• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Del video/ Me makinë luksoze, tuta dhe pistoletë, si u arrestua ‘i forti’ Elvis Gacaj, pjesë e klanit Duka

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Del video/ Me makinë luksoze, tuta dhe pistoletë, si u arrestua ‘i forti’ Elvis Gacaj, pjesë e klanit Duka
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme ka rënë në prangat e policisë së Durrësit Elvis Gaçaj, një nga të akuzuarit për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në kryeqytet.

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Elvis Gaçajt, pjesë e klanit Duka.



Së bashku me Gaçajn është arrestuar edhe një person tjetër, Klajd Drizaj me precedent të mëparshëm penal.

Pas marrjes së informacionit se këta persona lëviznin me armë zjarri pa leje, policia ka nisur operacionin e koduar “Taulantia”.

Gaçaj dhe personi tjetër, kanë refuzuar të ndalojnë në postbllokun e ngritur nga policia, duke mos pranuar që t’i nënshtroheshin kontrolleve. Personi që shoqëronte Gaçajn, ka hedhur armën e zjarrit, një pistoletë CZ Ceke, dhe ka tentuar që të largohet. Pasi janë arrestuar, atyre iu janë gjetur dhe sekuestruar, arma e zjarrit pa leje, fishekë dhe makina tip BMË.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Durrës/ Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje. Gjatë operacionti policor të koduar “Taulantia”, Policia kap dhe arreston dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje. Njëri prej tyre, i cili kishte dhe armë zjarri me vete ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për armëmbajtje pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariati i Policisë Durrës, në vijim të planit për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore se dy shtetas lëviznin me një automjet me armë zjarri me vete kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Taulantia”. Shërbimet e Policisë në rrugën “Taulantia” kanë bërë të mundur identifikimin e mjetit që lëviznin presonat e dyshuar, automjet i cili kryente manovra të dyshimta në rrugë.

Duke marrë parasysh informacionin e marrë se në këtë mjet mund të kishte persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Policia ka ngritur një perimetër të gjërë rrethimi për kapjen e tyre. Drejtuesi i automjetit sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi së bashku me pasagjerin dhe gjatë largimit pasagjeri, i cili ishte dhe me masë sigurie “Arrest në shtëpi” ka hedhur në rrugë një armë zjarri pistolete me fishekë. Pololicia ka bërë të mundur bllokimin, neutralizimin dhe kapjen në flagrancë të shtetasve E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe K. D., 34 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi E.G., pasagjer në mjet është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprat penale kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu ka qenë në masë sigurie ” Arrest në shtëpi” për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Shtetasi K. D. është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe armëmbajtje pa leje. Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale “Moskallëzimi i krimit “dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë CZ çeke, dy krehëra me 26 fishekë kalibër 9 mm dhe automjeti tip BMW. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Pas

Tronditet Gjermania/ Sulm me armë zjarri, dy të vdekur e disa të plagosur

Para

Vjosa Osmani i thotë ‘PO’ koalicionit me Albin Kurtin: Sfidat mund ti kalojmë vetëm së bashku

Para
Vjosa Osmani i thotë ‘PO’ koalicionit me Albin Kurtin: Sfidat mund ti kalojmë vetëm së bashku

Vjosa Osmani i thotë ‘PO’ koalicionit me Albin Kurtin: Sfidat mund ti kalojmë vetëm së bashku

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar