i plagosur Sajmir Shaqja, duke treguar se më datë 28 shtator 2019, rreth orës 11:00, ka shkuar i vetëm te lokali me emrin “Klevis” te kryqëzimi i Shëngjinit, dhe pasi ka hyrë brenda, në një tavolinë ka parë se ishte i ulur vetëm Kristjan Ndoci, me të cilin është njohur më përpara, dhe pasi është ulur në tavolinë me të, e ka pyetur si je dhe më pas i ka thënë kur do më japësh paratë në shumën 40 mijë lekë të reja dhe Kristjani i ka thënë se do ti jap, por Saimiri i ka thënë i duheshin sot pasi kam punët e mia dhe i dua sot, por Kristjani i ka thënë do ti jap por nuk i kam sot.
Më pas në debat e sipër Saimir Nikolli i ka marrë Krsitjan Ndocit mbi tavolinë telefonin e markës “Iphone”, me ngjyrë zezë, duke i thënë se do ta jap kur të më sjellësh paratë dhe Kristjani, ka tentuar për t’ia marrë përsëri telefonin e tij nga duart Saimirit, por Saimiri është ngritur nga tavolina duke dalë nga lokali dhe duke hypur në mjetin e tij me targë AA009CN, e më pas ka shkuar në drejtim të lagjes “Kodërmarlekaj”.
Më pas ka zbritur nga Kodërmarlekaj dhe është ulur në qytet, duke lëvizur në drejtim të fshatit Ishull-Lezhë për në banesën e tij. Në momentin që ka kaluar “Urën e Cenit” përballë tij ka ndaluar vetura “Porche Panamera” me ngjyrë bardhë, ku shoferi ja ka bërë me dorë për tu ndaluar pasi po ecte ngadalë si pasojë e trafikut dhe në momentin që makina tip porche me ngjyrë të bardhë ka ndaluar ka parë se në timon ishte Kristian Sherri dhe pasagjer ishte shtetasi Kritjan Ndoci, i cili ka dalë nga makina duke shkuar në drejtim të makinës së Saimir Nikollit dhe pasi është afruar te dritarja e shoferit ku ishte Saimir Nikolli në timon dhe me xhamin e derës të ulur, Kristjan Ndoci ka futur dorën brenda xhamit të ulur dhe në atë moment Saimir Nikolli ka parë se në dorë Kristjan Ndoci kishte një armë zjarri pistoletë me të cilën e ka qëlluar në bark dhe më pas është larguar me vrap.
Saimir Nikolli, deklaron se edhe pasi është qëlluar ka vazhduar rrugën për në shtëpinë e tij pasi nuk ndiente dhimbje nga plagosja me armë zjarri në bark dhe ka mbërritur te SMT-ja. Ka zbritur nga makina dhe ka parë se në pjesën e barkut kishte gjak, është kthyer dhe ka vazhduar rrugën deri te karburant ECO në rrugën e Shtrausit, ku aty ka parkuar makinën e tij dhe ka marrë taxi dhe ka vajtur në Spitalin Rajonal të Lezhës./shqiptarja.com