• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Çmimin Nobel për paqe e merr ky kryeministër, cila është çështja e bujshme që e nxori triumfues

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Çmimin Nobel për paqe e merr ky kryeministër, cila është çështja e bujshme që e nxori triumfues
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed është shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe për këtë vit. Komiteti norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i ndajë Ahmedit këtë çmim për përpjekjet e tij që të arrijë paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar si dhe për inciativën e tij që të zgjidhë konfliktin me shtetin fqinj, Eritrenë.

Të dyja shtetet kanë luftuar në periudhën 1998-2000, mirëpo tensionet kanë vazhduar të jenë të larta për më shumë se një dekadaë më pas.





Pasi ka fituar pozitën në prill të vitit 2018, Abiy ka liruar të burgosurit politikë dhe ka nënshkruar marrëveshje për paqe me liderin e Eritresë, Isaias Afwerki për t’i dhënë fund kontestit për kufirin.

Ahmed po ashtu ka punuar në rritjen e të drejtave të grave në Etiopi, duke përfshirë emërimin e tyre në gjysmën e 20 pozitave ministrore në kabinetin qeveritar.

Gjatë javës Nobeli është ndarë edhe në kategoritë tjera.

Një ditë më parë Akademia suedeze e Shkencave shpërbleu me Çmimin Nobel për Letrësi autoren polake, Olga Tokarczuk, dhe autorin austriak, Peter Handke.

Çmimi për Tokarczukun i takon vitit 2018, ndërsa për Handken këtij viti.

Organizata amerikane Pen, e cila mbron lirinë e shprehjes dhe promovon letërsinë, tha se zgjedhja e Komitetit të Nobelit për laureat të çmimit në letërsi për këtë vit është për keqardhje.

Kjo pasi, Handke, njihet edhe figurë kundërthënëse, për shkak të mbështetjes së tij për politikat e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Akademia suedeze ndau sivjet dy çmime në letërsi, pasi vitin e kaluar është anuluar për shkak të një skandali seksual.

Akademia Suedeze në Stokholm ka bërë ndryshime të jurisë, duke emëruar anëtarë të rinj pas situatës së vitit të kaluar, që kishte përfshirë shkelje siç është konflikti i interesit dhe ngacmimet seksuale.

Burri i anëtares së Akademisë, Katarina Frostenson është dënuar me 2 vjet e gjysme burgim pasi është dënuar për dhunim.

Frostenson më pas është larguar nga akademia.

Këto çmime, secili në vlerë të 908,000, dollarëve, do të prezantohen më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Nobelit.

Radio Evropa e Lire

Pas

Ministrja Gjonaj takohet me deputetët gjermanë por të gjithëve u mbetën sytë te gafa në postimin e saj (FOTO)

Para

Sot ndeshja Shqipëri- Turqi, FSHF publikon masat drastike për tifozët: Nuk do lejohen…

Para
Sot ndeshja Shqipëri- Turqi, FSHF publikon masat drastike për tifozët: Nuk do lejohen…

Sot ndeshja Shqipëri- Turqi, FSHF publikon masat drastike për tifozët: Nuk do lejohen…

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar