• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Çfarë po ndodh në fshatin shqiptar “vatër” të luftëtarëve të ISIS?

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Çfarë po ndodh në fshatin shqiptar “vatër” të luftëtarëve të ISIS?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Leshnica është fshati më i prekur në Shqipëri nga radikalizimi i të rinjve, që përfunduan në Siri duke luftuar për Shtetin Islamik. Fshati ndodhet vetëm 15 km larg Pogradecit. Ndonëse banorët nuk gjejnë dot një shkak për këtë fenomen, një pjesë e fajit duket se i takon ishimamit të xhamisë, Almir Daci.

Vala e largimeve të shqiptarëve drejt Sirisë për të luftuar në emër të xhihadit mbetet një plagë e hapur për familjet e mbetura pas. Familjet përballen jo vetëm me humbjen e djemve të tyre, por edhe me pengun që nuk mund të kenë pranë nipërit dhe mbesat. Që nga viti 2013, Leshnica njihet si vatër ku u rekrutuan të rinj në emër të fesë, të cilët më pas u nisën drejt Sirisë, në të shumtën e rasteve pa kthim.



Ervis Alinj u largua, por për të nuk ka asnjë informacion. Ndërsa për Bledar Hamzën, babai i dy fëmijëve, dyshohet se u vra gjatë luftimeve në Siri. Nga i njëjti fshat është edhe Almir Daci, ish-imami i fshatit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar për rekrutimin e tyre. Familjarët e tyre, por edhe banorë të fshatit, të cilët çdo ditë shohin dhimbjen e prindërve të tyre, kërkojnë rikthimin e fëmijëve.

Në familjen e Almirit jetojnë nëna dhe babai i moshuar. Të rënduar psikologjikisht, ata u përballën me pasojat e vendimit të djalit të tyre, por edhe akuzat se ai ishte përgjegjësi për largimin e disa të rinjve të tjerë. Nafia dhe Xhevahiri e kanë pranuar humbjen e të birit, por nuk dorëzohen përballë shpresës se mund të shohin dy mbesat dhe nipin.

72-vjeçarja gjysmë e paralizuar, teksa qëndron e ulur në verandën e shtëpisë, e ka të vështirë të flasë. Sapo kujton dy mbesat dhe nipin, mes lotësh thotë: “Djalin ma vranë, ai nuk jeton më, nuk kanë çfarë kërkojnë prej tij”.

Ndërsa Xhevahiri thuajse nuk e zë fare në gojë të birin, por thotë se pret që një ditë të ketë pranë nipin, që s’e ka parë asnjëherë dhe dy mbesat për të cilat u kujdes që kur lindën.

“Nuk kam më asnjë informacion nga nusja dhe fëmijët, nuk di si janë, çfarë bëjnë. Kam kërkuar që të vijnë, por s’di ku të përplasem më tepër. Vajzat u rritën këtu, djali lindi andej, s’e kam parë asnjëherë. Edhe prindërit e nuses s’dinin gjë, as ata s’i kishte marrë nusja në telefon, as u kishte shkruar, asgjë… Unë derën e kam të hapur dhe sa të kem fuqi e jetë do t’u përgjigjem atyre fëmijëve. shtëpinë ja ku e kanë, tokat, gjithçka kemi, të vijnë e të rriten këtu. Të m’i sjellë shteti, mos mbeten andej si njeri pa njeri. Unë s’kam forcë as t’i gjej e as t’i kthej këtu”, shprehet i moshuari.

Bledar Hamza nga fshati Leshnicë është një tjetër i ri i larguar dhe i vrarë në Siri. 28-vjeçari, i diplomuar me rezultate të larta në degën e Financës në shtetin italian, u kthye për të jetuar në Tiranë, ku edhe krijoi familjen e tij. Por prej atje ai u rekrutua dhe u largua drejt Sirisë dhe mori me vete edhe bashkëshorten e vajzën e tij, ndërsa një tjetër vajzë e solli në jetë në vendin islamik. Ndërsa u sinjalizua se ai mund të ishte vrarë gjatë luftimeve, për bashkëshorten dhe dy vajzat e mitura nuk ka asnjë informacion. Gjyshja e tij, Fitreti, ende nuk e pranon se ai nuk është më në jetë. Duke treguar se ajo e ka rritur nipin e saj ndërsa i ati ishte në emigrim, 86-vjeçarja pohon se nuk mundi t’i njohë stërmbesat e saj, por shpreson se do t’i shohë një ditë.

“Ai iku andej për para, këtë e di shumë mirë. Shkoi që të fitonte më shumë para sepse nuk e përballonte dot jetesën këtu. Vajzave të tij as emrin nuk ua di. E rrita atë djalë me sakrifica, i ati iku në emigrim, unë kujdesesha për të që foshnjë, derisa djali im mori të gjithë familjen në Itali. Nuk di ç’të them, por t’i shihja edhe një herë para se të vdisja, mos më mbetej peng”, thotë Fitreti e përlotur. Ervis Alinj është një tjetër i ri, i cili u largua, ndërsa familja nuk ka asnjë kontakt me të. Hurmaja dhe Hamdiu nuk janë dorëzuar asnjëherë përballë fatit të djalit të tyre dhe ende kërkojnë nga shteti që t’u gjejë djalin e t’ua kthejë atë, pasi pretendojnë se ai është rekrutuar duke u mashtruar.

“Fëmijët të kthehen, ne këtë duam. Shteti nuk u ka ardhur në ndihmë, shteti nuk ka ardhur as të na pyesë. Djali tha se do të shkonte në Turqi, ne kemi vite që nuk e kemi parë. Vitin e parë biseduam disa herë në telefon, më pas Almir Daci i tha nipit që të mos e kërkonim më. Prej vitesh nuk kemi asnjë kontakt me ta. Më kanë thënë që ka ardhur këtu në fshat, por ne nuk dimë asnjë gjë. Para disa ditësh, tre persona veshur me të bardha ishin në fshat.

Dyshojmë se Ervisi ishte një prej tyre. Shohim çdo ditë ndodhitë në Siri dhe na dridhet zemra. E vetmja dëshirë të jetë gjallë të bëjë një telefonatë”, shprehet e ëma e Ervis Alinjit. Fshati Leshnicë hesht pas largimit të të rinjve, banorët thjesht përpiqen t’u gjenden pranë familjeve, që tashmë i kanë humbur djemtë e tyre dhe shpresojnë të paktën t’u kthehen nipërit e mbesat. Trauma ndihet ende sapo përmendet fjala Siri, pasi ata e dinë më mirë se kushdo se kjo ishte një rrugë pa kthim për të rinjtë që u larguan.

Pas

Rama anulloi takimin me Pendarovskin 30 minuta para orës zyrtare, shkak gjendja shëndetësore e tij

Para

Gazetarit i vërtetohet parashikimi, shtëpia e Lulzim Bashës dëmtohet nga tërmeti

Para
Gazetarit i vërtetohet parashikimi, shtëpia e Lulzim Bashës dëmtohet nga tërmeti

Gazetarit i vërtetohet parashikimi, shtëpia e Lulzim Bashës dëmtohet nga tërmeti

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar